By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-kryeministri izraelit: S’ka paqe në agjendë, pas vrasjes së liderit të Hamasit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Ish-kryeministri izraelit: S’ka paqe në agjendë, pas vrasjes së liderit të Hamasit
Sport

Ish-kryeministri izraelit: S’ka paqe në agjendë, pas vrasjes së liderit të Hamasit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/01 at 2:28 PM
Kosova Times Published August 1, 2024
Share
SHARE

Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, ka thënë se vrasja në Teheran e Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga ShBA dhe BE – nuk do të ketë ndikim në bisedimet për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit, sepse “paqja nuk është në agjendë në këtë kohë”.

Olmert tha për shërbimin iranian të Radios Evropa e Lirë më 31 korrik se përgjigja e Iranit për vrasjen do të formësohet nga besimi i Teheranit se Izraeli e kreu sulmin, pavarësisht se Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë.

“Se a e kemi bërë ne apo jo, kjo ka pak rëndësi”, tha Olmert, i cili ka qenë i përfshirë në përpjekjet e dështuara për ta arritur një marrëveshje për zgjidhjen me dy shtete me Autoritetin Palestinez derisa shërbeu si kryeministër nga viti 2006 deri në vitin 2009.

“Me gjasë ata [Irani] do të vendosin se si të përgjigjen bazuar në atë se çfarë mendojnë se ka ndodhur”.

Vdekja e Haniyehut në tokën iraniane dhe sulmet izraelite ndaj grupeve të mbështetura nga Teherani, të cilat përfshihen në sulme kundër Izraelit, kanë nxitur frikë për rrezikun e shpërthimit të një lufte të drejtpërdrejtë mes Iranit dhe Izraelit dhe për një konflikt të gjerë në Lindjen e Mesme.

Haniyeh u vra mëngjesin e 31 korrikut në një lagje të pasur në Teheran, pak pasi kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit iranian, Masud Pezeshkian, në Parlament.

Qeveria e Izraelit nuk ka komentuar vrasjen e tij, por lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zotuar për hakmarrje kundër Izraelit për vrasjen e tij.

Neë York Times, duke cituar zyrtarët iranianë, raportoi se Khamenei urdhëroi sulm të drejtpërdrejtë kundër Izraelit gjatë një takimi emergjent të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit më 31 korrik.

Haniyeh u përfshi bujshëm në bisedimet e ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët në arritjen e një armëpushimi të përhershëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit. Lufta 10-mujore, e nxitur nga një sulm vdekjeprurës i Hamasit në Izrael më 7 tetor, i ka lënë të vdekur gati 40.000 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazë.

Vrasja e Haniyehut ndodhi një pasi Izraeli tha se e ka vrarë Fauk Shukr, komandantin e grupit libanez të mbështetur nga Irani, Hezbollah, të cilin e akuzoi për një sulm në fundjavë në të cilin u vranë dhjetëra të rinj në Lartësitë e Golanit, të okupuara nga Izraeli.

Izraeli e ka përshkruar sulmin e 28 korrikut si më vdekjeprurësin prej 7 tetorit, kur Hamasi vrau 1.200 izraelitë dhe mori peng qindra të tjerë.

Izraeli është zotuar se do ta çrrënjosë lidershipin e Hamasit pas sulmit të 7 tetorit dhe lirimin e të gjitha pengjeve që po mbahen në Gazë.

You Might Also Like

Xhaka e Shaqiri solidarizohen me Kosovën pas vërshimeve

FFK organizon punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi

Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll

Kosova U18 sot sfidon Turqinë në ndeshjen e fundit në grup

Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga

TAGGED: #Ehud Olmert, #Ismail Haniyeh
Kosova Times August 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sulm me raketa ruse në Kiev

Kosova Times Kosova Times August 20, 2024
Raportohet se mbi 42.000 ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë
Gjendet një grua e re gjermane që u zhduk 12 ditë më parë në një pjesë të largët të Australisë
Dortmund fiton me përmbysje ndaj Bochum
Cupcake klasike me fruta të thata dhe arra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?