By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po i përgjigjet industria e mikpritjes transformimit të turizmit në Arabinë Saudite
January 31, 2026
E shijshme! Recetë për supë pule të bërë në shtëpi që lufton gripin dhe ftohjet
January 31, 2026
Copa toni nga një konservë: 5 ide për pjata të shijshme që nuk do t’ju marrin shumë kohë
January 31, 2026
“IA na ka bllokuar në majë të malit”: Këshilla të rrezikshme të IA-së që mund t’ju prishin udhëtimin
January 31, 2026
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestohet me urdhër të SPAK, drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Arrestohet me urdhër të SPAK, drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës
Rajon / Botë

Arrestohet me urdhër të SPAK, drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/29 at 7:10 PM
Kosova Times Published July 29, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka është arrestuar ditën e sotme pas një urdhri të lëshuara nga Gjykata e Posaçme. Së bashku me të mësohet se është arrestuar dhe një ish oficere e Policisë gjyqësore Eriona Dautaj, një avokat, Radovan Çela dhe një sipërmarrës, Astrit Vladi.

Prokuroria e posaçme e cila ka kërkuar arrestimet, nuk ka dhënë ende asnjë informacion. Por të paktën shumica e tyre duket se i lidh me njëri tjetrin rasti i 3.4 milionë eurove të gjetura në dy automjete Toyota Auris, të mbërritura nga Belgjika në Portin e Durrësit, në vitin 2018.

Sipërmarrësi Vladi është vëllai i njërit prej personave të dyshuar për rastin, ndërsa avokati Çela ka qenë përfaqësuesi i tyre ligjor në proces. Ndërkohë që ish oficerja e Policisë gjyqësore Dautaj, mësohet se ka qenë e përfshirë në hetimet e çështjes.

Mbetet e paqartë pozita e drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës Zarka, dhe arsyet që kanë çuar në arrestimin e tij. Vetëm pak javë më parë, ai kaloi me sukses fazën e parë të procesit të rivlerësimit, ndërsa u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Rasti i sasisë së madhe të parave të gjetura në dy automjetet Toyota, çoi në atë kohë, dhe në debate politike, pasi u paralajmërua gjatë një fjalimi në parlament, i kryetarit të atëhershëm të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Sipas tij, bëhej fjalë për para që vinin nga një grup i trafikut të drogës, për lidhje me të cilin ai akuzoi deputetin socialist Taulant Balla. Ky i fundit mohoi çdo përfshirje, dhe e paditi zotin Basha në Gjykatë për shpifje, ku dhe fitoi çështjen.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

TAGGED: #Arrest, #Aurel Zerka, #Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, #SPAK
Kosova Times July 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Si CIA-s nuk mundi ta parandaloje minimin e Nord Stream

Kosova Times Kosova Times August 15, 2024
VIDEO Ukrainasit sulmojnë Rusinë me dronë dhe raketa. Rafineria e prekur
Gjysmë milioni rusë u kërkojnë bankave të lehtësojnë kushtet e kredisë çdo muaj
Këto do të jenë temperaturat në javën e parë të korrikut
Një punonjës i një kompanie të prodhimit të dronëve u arrestua në Moskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?