By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FFK: Gjithçka gati për ndeshjen Kosovë–Zvicër
November 18, 2025
Rasti ‘Administrimi i drejtësisë’, konferencat përgatitore më 28 nëntor
November 18, 2025
Kryetari i Sindikatës së PK-së nderohet me medalje nderi në Poloni
November 18, 2025
Abdixhiku: Bajraktari një zë i fuqishëm i Kosovës në SHBA
November 18, 2025
Demiri nxit partneritete akademike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtria e Shqipërisë angazhohet për shuarje të zjarreve në Vlorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Ushtria e Shqipërisë angazhohet për shuarje të zjarreve në Vlorë
Uncategorized

Ushtria e Shqipërisë angazhohet për shuarje të zjarreve në Vlorë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/26 at 3:09 PM
Kosova Times Published July 26, 2024
Share
SHARE

Fusha e grumbullimit të mbeturinave në periferi të Vlorës në Shqipëri, është e përfshirë nga flakët prej pasdites të së enjtes.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëseve të Vlorës, ka qenë e pamundur që zjarri të shuhej.

Në mesditën e së premtes është angazhuar edhe ushtria, në përpjekje e sipër për t’i shuar flakët.

Sipas zjarrfikësve, zjarri në atë zonë vështirë kontrollohet, pasi flakët depërtojnë në brendësi të shtresave të mbetjeve urbane.

Zjarri ka shkaktuar re të mëdha tymi dhe erë të pakëndshme, që janë përhapur në gjithë qytetin e Vlorës.

Zjarret janë përhapur në pikun e sezonit turistik, që sivjet po shoqërohet edhe me debate për rritje të çmimeve apo problematika të trafikut, për shkak të punimeve që po kryhen në disa akse rrugore.

Fusha ku grumbullohen mbetjet urbane ndodhet në lagjen ‘Kushtrimi’ në Vlorë, rreth tre kilometra larg qendrës së qytetit bregdetar. Kjo situatë është përsëritur disa herë në periudha të ndryshme, por veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur flakët përhapen lehtësisht, për shkak të temperaturave të larta dhe erës.

Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile, kjo vatër zjarri është ndër më shqetësueset aktualisht në vend. E vështirë është situata edhe në fshatin Zogaj të bashkisë Tropojë, ku 100 pjesëtarë të forcave të armatosura u janë bashkuar përpjekjeve dhe kapaciteteve të pushtetit vendor.

Në luftim të zjarreve në atë pjesë janë angazhuar edhe tre helikopterë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe një ekip nga Kosova.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka thënë të enjten se, 1.300 zjarrfikës në gjithë vendin nuk e përballojnë situatën e zjarreve.

“Zjarret janë të qëllimshme dhe vijnë nga dora e njeriut, në shumicën e rasteve. Dëmet nga zjarret janë të mëdha në shumë pjesë të territorit, forcat zjarrfikëse kanë arritur të mbrojnë shtëpitë dhe jetën e qytetarëve, por në pyje, kullota, ullinj dhe pemëtari të tjera, ka dëme të mëdha. Është e pamundur që 1.300 zjarrfikës në shkallë vendi të përballojnë situatat e zjarreve. Duhet një solidarizim me forcat zjarrfikëse”, ka thënë ai.

Agjencia e Mbrojtjes Civile në Shqipëri ka bërë të ditur se shtatë vatra zjarri janë izoluar dhe janë shuar flakët gjatë 24 orëve të fundit.

You Might Also Like

Vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

Plagosja e ushtarit, FSK: Rasti ndodhi aksidentalisht, arma e përdorur nuk është zyrtare

Kokat e partive politike humbëse të zgjedhjeve pa hamendje duhet të japin dorëheqje

Dogana asgjëson sasi të shamponëve të falsifikuar

SBASHK mbështetë RTK-në,paralajmëron mobilizim nëse s`ka zgjidhje për pagat

TAGGED: #Ushtria e Shqipërisë, #Vlorë, #Zjarre
Kosova Times July 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

34 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës

Kosova Times Kosova Times May 1, 2024
Tiranë, vijojnë protestat për dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj
Rusia do të shpenzojë pothuajse 2 trilion rubla për autoritetet në rajonet e pushtuara të Ukrainës
Maqedonia e Veriut do ta ndalojë antivirusin rus Kaspersky “kur këtë ta bëjë BE-ja”
Arti bizantin, domethënia e “Metamorfozës” pikturuar nga Onufri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?