By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hezbollahu konfirmon vrasjen e komandantit të lartë Fuad Shukr
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hezbollahu konfirmon vrasjen e komandantit të lartë Fuad Shukr
Rajon / Botë

Hezbollahu konfirmon vrasjen e komandantit të lartë Fuad Shukr

Kosova Times
Last updated: 2024/07/31 at 9:22 PM
Kosova Times Published July 31, 2024
Share
SHARE

Grupi militant libanez Hezbollah konfirmoi të mërkurën vrasjen e komandantit të lartë ushtarak Fuad Shukr. Konfirmimi vjen më shumë se 24 orë pasi një sulm izraelit goditi një ndërtesë në periferinë jugore të kryeqytetit libanez ku ai ndodhej.

Grupi njoftoi se Sekretari i Përgjithshëm i tyre Hassan Nasrallah, do të mbante një fjalim me rastin e funeralit të komandantit Shukr, të enjten.

Trupi i komandantit të Hezbollahut u gjet në rrënojat e një ndërtese në periferinë jugore të Bejrutit, të mërkurën.

Ushtria izraelite njoftoi të martën në mbrëmje se kishte vrarë Shukrin, të cilin e fajësoi për një sulm në fundjavë që la të vdekur mbi 10 persona, kryesisht fëmijë në Lartësitë e Golanit që kontrollohen nga Izraeli.

Grupi Hezbollah që ka mbështetjen e Iranit, mohoi çdo përfshirje në sulmin e së shtunës.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se Shukri “ka gjakun e shumë izraelitëve në duart e tij. Tani, ne kemi treguar se gjaku i popullit tonë ka një çmim dhe se nuk ka vend të paarritshëm për forcat tona për këtë qëllim”.

Një zyrtar që merret me çështjet e sigurisë në një vend tjetër në rajon konfirmoi në kushte anonimiteti se Komandanti Shukr kishte vdekur nga plagët. Të paktën dy gra dhe dy fëmijë u vranë gjithashtu në sulmin izraelit, thanë burimet mjekësore dhe të sigurisë.

Shukri ishte këshilltar i udhëheqësit të Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, sipas njoftimit të ushtrisë izraelite për vrasjen e tij.

Sulmi në Bejrut erdhi pak para vrasjes së udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh në orët e para të së mërkurës në Iran, në një zhvillim që ka rritur më tej frikën për përshkallëzim më të gjerë rajonal. Hezbollahu është aleat i Hamasit.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

TAGGED: #Fuad Shukr, #Hezbollah
Kosova Times July 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Zgjidhja e vetme është rrëzimi i qeverisë

Kosova Times Kosova Times June 7, 2023
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
Sekuestrohen 20 armë të gjata AK-47, aktakuzë kundër 6 personave
Petkoviq nuk e njeh kompetencën e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin
Lot dhe lutje teksa rezervistët rusë nisen për luftë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?