By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri
January 23, 2026
Glaze Bourbon: glazura perfekte për marinadë
January 23, 2026
Rosë në letër pergameni me gështenja, konjak dhe portokall
January 23, 2026
Kokteje për mbrëmjet e ftohta
January 23, 2026
Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhjet
Rajon / Botë

ShBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhjet

Kosova Times
Last updated: 2024/07/31 at 9:10 PM
Kosova Times Published July 31, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar shprehën shqetësimin me vonesat në publikimin e të dhënave të detajuara për zgjedhjet nga autoritetet zgjedhore në Venezuelë , tha zëvendës- zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel të mërkurën në konferencën e përditshme të shtypit.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro tha të mërkurën se forca e tij politike është e gatshme të paraqesë të gjitha të dhënat e votimit të zgjedhjeve të së dielës dhe se i kishte kërkuar gjykatës më të lartë të vendit që të siguronte që edhe partitë e tjera e tjera të bëjnë të njëjtën gjë

Ndërkohë, ministrat e Jashtëm të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) miratuan një deklaratë në të cilin shprehin shqetësim mbi rezultatin e shpallur të zgjedhjeve në Venezuelë, që ka nxitur protesta në mbarë vendin.

Presidenti Nicolas Maduro pretendoi se fitoi zgjedhjet, por opozita e ka kundërshtuar rezultatin dhe ka deklaruar se të dhëna të pavarura tregojnë se fitues ishte kandidati i saj.

Ministrat e G7-ës i bënë thirrje përfaqësuesve të Venezuelës që të bëjnë publike të gjitha të dhënat e numërimit të votave dhe që të ndajnën çdo informacion me opozitën dhe vëzhguesit e pavarur.

Presidencën e radhës së 2024 po e mban Italia. Pjesë e G7-ës janë edhe Gjermania, Franca, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Shteteve të Bashkuara.

Të martën, Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai brazilian Luiz Inacio Lula da Silva i bënë thirrje të qeverisë së Venezulës të bëjë publike të dhëna të detajuara të votimeve për zgjedhjet presidenciale.

Në një deklaratë të përbashkët pas një telefonate gjatë së cilës diskutuan zgjedhjet në Venezuelë, Presidenti Biden dhe Presidenti Lula da Silva, aleat i zotit Maduro, thanë se “bien dakord për nevojën e publikimit të menjëhershëm të të dhënave të plota, transparente dhe të detajuara në nivel qendrash votimi nga autoritetet zgjedhore venezueliane”.

Në rrugët e Venezuelës kanë shpërthyer protestat, në të cilat i bëhet thirrje zotit Maduro që të pranojë humbjen e zgjedhjeve, edhe pse autoritetet zgjedhore e kanë shpallur atë fitues për një mandat të tretë me 51 për qind të votave.

Opozita thotë se institucioni zgjedhor është nën urdhrat e një qeverie diktatoriale. Sipas opozitës, kandidati i saj, Edmundo Gonzalez, siguroi mbi dyfishin e votave.

You Might Also Like

Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë

Shkalla kryesore e lindjeve në Rusi ka rënë në nivelin më të ulët në dy dekada, pavarësisht kërkesave të Putinit

Kremlini ka filluar përgatitjet për vdekjen e Kadyrovit

Rusët do të detyrohen të zbulojnë lejet e tyre të qëndrimit nën kërcënimin e ndjekjes penale

SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj “flotës në hije” të Iranit për shkak të shtypjes së protestave

TAGGED: #ShBA, #Venezuelë
Kosova Times July 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Fico ndodhet në Zagreb, pyetet pse është në krah të agresorit rus

Kosova Times Kosova Times April 16, 2025
Greva në RTK, punonjësit ju drejtohen Kurtit për dalje nga kriza
Një automjet në kërkim tenton të godas patrullën e policisë gjatë një ndalese
I moshuari vret vajzën e tij 60-vjeçare në zonën e Modenës
Hezbollahu thotë se do ta përshkallëzojë luftën me Izraelin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?