81 aksidente trafiku kanë ndodhur vetëm gjatë të dielës në rrugët e Kosovës. Një prej tyre ishte me fatalitet, 26 me të lënduar, ndërsa 54 vetëm me dëme materiale.

Ndërsa, për shkelje të rregullave në trafik Policia të dielën ka shqiptuar 1 mijë e 787 tiketa dënimi. Po ashtu policia ka arrestuar 23 persona, 20 janë dërguar në mbajtje.