By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
OVL e UÇK-së reagojnë pas ndalimit të flamurit të UÇK-së
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Seancë dëgjimore në Senat për atentatin ndaj zotit Trump
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Seancë dëgjimore në Senat për atentatin ndaj zotit Trump
Rajon / Botë

Seancë dëgjimore në Senat për atentatin ndaj zotit Trump

Kosova Times
Last updated: 2024/07/30 at 4:29 PM
Kosova Times Published July 30, 2024
Share
SHARE

Ronald Rowe, drejtori në detyrë i agjencisë së Shërbimit Sekret amerikan dhe nën drejtori i FBI-së, Paul Abbate, po dëshmojnë në një seancë të përbashkët të dy komisioneve të Senatit mbi atentatin ndaj ish Presidentit Trump. Në qendër të interesit të senatorëve janë mangësitë e masave të sigurisë në orët para atentatit.

Ish drejtoresha e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle dha dorëheqjen javën e kaluar pas kritikave të shumta të ligjvënësve.

FBI-ja bërë dje të ditura hollësi të reja nga hetimet për motivin e sulmit të 20 vjeçarit Thomas Matthew Crook. Sipas autoriteteve ai kishte kërkuar në internet për informacione lidhur me të shtënat në masë, për centrale elektrike, për mjete shpërthyese të improvizuara si edhe për përpjekjen për vrasjen e kryeministrit të Sllovakisë në muajin maj.

FBI-ja njoftoi se zoti Trump, ka pranuar të merret në pyetje nga agjentët e saj në rolin e viktimës së krimit. Zyra e FBI-së tha javën e kaluar se ish – Presidenti u godit në vesh nga një plumb apo një pjesë e tij, gjatë përpjekjes për ta vrarë, në 13 korrik, gjatë një tubimi në Butler të Pensilvanisë.

Zoti Trump njoftoi dje se pret që marrja në pyetje të kryhet të enjten.

Ligjvënësit duan të marrin përgjigje nga drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret, se si është e mundur që atentatori Crooks ishte në gjendje t’i afrohej aq shumë zotit Trump.

Hetuesit besojnë se ai qëlloi 8 herë në drejtim të zotit Trump me një armë gjysmë automatike e llojit AR-15, e ngjashme me kallashnikovin, nga çatia e një ndërtese në një distancë prej 135 metrash nga podiumi ku po mbante fjalën e tij zoti Trump.

Një nga pjesëmarrësit në tubim mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Autori i ngjarjes u qëllua për vdekje me snajper nga një agjent i Shërbimit Sekret.

Gjatë seancës së javës së shkuar, ish drejtorja Cheatle tha se Shërbimi Sekret kishte dështuar në misionin për mbrojtjen e zotit Trump.

Ajo e cilësoi përpjekjen për vrasjen e tij se “dështimin më të rëndë” të Shërbimit Sekret për dekada të tëra dhe u zotua se të bënte gjithshka për të zbuluar se çfarë shkoi keq dhe për t’u siguruar që një gjë e tillë të mos përsëritej më.

Ajo pranoi se Shërbimi Sekret ishin njoftuar nga dy deri në 5 herë mbi një person të dyshimtë përpara se të ndodhte sulmi në tubim. Po ashtu ajo tha se çatia nga ku hapi zjarr autori ishte identifikuar si një pozicion i mundshëm disa ditë përpara se të mbahej takimi zgjedhor.

Ajo tha se i kishte kërkuar ndjesë zotit Trump gjatë një telefonate pas atentatit ndaj tij.

Të hënën, në një intervistë për rrjetin Fox News, zoti Trump doli në përkrahje të agjentëve të Shërbimit Sekret që e mbrojtjen atë pas atentatit, por tha se mbi çatinë nga ku qëlloi Crooks duhej të kishte pasur agjentë dhe se duhet të kishte pasur komunikim më të mirë me policinë lokale.

Ai vlerësoi lart agjentin që qëlloi me snajper autorin, por vuri në dukje se “do të kishte qenë më mirë nëse do ta kishte qëlluar 9 sekonda më herët”.

You Might Also Like

Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm

Publikohen pamjet e ndjekjes së të miturit që qëlloi kandidatin presidencial të opozitës kolumbiane

Sulm i fuqishëm me dron në Moskë. Aeroportet janë mbyllur, fabrika është në flakë…

Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve të dhunshme

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

TAGGED: #Atentat, #Donald Trump, #Seancë dëgjimore, #Senat
Kosova Times July 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ekspertët: Lufta Izrael-Hamas mund të ndikojë në furnizimet me naftë, por nuk duhet të priten mungesa

Kosova Times Kosova Times October 21, 2023
Gjermania kritikon Hungarinë për bllokimin e ndihmës për Ukrainën
Haradinaj ngushëllon familjen e policit të vrarë: Afrimi është dëshmor dhe heroi i Kosovës
Misteri i trupit të kreut të Hezbollahut! U raportua se u vra nga bombat, “Reuters”: Nuk kishte plagë
Zhvillohet në Divjakë edicioni IV-ërt i ndarjes çmimeve “Aristidh Kola” në 26 Prill 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?