By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krijues i hapësirës të një mendimi të thelluar mbi simbolikën bashkohëse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Krijues i hapësirës të një mendimi të thelluar mbi simbolikën bashkohëse
Lajme

Krijues i hapësirës të një mendimi të thelluar mbi simbolikën bashkohëse

Kosova Times
Last updated: 2024/07/31 at 12:05 AM
Kosova Times Published July 30, 2024
Share
SHARE

IN MEMORIAM

NË DITËN E SHTATË TË VDEKJES SË PIKTORIT NEBIH MURIQI, I CILI NDËROI JETË MË 24.07.2024

Shkruan: Prof. dr. Hivzi MUHARrEMI

Sot është dita e shtatë ku piktori dhe poeti, profesori i mirënjohur në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, Nebih Muriqi përjetësisht u nda nga jeta dhe krijimtaria artistike me të cilën që nga përfundimi i studimeve e deri në momentin e fundit të jetës është marr me dy vokacione të artit. Këto dy fusha të arteve kanë qenë pjesë përbërëse e tërë jetës së tij me të cilët është mishëruar dhe me devocion shpirtëror ka realizuar vepra me motive dhe imazhe të nduarnduarta nga ambienti i nënqiellit kosovar në frymën bashkëkohore të artit modern. Duhet cekur në këtë avancim krijues të Muriqit ku padyshim, kanë ndikuar disa faktor, kuptohet përveç talentit të tij të lindur për këto dy fusha edhe shkollimi i artistit i cili fillon nga shkolla më prestigjioze e Arteve Aplikative në Pejë ku funksionimi i shkollës ishte nga viti 1949 dhe nga Akademia e Arteve në Beograd, ku Nebih Muriqi do ta shpërfaq talentin dhe entuziazmin e madh që e kishte për artin në përgjithësi Pra, në këto rrethana të studimit ku ishte në kontakt përveç pedagogëve dhe studentëve edhe me institucionet e kulturës si Muzeu i Arteve Bashkëkohore dhe me dhjetëra galeri ku u ekspozonin vepra nga të gjitha anët e globit në mënyrë direkte ndikuan edhe të Nebih Muriqi që botën e vet ta zgjeroi dhe ta plotësojë me një frymë të re të artit, përkatësisht drejtimeve të ndryshme artistike që ishin në atë kohë aktuale për nismëtarë-studentët e dy niveleve të shkollimit. Pra, sikurse edhe piktorët e tjerë nga Kosova që studiuan në qendrat europiane, siç ishte Parisi edhe Nebih Muriqi e pat atë fat që një kohë të qëndroi në Paris në Cite Internacional Des Arts për specializim të mëtutjeshme të shkollimit artistik, në djepin e kulturës botërore, ku të gjitha rrymat moderne të artit nismën e tyre e kishin e atë deri në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX, ku mandej arti modern zhvillimin e vet e arrin në SHBA. Pra, në këto kushte dhe rrethana piktori punoi dhe krijoj vepra të shumta ku gjithnjë bota poetike kishte një ndërlidhje me ato pikturale ishte një simbiozë si në aspektin poetik përmbajtësor po ashtu edhe në atë figurativ. Ngjyra, drita dhe forma ishin pjesët përmbajtësore të shtjellimit dhe realizimit të kompozimeve pikturale që nga faza e parë e gjithnjë në vijimësi, shpërfaqja e tyre ishte prezentë, ku autori  në mënyrë mjeshtërore arrin të inkorporoj në frymën e introduktit ekspresiv me primesa të frymës surreale. Arti i Nebih Muriqit paraqet dëshminë e vërtetë mbi gjurmimet që futën në hapësirën e sekretit metafizik dhe në esencën e fshehtsisë, por edhe vërtetësinë se ky artist inspirimin e vet di ta ushqej me realitetin e botës. Ritmi krijues i Muriqit është plotë shqetësime, narracion me rëndësi të shumëfishtë për të cilin dëshmon mënyra autentike e shprehjes. Struktura e formave të tij, simbolika dhe asociacioni janë cilësi, që shpeshherë i gjejmë në veprat e këtij artisti.

Të përmendurit e simbolizmit bëhet domosdoshmëri kur është fjala për penelin apo penën (të cilat njëkohësisht i përdor në vizatim dhe në poezi) janë vetëm forma koncize, të dendura me mundësi shumë të gjëra, që ngërthejnë në vete një filozofi me reflekse të fantastikës dhe surrealizmit. Vështruar nga shumë kënde, piktori mishërohet me shikuesin duke komunikuar me të nëpërmjet veprave të veta e njëherit i lejon që me intuitën e tij të krijojë hapësirën e një mendimi të thelluar mbi simbolikën bashkëkohëse.

Krijimtaria figurative e Nebih Muriqit ndahet në dy tërësi: piktura dhe vizatime. Tërësia e pikturave ndahet në tri cikle: “Shtegtimi, “Trungu”, Zgjimi yllësor”, ndërsa vizatimet ndahen në gjashtë cikle: “Njeriu dhe hapësira”, “Pasojat e luftës”, “Vërtetësia e hirit”, “Kariatidet”, “Fantasmagoria” dhe “Pranvera”.

Arti i Nebih Muriqit paraqet dëshminë e vërtetë mbi gjurmimet që futën në hapësirën e sekretit metafizik dhe në esencën e fshehtsisë, por edhe vërtetësinë se ky artist inspirimin e vet di ta ushqej me realitetin e botës. Ritmi krijues i Muriqit është plotë shqetësime, narracion me rëndësi të shumëfishtë për të cilin dëshmon mënyra autentike.

Nebih Muri lindi më 1943 në Novosellë. Shkollen Fillore e kreu në Fierzë (Novosellë) të Pejës dhe Shkollen e Artit në Pejë, ndërsa Akademinë e Arteve Aplikative e kreu në Beograd (1969) të profesori Rajko Nikoliq, ku edhe magjistroi pikturen monumentale në vitin 1972. Në fillim punoi në Redaksinë e revistës “Fjala” si redaktor artistik (1972-1974). Më pastaj në Akademinë e Arteve në Prishtinë e mbajti lëndën e Nudos si profesor ordinar gjatë viteve 1975-2006. Ka qenë drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës në Prishtinë. (1988-1992). Me Shoqatat e Artistëve të Kosovës ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit. Ka pasur disa ekspozita personale në Beograd (1969,1975), Sombor (1971), Novi Sad (1974), dhe Prishtinë (1973, 1984, 2010). Vizatimet dhe pikturat e tij i veçon e vërteta ekspresive me motive simbolike dhe ekzistenciale. Me mjeshtëri artistike ka trajtuar psikologjinë e njeriut në rrethanat e kohës dhe të hapësirës. Ka botuar një libër me ese “Baraspesha estetike” (1989) dhe gjashtë libra me poezi, “Në syrin e pranverës” (1965), “Karjatidet” (1973), “Yll në gur” (1979), “Hedhësi i diskut” (1986), “Gjakshkrim”(1996), dhe “Simfonia blu” (2008). Në poezinë e tij pasqyrohet jeta dhe realiteti në kuptimin e mirëfilltë lirik. Ka marrë disa shpërblime dhe mirënjohje. Jeton dhe vepron në Prishtinë.

You Might Also Like

Alban Skënderajn me koncert ne Milano tubon mijëra shqiptarë

Kalorësi 2600-vjeçar nga Apolonia ekspozohet në Vjenë

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit

`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë

Hapet pavijoni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë në festivalin e Kanës

TAGGED: #Hivzi Muharremi
Kosova Times July 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi: Marrëveshja në Bruksel si pikë kthese në dialog

Kosova Times Kosova Times March 3, 2023
Presidencialet në Mal të Zi: Gjukanoviq shpreson edhe në një mandat
Daçiq: Vrasësi i policit në Serbi është vrarë
Maqedonci dhe Pistorius flasin rreth situatës së sigurisë në vend
Trump dhe Zelensky takohen në Nju Jork
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?