Shkruan” Behxhet ShALA
Hat – trick e bërjes m..: Albin Kurti që absolutisht po e përjeton pushtetin mbi pozitën duke i shndërruar në rrogëtarë pa dinjitet, të njëjtën gjë po përpiqet ta bëjë edhe me opozitën duke iu premtuar zgjedhje të parakohshme dhe koalicione paszgjedhore. Presidenten Sherif- e Osmani e ka defaktorizuar aq shumë duke e shndërruar në ” holandezen fluturuese ” që shkon në çdo kanaxheq ndërkombëtar, pa prodhuar asnjë rezultat konkret për Kosovën. Punët e Sherif-e Osmanit janë teknike kurse vendimmarrja qindpërqind është në duart e Albinit. Kjo farë presidente, me dhëmb, mish dhe pa shpirt po mundohet të fitojë edhe një mandat. Është në gjendje të bëjë çdo gjë për ta fituar edhe një mandat. As tani nuk guxon ta kundërshtojë Albinin për asgjë hiç dhe disa ” shqelma ” që i shpërndan janë më shumë për t’i hyrë në hatër Albinit, se për ta rivalizuar atë. Presidente Sherif- e Osmani nuk pati guxim as për t’u deklaruar për pornografinë informative të shtëpisë publike në Kosovë e quajtur RTK (Radio Televizioni i Kurtit), as për të kundërshtuar bordin e LV – së në RTK e as drejtorin militant të LV në këtë shtëpi publike pornografike. Me ligjet aktuale pornografia në Kosovë është e dënueshme, me ligjet e LV – së pornografia është vlerë e shtuar morale, politike dhe kombëtare. Këtë hyrje e bëra shkaku se po përflitet që artikullin kundër Ilir Mirenës, ushtar i UÇK – së, tash në krye të Periskop dhe Berat Buzhalës, veteran i gazetarisë kosovare, tash në krye të Nacionales e paska shkruar Dejona Mihali kurse dorën e fundit ia paskan dhënë Halil Thaçi dhe Dilmal Basha, bashkë me këta ekstazitë e Prizrenit. Sa isha në Sarajevë qarkullonte një barsoletë se si ndjehej boshnjaku midis cungave dhe rrënjëve të kalbura ?! Përgjigja ishte se ndjehej si intelektual. Duket kështu ndjehet edhe Dejona Mihali midis cungave të LV – së, si superintelektuale dhe patriote. Në luftimin e analfabetizmit politik, varfërisë njerëzore, mjerimit moral dhe mohimit kombëtar, Dejona Mihali e përdorë metodën Daci Bao apo gazetë muri që e përdornin autokratët kinezë në kohën e Revolucionit Kinez për të edukuar dhe riedukuar masat e gjëra popullore. Dejona Mihali është miti në LV dhe konsiderohet eminenca gri e të gjitha sulmeve kundër vlerave kombëtare dhe politike në Kosovë pasi që Shqipëria e ka pamundësuar aktivitetin e saj. Dështoi keq në zgjedhjet kundër Edi Ramës, bashkë me Grupin Anarkist të Tiranës kurse në Kosovë u shpallë persona non grata nga autoritetet e sigurisë. Me marrjen absolute të pushtetit, LV e personifikuar në karizmëm dhe fuqinë politike të Albin Kurtit, përmes rrogëtarëve të posteve më të larta si Sherif -e Osmani dhe Donika Shvarc Katrani, në kundërshtim me ligjin e amnistuan këtë andarte greke dhe lavatriçe e LV – së duke ia dhënë nënshtetësinë kosovare. Merreni me mend, nga non grata në një person të nderuar nga kreu i shtetit !!! Në të njëjtën mënyrë autoritetet shqiptare patën pajisur me pasaporta bijtë dhe bijat e udbashëve të Kosovës, të prokurorëve dhe gjykatësve që kishin dënuar me qindra mijëra patriotë shqiptarë. Madje kishin ndarë edhe mirënjohje për ta në kohën kur për Bacën Adem Demaçi është dashur të pritej disa muaj deri sa u pajis me pasaportë shqiptare. Jam dëshmitar okular sepse isha në presidencën e Shqipërisë për këtë çështje, jo vetëm një herë. Nuk ka mbetur horr apo antikombëtar nga Kosova që nuk është pajisur me pasaportë shqiptare e pse mos të pajiset Dejona Mihali me pasaportë kosovare ?!
Për zgjedhjet në Himarë: Albin Kurti, përmes kukullës të quajtur Besnik Bislimi e forcoi rrogëtarllëkun në Luginë të Preshevës duke korruptuar materialisht dhe moralisht disa politi – kuaj të Luginës dhe duke shkaktuar përçarje të panevojshme. Realisht, Luginën e dobësoi në atë masë që shqiptarët sot luftën kryesore e bëjnë duke luftuar njëri – tjetrin e jo duke kundërshtuar Vuçiqin. Të njëjtin model e përdori në Maqedoninë e Veriut duke përkrahur Besnik Koqjen, Arben Travarin, Gashin , Mexhitin dhe mbetjet tjera mortore në aspektin kombëtar dhe politik. Rezultatet janë të dukshme, defaktorizimi i shqiptarëve në aspektin e përfaqësimit politik dhe kombëtar. Krahasoni pozitat dhe fuqinë politike që e kishin shqiptarët në kohën e Ali Ahmetit dhe tash në kohën e Besnik Koqjes, rrogëtarit besnik të Albin Kurtit dhe të Mickoskit. Albini nuk ka lënë gur pa lëvizur për të luftuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Kosovë, Edvin Ramën në Shqipëri, Donald Trampin në Amerikë, Putinin në Rusi dhe Ali Ahmetin në Maqedoni të Veriut. Kryesisht i ka luftuar dhe i lufton udhëheqësit e luftës çlirimtare dhe përkrahësit e tyre. Nën maskën e përkrahjes, e ja sulmuar edhe Bacë Adem Demaçin, sidomos pasi hyri në Kuvend të Kosovës. Përkujtimi për Bacën Adem Demaçi është meskine dhe bizantinizëm primitiv, askush normal nuk e beson këtë. Tash, për ta kompletuar hat -trickun e bërjes m.., Albini duhet ta propozojë Dejona Mihalin për kryebashkiake të Himarës. Aty, si fitues i zgjedhjeve të blera ishte krimineli, Fredi Beleri, vrasës i ushtarakëve shqiptarë në Peshkëpi dhe luftëtar për Himarën, si kryeqytet i Vorio Epirit, benjamin ky i Sali Berishës dhe Like Metës. Po ky Beleri, si kriminel dhe terrorist i zgjodhë eurodeputet, si kandidat i Micotakis. BE pi zbaton standarde të dyfishta, në vendet tjera kërkon standarde të larta të zbatimit të ligjit kurse në BE, kriminelët dhe terroristët i zgjedhë deputet, nuk keni shembull më bindës se rasti Beleri. Kandidati i pozitës në Shqipëri, lexo i Edi Ramës është Vangjel Tavo, grek i cili nuk e kundërshton haptas Vorio Epirin. Tash, në vend të hidraulikut injorant, Fredi Beleri, opozita e ka propozuar si kandidat, Petro Gjikurinë, një luftëtar transatlantik për Vorio Epirin si dhe latifundist në Himarë. Qartazi, çështje e Himarës është luftë për tokë, prona afër detit dhe askush normal nuk beson se Himara mund të bëhet pjesë e Greqisë. As teknikisht e as territorialisht. As edhe simbolikisht. Besoj se në kakofoninë e interesave greke, Dejona Mihali do të ishte kandidate e përkryer, si nga përcaktimi kombëtar, politik dhe interesit rajonal. Si dëmtuese e madhe e interesit kombëtar në Shqipëri dhe në Kosovë, si intrigante dhe konspiracioniste, do të konsidetohej si vlerë e shtuar e Micotakis apo si motër e vogël e Fredi Belerit. Dejona Mihali ka dëmtuar rëndë patriotët e vërtetë të LV -së duke i margjinalizuar apo edhe duke i përjashtuar nga kjo parti. Ka shpifur paskrupullt kundër ish të burgosurve politikë, kundër UÇK-së dhe udhëheqësve të saj që tani po mbahen pengje në Hagë. Ka shpifur kundër të gjithë atyre që janë kundër Liderit Suprem duke ia disejnuar listën për deputetë apo kabinetin qeveritar me injorantë, mashtrues, rrenca dhe hajdutë ordiner. Nuk ka lënë pore pa i futur turinjtë e sidomos është një ” amazonë ” kundër mediave të lira dhe të pavarura. Rasti më eklatant është ky me RTK ku pandershmërisht sulmon ata që nuk pranuan të bëhen pjesë e prostitucionit informativ sikur që edhe më pandershmërisht i mbron ofruesit e shërbimeve në këtë shtëpi të vetme publike me letra në Kosovë, RTK. Forca Dejona, trashëgimtare e Fredi Belerit.
Muaji i rrëfimeve të të burgosurve politikë në TV DUKAGJINI.: Gjatë muajit gusht 2024, në Tv Dukagjini do të emitohen 20 intervista të të burgosurve dhe të burgosurave politike shqiptare që kanë kaluar nëpër të gjithë rrathët e Ferrit për shkak të aktivitetit politik dhe kombëtar. Dhunuesit brutal gjatë hetimeve ishin kryesisht shqiptarë, bashkëpunëtorë të UDB – së dhe KOS – it, sikur që ishin edhe shumë dëshmitarë, avokatë, prokurorë dhe gjykatës. Ermal Panduri, në mos të ketë bërë asgjë në jetën e tij si gazetar, me këto intervista që vet i ka bërë, me shumë emocione dhe dhimbje, e ka hapë një dritare për të depërtuar në mozaikun e vuajtjeve të mijëra e mijëra të burgosurve politikë shqiptarë që kaluan shekuj e shekuj burgje në llogoret e Jugosllavisë dhe të Serbisë, një numër i të cilëve u mbyten në burgje gjatë torturave sikur që u paaftësuan për të krijuar familje apo mbetën invalidë të përjetshëm. Ermal Panduri në këto 20 intervista, përmes rrëfimeve nga rrathët e Ferrit, e krijon mundësinë që shikuesit të njoftohen me listën e xhelatëve të UDB – së, KOS -it dhe OZNËS, që flisnin shqip por që dhunën dhe brutalitetin e bënin më ashpër se vet serbët, në emër të serbëve. Pasi të përfundojnë këto 20 intervista e që janë vetëm një pikë uji nga deti i vuajtjeve shqiptare, shikuesit do të binden se pasardhësit biologjikë të kriminelëve të UDB – së, KOS – it OZNËS janë rahatuar si është më së miri në të gjitha institucionet e Kosovës që nga përfundimi i luftës kurse kulmin e sefasë po e bëjnë në qeverinë Kurti. Gjithashtu do të binden se pasardhësit e të burgosurve politikë, hiç këtu të burgosur politikë llaskuc që kanë përfituar nga të gjitha qeveritë, sot luftojnë për mbijetesë. Ky është realiteti sot në Kosovë. Shtresa që më së shumti ka sakrifikuar sulmohet nga Dejona Mihali dhe trushpëlarët e saj, nga nipi politik i Arkanit që kinse merret me arsim, nga vjedhësi i parave të Bacë Adrm Demaçit që gjithashtu kinse merret me arsim dhe nga mbetjet biologjike, ” kombëtare ” dhe politike të udbashëve, kosistëve dhe oznashëve. Të tillë ka deputetë, ministra, ambasadorë, udhëheqës të ndërmarrjeve publike dhe bordeve si dhe mediave që kanë hyrë nën bisht të këtij dhe pushteteve tjera. JETO, PËR TË RRËFYER, siç thoshte At Zef Pëllumbi ! Për hir të kujtesës historike dhe kombëtare ! Për gjeneratat e ardhshme që bukës i thonë bukë e ujit, ujë.