By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse viti 2025 ishte një pikë kthese për turizmin në Uzbekistan?
December 25, 2025
Katër fshatra të rinj turkë renditen ndër më të mirët në botë
December 25, 2025
Resorti francez i skive ofron ski falas gjatë gjithë dimrit
December 25, 2025
Supa është mbretëresha e çdo tavoline
December 25, 2025
Biskotat e mbushura me Nutella janë zgjedhja perfekte për festat
December 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Atletët ukrainas në Lojërat Olimpike me kokën pas nga familjet në shtëpi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Atletët ukrainas në Lojërat Olimpike me kokën pas nga familjet në shtëpi
Sport

Atletët ukrainas në Lojërat Olimpike me kokën pas nga familjet në shtëpi

Kosova Times
Last updated: 2024/07/27 at 6:41 PM
Kosova Times Published July 27, 2024
Share
SHARE

Përfaqësuesit e Ukrainës në Lojërat verore Olimpike në Paris, veç ngarkesës emocionale të garave, mbajnë mbi vete edhe barrën e shqetësimit të familjeve që kanë lënë pas, ndërsa sulmi rus kundër vendit të tyre po vazhdon.

Ukraina po merr pjesë në Olimpiadën e këtij viti me 140 atletë në sporte dhe disiplina të ndryshme.

Atletët ukrainas u nisën drejt Parisit me tren, sepse udhëtimi me aeroplan është i pasigurt, për shkak të sulmeve me raketa dhe dronë të ushtrisë ruse.

“Është përgjegjësi e madhe. Kam dhënë fjalën se do të bëj gjithçka që ta bëj krenar vendin dhe djalin tim. Por, me sulmet me raketa dhe situatën në vendin tonë, ëndrrat e mia zënë vendin e dytë”, thotë mundësi Parviz Nasibov, i cili fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Tokios më 2020.

Gruaja e tij Olena mundohet ta fshehë shqetësimin, para se bashkëshorti i saj të nisej drejt kryeqytetit francez.

“Ai është gjithmonë aty për ne. Do të flasim në telefon. Do të na mungojë, por ia vlen”, tha ajo.

Xhudisti Bogdan Iadov, i cili fitoi medaljen e artë në kampionatin evropian të vitit 2022, thotë se përqendrimi i atletëve në garë është i vështirë.

“Vazhdimisht mendojmë për familjen, nëse një raketë si ajo që goditi spitalin e fëmijëve godet shtëpinë tonë. Sigurisht që është e vështirë të stërvitesh, të garosh. Por ndoshta kjo situatë, kjo luftë e tmerrshme më ndihmon. Duhet të jap gjithçka nga vetja”, thotë atleti Iadov.

Olena Kryvytska, e cila konkurron në sportin e skermës, thotë se vëllai i saj në vijën e frontit dhe bashkëluftëtarët e tij do ta mbështesin atë.

“Mendoj se të gjithë sportistët që bëjnë paraqitje të mirë do t’u japin atyre një motivim shtesë. Ata do të shohin se ajo që po bëjnë por të mbrojtur vendin tonë, nuk është e kotë. Qëndresa e tyre po na mundëson ta përfaqësojmë vendin tonë në nivelin më të lartë”, tha ajo.

Sipas ministrisë së sporteve, nga fillimi i luftës, të paktën 488 atletë dhe trajnerë ukrainas janë vrarë, mes të cilëve edhe kampionë evropianë e botërorë.

Megjithëse në të kaluarën Kievi kishte paralajmëruar se mund të mos merrte pjesë në Lojërat Olimpike, ai vendosi të përfaqësohet me 140 atletë, më pak se në të kaluarën.

Atletë nga Rusia dhe aleatit të saj Bjellorusisë, do të lejohen të marrin pjesë në Lojëra si vende neutrale. Himnet, flamujt dhe emblemat e këtyre shteteve nuk do të shfaqen.

Ukraina publikoi në maj udhëzimet për atletët e saj dhe rekomandoi ata që të shmangin kontaktet me atletët nga dy vendet fqinje. /Reuters/

You Might Also Like

Presidenti i Fenerbahçes arrestohet për drogë

Drita e mbyll stinorin vjeshtor me fitore ndaj Prishtinës

FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025

Inaugurohet ‘FIFA Arena’ në SHFMU ‘Hasan Prishtina’

Kosovës i rritet vlera, kalon edhe Sllovakinë

TAGGED: #Lojërat Olimpike, #Ukrainë
Kosova Times July 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

PMC “Wagner” filloi të kthejë mercenarë nga Bjellorusia në Rusi

Kosova Times Kosova Times August 11, 2023
Dogana parandalon 15 raste të kontrabandës në ANP, vlera mbi 60 mijë euro
“Vdekja na ndjek kudo”: Familjet e zhvendosura të Gazës kthehen në shtëpi
Bllokohet rruga në Rudarë, dëgjohen sirenat në veri
WSj:Bllofi bërthamor i Putinit funksionoi: SHBA humbi mundësinë për të ndihmuar Ukrainën të kthejë valën e luftës në 2022
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?