By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasadori Szunyog viziton ndërtimin e Fakultetit të ri në UP, financuar nga BE-ja me 8.9 milionë euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ambasadori Szunyog viziton ndërtimin e Fakultetit të ri në UP, financuar nga BE-ja me 8.9 milionë euro
Lajme

Ambasadori Szunyog viziton ndërtimin e Fakultetit të ri në UP, financuar nga BE-ja me 8.9 milionë euro

Kosova Times
Last updated: 2024/07/29 at 1:43 PM
Kosova Times Published July 29, 2024
Share
SHARE

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, vizitoi sot vendpunishten ku po ndërtohet Fakulteti i ri i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Prishtinës, i shoqëruar nga përfaqësues të UP-së, UNOPS-it, si dhe nga Ambasadorët e Rinj Evropianë. Kjo strukturë moderne, e financuar me një grant prej 8.9 milionë eurosh nga BE-ja, tregon përkushtimin e BE-së për përmirësimin e arsimit dhe zgjerimin e kapaciteteve për hulumtime në Kosovë.

“Në muajin shkurt që lamë pas, në këtë vend mora pjesë në ceremoninë  e  vënies së gurthemelit për këtë projekt ambicioz të financuar nga BE-ja. Sot, më bëhet shumë qejfi kur shoh përparim në ndërtim. Investimi i BE-së në këtë projekt nuk ka të bëjë thjesht me ndërtimin e infrastrukturës; ka të bëjë me ndërtimin e një ardhmërie më të ndritur dhe të bazuar në njohuri për Kosovën. Duke përmirësuar standardet e cilësisë në arsimin e lartë, ne jemi krenarë që po mbështesim gjeneratën e ardhshme të shkencëtarëve dhe hulumtuesve të Kosovës”, u shpreh ambasadori Szunyog.

Me përfundimin e punimeve, ndërtesa e re do t’u shërbejë më shume se 2,300 studentëve dhe 133 anëtarëve të stafit në pesë departamente: matematikë, fizikë, kimi, biologji dhe gjeografi. Në mënyrë që të sigurohet që objekti i ri t’i përmbushë nevojat e arsimit modern dhe punës hulumtuese, përveç financimit të BE-së janë edhe 5 milionë euro shtesë për inventar dhe pajisje laboratorike të ndara nga Universiteti i Prishtinës.

Me investime të përgjithshme prej 85 milionë eurosh në sistemin arsimor të Kosovës nga viti 2007 deri në vitin 2022, BE-ja është ofruesi më i madh i ndihmës financiare në Kosovë. Me këto investime synohet të përmirësohen mundësitë për studentët dhe mësimdhënësit, të ngrihen standardet e sistemit arsimor të Kosovës në nivelin e atyre të BE-së, si dhe të stimulohet zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës.

Mbështetja e BE-së për arsimin në Kosovë shkon përtej thjesht ndërtimit të infrastrukturës. Kjo mbështetje përfshin planifikimin strategjik, përmirësimin e teknologjisë dhe programet e bursave në universitetet evropiane, siç është Young Cell Scheme. Kjo skemë u ofron bursa të rinjve kosovarë për të studiuar në universitetet e shteteve anëtare të BE-së, me mundësinë për të ndjekur më pas karrierën në shërbimin civil dhe për të kontribuar në reformën e administratës publike në Kosovë. Deri më sot, nga këto bursa kanë përfituar 409 studentë.

Gjithashtu, BE-ja mbështet arsimin, aftësimin, rininë dhe sportin në Evropë, si dhe nxit lëvizshmërinë ndërkombëtare nëpërmjet ERASMUS+. Nga viti 2015 deri në vitin 2023, institucionet e arsimit të lartë në Kosovë kanë organizuar 9,656 shkëmbime të stafit dhe studentëve, si në Kosovë ashtu edhe jashtë shtetit.

Po ashtu, vitin e shkuar, projekti KOSED i financuar nga BE-ja ndërmori një shqyrtim tërësor të teksteve shkollore të gjuhës shqipe dhe matematikës për arsimin e detyrueshëm, duke synuar rritjen e cilësisë së arsimit parauniversitar. Me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, BE-ja deri më tani ka mbështetur më shumë se 100 shkolla për përfundimin ose fillimin e procesit të përmirësimit të vlerësimit të brendshëm të shkollave, ndërsa mbi një mijë mësimdhënës në mbarë Kosovën kanë përfituar trajnime praktike për përmirësimin e zhvillimit të tyre profesional.

Përmes këtyre projekteve, BE-ja është e përkushtuar për t’i kontribuar  një sistemi arsimor me cilësi më të lartë dhe më gjithëpërfshirës në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Kosova Times July 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani takon admiralin Munsch, shpreh mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë

Kosova Times Kosova Times February 19, 2023
“Ne jemi revolucioni i popullit”
Rritet për 6 herë fuqia transmetuese e Radio Kosovës në Dukagjin
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe atë të Vushtrrisë
Zhvillmi i inteligjencës artificiale ndikon tek tregu i punës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?