By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministrja italiane Meloni kërkon kushte më të favorshme për kompanitë italiane në Kinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryeministrja italiane Meloni kërkon kushte më të favorshme për kompanitë italiane në Kinë
Rajon / Botë

Kryeministrja italiane Meloni kërkon kushte më të favorshme për kompanitë italiane në Kinë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/30 at 9:18 PM
Kosova Times Published July 30, 2024
Share
SHARE

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni po viziton Kinën në përpjekje për të rritur bashkëpunimin me ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe për të nxitur marrëdhëniet e tregtisë, tha ajo të martën gjatë vizitës që synon të përmirësojë marrëdhëniet mes dyja vendeve pasi Italia u tërhoq nga nisma “Një Brez Një Rrugë.”

Zonja Meloni, që po zhvillon vizitën e saj të parë në Kinë në cilësinë e kryeministres, tha se ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës dëshiron të balancojë marrëdhëniet e saj me Pekinin.

“Sot, investimi italian në Kinë është rreth tre herë më i madh se investimi kinez në Itali,” u tha kryeministrja Meloni gazetarëve. “Qartazi, ne duam të punojmë që të heqim pengesat në mënyrë që produktet tona të kenë qasje në tregun kinez.”

E pyetur se çfarë shpreson të arrijë nga kjo vizitë qeveria e saj e krahut të djathtë të skajshëm, të cilën e udhëheq që nga viti 2022, zonja Meloni tha se Italia po kërkon të “forcojë bashkëpunimin tonë me synim që të balancojë tregtinë.”

Italia është një vend me rëndësi strategjike për Kinën.

Italia mund të shërbejë si një zë i moderuar brenda Bashkimit Evropian, ndërkohë që 27 shtetet anëtare të bllokut po shqyrtojnë nëse do ta mbështesin propozimin e Komisionit për të vendosur tarifa ndaj makinave elektrike kineze.

Vendet anëtare të BE-së do të votojnë në tetor nëse do të zbatojnë tarifa shtesë ndaj makinave elektrike kineze. Italia është një nga vendet që ka dhënë shenja se do ta mbështesë këtë masë.

Në viti 2019, Italia u bë anëtari i vetëm i G7, grupit të demokracive të industrializuara, që iu bashkua nismës së infrastrukturës së Presidentit Xi “Një Brez Një Rrugë”, sipas modelit të rrugës së lashtë të tregtisë ‘Rruga e Mëndafshit’, duke shënuar një fitore diplomatike për Kinën.

Ndonëse Roma u tërhoq nga ky program vitin e kaluar pas trysnisë së Shteteve të Bashkuara, zyrtarët italianë vazhduan të japin shenja se ende dëshirojnë që të zhvillojnë marrëdhënie tregtie me shtetin ekonomia e së cilit ka një vlerë prej 18.6 trilionë dollarësh.

Tregti dhe investime të barazpeshuara

E pyetur nëse ka diskutuar konkretisht me zotin Xi që prodhuesit kinezë të makinave të hapin fabrika në Itali gjatë takimit të së hënës, zonja Meloni tha “jo”, por shtoi: “Çështja e makinave elektrike është njëra nga çështjet e përfshira në marrëveshjen për bashkëpunim industrial.”

Zonja Meloni i tha zotit Xi të hënën se Italia luan një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet e Kinës me BE-në, të cilat aktualisht dominohen nga bisedat rreth tarifave, por shtoi se shpreson për vendosjen e marrëdhënieve tregtare që janë “sa më të baraspeshuara”.

“Siç kam thënë shumë herë, ne ishim vendi i vetëm në mes të vendeve të rëndësishme të Evropës Perëndimore që ishim pjesë e Rrugës së Mëndafshit. Por ne nuk ishim vendi që kishte marrëdhëniet më të mira tregtare me Kinën”, u tha zonja Meloni gazetarëve të martën, duke iu referuar nismës “Një Brez një Rrugë.”

“Ka vende të tjera në Evropë që kanë një vëllim shumë më të madh investimesh kineze.”

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

TAGGED: #Giorgia Meloni, #Xi Jimping
Kosova Times July 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Koreja e V. heq ndalesën e pandemisë, lejon qytetarët të kthehen në shtet

Kosova Times Kosova Times August 27, 2023
“Mos e refuzoni menjëherë.” Ekspertë amerikanë mbi planin e paqes të Trump
Grenelli pajtohet me Kurtin për të dënuar plagosjen e dy të rinjve serbë
Gashi takon ministren franceze Caroit, flasin për forcimin e marrëdhënieve
Stepaniuk: Kultura dhe gjuha shqipe është shumë e veçantë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?