By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
PDK: Vendi po përballet me krizë të shumëfishtë të sigurisë
June 4, 2025
OEAK: ZRRE-ja ta ndërpresë procesin e liberalizimit të tregut
June 4, 2025
Çfarë tha Putini në vitin 1999
June 4, 2025
Nis takimi i liderëve me presidenten Osmani
June 4, 2025
Basha për opozitën:Nuk e ngritën dorën asnjëherë, por pagën e majit e morën
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja arreston dy udhëheqës të lartë të kartelit Sinaloa
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja arreston dy udhëheqës të lartë të kartelit Sinaloa
Rajon / Botë

ShBA-ja arreston dy udhëheqës të lartë të kartelit Sinaloa

Kosova Times
Last updated: 2024/07/26 at 11:34 AM
Kosova Times Published July 26, 2024
Share
SHARE

Agjentët amerikanë kanë arrestuar dy udhëheqës të lartë të kartelit meksikan të drogës, Sinaloa. Arrestimet u kryen të enjten, më 25 korrik në Teksas, bëri të ditur Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Ismael Zambada Garcia, i njohur edhe si “El Mayo”, bashkëthemelues i kartelit dhe Joaquin Guzman Lopez, djali i një tjetër bashkëthemeluesi, u arrestuan në El Paso , tha prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, përmes një deklarate.

Prokurori Garland e përshkroi kartelin e Sinaloas si “një prej organizatave më të dhunshme dhe më të fuqishme në botë për trafikimin e drogës”.

Fotografi e Joaquin Guzman Lopez, e publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Fotografi e Joaquin Guzman Lopez, e publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Dyshja e arrestuar përballen “me disa akuza në ShBA për udhëheqjen e operacioneve kriminale të kartelit, përfshirë edhe rrjetet e tij për prodhimin dhe trafikimin e fentanilit vdekjeprurës”.

Arrestimet konsiderohen një tjetër goditje e madhe ndaj kartelit Sinaloa, bashkëthemeluesi i të cilit, “El Chapo” Guzman po shërben dënimin me burgim të përjetshëm një burg të sigurisë së lartë në ShBA.

“El Chapo” u dënua më 2019 për udhëheqjen, e asaj që besohet se është kartelit më të madh në botë e narkotikëve.

Karteli, që është themeluar në shtetin veriperëndimor të Sinaloas, është një prej grupeve më të fuqishme dhe më të dhunshme kriminale të Meksikës.

Pas kapjes së “El Chapos”, disa nga djemtë e tij, të njohur kolektivisht si “Chapitos” trashëguan kontrollin e organizatës, sipas autoriteteve amerikane.

Një nga djemtë e tij, Ovidio Guzman Lopez, vitin e kaluar u ekstradua në ShBA dhe përballet me akuza për trafikim droge.

Drejtoresha e Administratës amerikane kundër Drogës, Anna Milgram, tha përmes një deklarate se arrestimi i Zambadas “është një goditje në zemër të kartelit që është përgjegjës për shumicën e drogës, përfshirë fetanilin dhe metamfetaminën, drogë që po vret amerikanët”.

Ndërkaq, kapja edhe një prej djemve të “El Chapos”, “paraqet një goditje tjetër të madhe për kartelin e Sinaloas”, shtoi Milgram.

Avioni që besohet se transportoi udhëheqësit e kartelit Sinaloa, të arrestuar në El Paso, shohet në Santa Teresa, Nju Meksiko. 25 korrik 2024.
Avioni që besohet se transportoi udhëheqësit e kartelit Sinaloa, të arrestuar në El Paso, shohet në Santa Teresa, Nju Meksiko. 25 korrik 2024.

Detajet e arrestimeve zyrtarisht nuk janë bërë publike, por mediat amerikane, duke u thirrur në burime të sigurisë, thanë se është zhvilluar një operacion dramatik dhe autoritetet kanë arritur që ta joshin “El Mayon” të kalojë padashur kufirin e Meksikës dhe të hyjë në tokën amerikane.

Fox News raportoi se Guzman Lopez e bindi Zambadan të udhëtonte me një avion privat për në jug të Meksikës, por avioni fluturoi drejt veriut dhe ateroi në El Paso të Teksasit.

Kur avioni aterroi, Guzman u dorëzua dhe “El Mayo” u kap, sipas Fox News.

Ndërkaq, The New York Times citoi zyrtarë amerikanë të kenë thënë se djali i Guzmanit e bindi Zambadan të hipte në avionin privat, që fluturoi drejt El Pasos, “nën pretendime të rreme”.

Zambada, 76 vjeç është bashkëthemelues i kartelit dhe është përshkruar nga InSight Crime si “një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në historinë amerikane”.

Ky institut ka thënë se Zambada “ka krijuar lidhje me nivelet më të larta të policisë federale dhe ushtrisë në Meksikë dhe ka korruptuar pjesëtarët e këtyre dy institucioneve në mënyrë që të ketë avantazh ndaj organizatave rivale”.

Zambada besohet se asnjëherë nuk ka vuajtur dënim në ndonjë burg dhe autoritetet amerikane po e ndiqnin atë për dekada të tëra.

Për informacione që do të çonin deri në arrestimin e tij, ShBA-ja kishte ofruar 15 milionë dollarë shpërblim.

Viktimat e luftërave mes karteleve të drogës përfshijnë pjesëtarë të bandave, personel të sigurisë dhe gazetarë, të cilët janë në mesin e më shumë se 450.000 persona të vrarë që kur Qeveria meksikane nisi një ofensivë ushtarake kundër karteleve të drogës më 2006.

ShBA-ja ka regjistruar më shumë se 107.000 vdekje nga mbidoza me droga dhe fentanili ishte përgjegjës për rreth 70 për qind të vdekjeve.

ShBA-ja ka thënë se fentanili shpesh prodhohet nga produktet që merren në Kinë dhe më pas kjo drogë kontrabandohet nga Meksika, kryesisht nga karteli Sinaloa.

You Might Also Like

Çfarë tha Putini në vitin 1999

Burra me të zeza rrëmbejnë një burrë në mes të Moskës, e fusin në bagazh dhe largohen me makinë

Në ditëlindjen e Navalny-t, dhjetëra njerëz erdhën për ta përkujtuar atë

Franca dhe Belgjika nuk e mbështetën planin e KE-së për të hequr dorë nga gazi rus

Tre vajzat e ish-ushtarit amerikan gjenden të vdekura. Forcat Ajrore dhe dronët e kërkojnë atë

TAGGED: #Arrest, #Dy udhëheqës të lartë, #Karteli Sinaloa, #ShBA
Kosova Times July 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

AP e KE njeh trajtimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas si gjenocid

Kosova Times Kosova Times April 28, 2023
I nxehti në Kosovë: Punëtorët në kulme e në skele
Putin thotë se familja është ‘e rëndësishme’ pasi dërgoi një milion rusë në luftë
Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi
Souçek: Do të bëjmë më të mirën për të shmangur epitetin e autsajderit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?