By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 29, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
January 29, 2026
Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta
January 29, 2026
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fryma e fundjavës në Maglaj: Aty ku kulturat bashkojnë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Fryma e fundjavës në Maglaj: Aty ku kulturat bashkojnë
Rajon / Botë

Fryma e fundjavës në Maglaj: Aty ku kulturat bashkojnë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/27 at 6:59 PM
Kosova Times Published July 27, 2024
Share
SHARE

Ambasadorët kulturorë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, së bashku me kryetarin e komunës, përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe Ambasadorët e Rinj Evropianë, u mblodhën në Maglaj për të hapur festivalin e filmit Maglaj Spirit Weekend (Fryma e fundjavës në Maglaj: Aty ku kulturat bashkojnë), duke demonstruar sesi kultura i lidh njerëzit dhe artistët në Ballkanin Perëndimor.

Me këtë rast, u përmbyll poashtu fushata “Culture Connect”, e cila theksoi mbështetjen e kahershme të BE-së për kulturën dhe artin në rajon.

Festivali, i organizuar nga UM “Dictum Factum” dhe i udhëhequr nga Adi Softić, Ambasador i Ri Evropian (YEA), është bërë një simbol i kremtimit të kulturës në rajon.

Këtë vit, nga data 26 deri më 28 korrik 2024, festivali synon jo vetëm të argëtojë, por edhe të provokojë mendime dhe të frymëzojë përmes një përzgjedhjeje filmash dhe diskutimesh të kuruara me kujdes.

Të pranishmit në festival patën mundësinë të shijojnë një shfaqje të filmit të
mirënjohur “Kapela e Profesorit Kosta Vujic”, me regji të Zdravko Sotra, filmit
“Ekskursion” nga Una Gunjak në BiH, së bashku me filmin e shkurtër “Të gjithë me
vullnet”, nga Nerminka Emric.

Festivali i këtij viti pati rëndësi të veçantë pasi priti ngjarjen përmbyllëse të fushatës Culture Connects, një kremtim i mbështetjes së palëkundur të Bashkimit Evropian për artin dhe kulturën në Ballkanin Perëndimor.

Fushata Culture Connects, e zhvilluar nga Programi Rajonal i Komunikimit Strategjik për Ballkanin Perëndimor, WeBalkans, i financuar nga BE, shfaq peizazhin dinamik kulturor të rajonit dhe feston diversitetin dhe pasurinë e trashëgimisë së tij kulturore. Gjatë dekadës së fundit, programet e BE-së, përfshirë Creative Europe, kanë mbështetur me sukses mijëra projekte kulturore në rajon. Fushata Culture Connects ndanë me publikun ndikimin që kanë pasur këto.

Pjesëmarrës në këtë event ishin Goce Nanevski, artist nga Maqedonia e Veriut, i njohur për punën e tij në skulpturë, instalacion, multimedia, video, fotografi dhe zë; Ivan Petrovic, një nga figurat kryesore në menaxhimin dhe organizimin e Festivalit EXIT në Serbi dhe kryetar i Bordit Drejtues në Fondacionin EXIT; Faruk Sehic, një poet, romancier dhe shkrimtar i shquar nga Bosnja dhe Hercegovina, librat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë; dhe Nihad Kreševljaković, autor, skenarist i cili ka qenë një nga iniciatorët e Modulit të Kujtesës, MESS.

Një seri artikujsh u zhvilluan gjithashtu gjatë fushatës për të ofruar më shumë informacion në lidhje me mbështetjen e BE-së për projektet kulturore. Ndër projektet e theksuara është historia e Mirditës në Shqipëri, ku programi i granteve EU4Culture ka ndihmuar në transformimin e rajonit nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe rrugëve të trashëgimisë kulturore.

Poashtu, Ambasadorët e Rinj Evropianë kanë zhvilluar një seri videosh që dëshmojnë lidhjet e forta midis Ballkanit Perëndimor dhe pjesëve të ndryshme të Evropës.

WeBalkans është një projekt i financuar nga BE që promovon integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE përmes iniciativave të ndryshme kulturore, sociale dhe ekonomike. Fushata “Cultural Connects” që arriti miliona njerëz në Ballkanin Perëndimor është pjesë e kësaj përpjekjeje më të gjerë, duke treguar se si financimi i BE-së mbështet projektet kulturore që nxisin unitetin në diversitet, bashkëpunim dhe mirëkuptim.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

TAGGED: #Ambasadorët kulturorë, #Maglaj
Kosova Times July 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Asociacioni i komunave serbe ‘mollë sherri’ në Parlamentin e Kosovës!

Kosova Times Kosova Times March 5, 2023
Prostituonte vajza shqiptare dhe rumune, arrestohet në Rinas 38-vjeçari shqiptar që kërkohej nga Italia
Gruaja rumune e zhdukur prej 17 vitesh gjendet gjallë në Itali
FSB-së iu dha urdhri për të përgatitur “apele” nga rusët ndaj Putinit me një kërkesë “të mos ndalojë luften
Borrelli fton Kurtin dhe Vuçiqin për takim në Bruksel
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?