By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshku më i shëndetshëm për trurin dhe zemrën: Kushton më pak se 4 euro, mjekët ua rekomandojnë të gjithëve
January 31, 2026
Qumësht i artë: Mbron zemrën, pastron mëlçinë, forcon imunitetin dhe përgatitet vetëm në 10 minuta
January 31, 2026
Përgatitni shpejt një supë të shijshme me krem ​​domatesh dhe kënaqni familjen tuaj…
January 31, 2026
EKSPERTËT PARALAJMËROJNË: Këto pije rrisin rrezikun e kancerit, ato janë veçanërisht të rrezikuara…
January 31, 2026
Lajm i keq për punëtorët nga Ballkani, numri i të papunëve ka arritur një shifër të pabesueshme…
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Venezuelasit votojnë në zgjedhjet që sfidojnë pushtetin e Maduros
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Venezuelasit votojnë në zgjedhjet që sfidojnë pushtetin e Maduros
Rajon / Botë

Venezuelasit votojnë në zgjedhjet që sfidojnë pushtetin e Maduros

Kosova Times
Last updated: 2024/07/28 at 12:08 PM
Kosova Times Published July 28, 2024
Share
SHARE

Venezuelasit të dielën votojnë në zgjedhjet më të rëndësishme në një çerek shekulli të sundimit të partisë socialiste, me presidentin Nicolas Maduro, që është shprehur i sigurt për fitore. Megjithatë, opozita ka fituar një mbështetje të madhe dhe ka paralajmëruar për parregullsi të mundshme zgjedhore.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 06:00 deri në orën 18:00, sipas kohës lokale.

Liderja opozitare, Maria Corina Machoda, ka qenë figura kryesore fushatës së koalicionit opozitar, edhe pse asaj i është ndaluar të mbajë post zyrtar, që e detyruan t’ia kalonte stafetën kandidatit Edmundo Gonzalesh, ish-diplomati 74 vjeç, i njohur për sjellje të qetë.

Gonzalez ka fituar mbështetjen e disa prej ish-mbështetësve të partisë në pushtet, por opozita dhe vëzhguesit kanë ngritur pikëpyetje nëse votimet do të jenë fer, duke argumentuar se vendimet e autoriteteve zgjedhore dhe arrestimeve të stafit të opozitës kanë për synim krijimin e pengesave.

Maduro – rizgjedhja e së cilit më 2018, sipas Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të tjera u bë përmes mashtrimit – ka thënë se shteti ka sistemin më transparent zgjedhor në botë dhe ka paralajmëruar për “gjakderdhje” nëse humb zgjedhjet.

Maduro është në krye të shtetit që kur vdiq presidenti socialist, Hugo Chavez më 2013.

Qeveria e Maduros ka udhëhequr me shtetin që është përballur me një kolaps ekonomik, me migrimin e pothuajse një të tretës së popullsisë dhe me përkeqësimin e raporteve diplomatike, është përballur me sanksione të ashpra të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian që kanë goditur industrinë e naftës.

Maduro ka thënë se ai garanton paqe dhe rritje ekonomike, duke synuar që ta bëjë Venezuelën më pak të varur nga të ardhurat e naftës.

Por, shumë venezuelas janë lodhur nga inflacioni i lartë dhe shkurtimet e shërbimeve publike.

Në Venezuelë, paga minimale është e barasvlershme me 3.50 dollarë në muaj, ndërkaq ushqimi bazik për një familje prej pesë anëtarësh konsiderohet se kushton rreth 500 dollarë.

Gonzalez dhe Machado kanë premtuar ndryshime të mëdha dhe kanë thënë se do të motivojnë migrantët që të kthehen në Venezuelë. Ata kanë thënë se presin që ushtria të mbështesë rezultatin e votimit.

Ushtria e Venezuelës gjithmonë ka mbështetur Maduron, 61 vjeç, dhe nuk ka pasur tregues publikë se udhëheqësit e ushtrisë po ndahen nga Qeveria.

Ministri i Mbrojtjes, gjenerali Vladimir Padrino, tha se forcat e armatosura do të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen të dielën mbrëma apo në ditët në vijim.

You Might Also Like

Lajm i keq për punëtorët nga Ballkani, numri i të papunëve ka arritur një shifër të pabesueshme…

Izraeli sulmon Gazën një ditë para hapjes së Rafah-ut: 12 të vrarë, përfshirë gjashtë fëmijë

Janë publikuar pamje të një thirrjeje për ndihmë nga një bar zviceran që u dogj

Bloomberg: Bashkimi Evropian planifikon të shtrëngojë sanksionet kundër bankave dhe naftës ruse

Qeveria amerikane ka pezulluar pjesërisht operacionet

TAGGED: #Venezuelë, #Zgjedhje
Kosova Times July 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Republika Çeke vendos sanksione kundër Patriarkut Kirill

Kosova Times Kosova Times April 26, 2023
Një person në Vushtrri bie në kontakt me rrymën, përfundon në QKUK
Mbi 320 milionë euro investim i FSK në armatim, trajnim dhe infrastrukturë
Turizmi në Shqipëri: Mangësi nga brenda apo sulme nga jashtë
Abdixhiku e njofton ambasadorin italian për qëndrimet e LDK-së rreth situatës politike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?