By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lojëra dhe buzëqeshje: Fëmijët e pakicave shijojnë Parkun e Taukbahçes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lojëra dhe buzëqeshje: Fëmijët e pakicave shijojnë Parkun e Taukbahçes
Lajme

Lojëra dhe buzëqeshje: Fëmijët e pakicave shijojnë Parkun e Taukbahçes

Kosova Times
Last updated: 2024/08/01 at 4:56 PM
Kosova Times Published August 1, 2024
Share
SHARE

Me fletë, tullumbace apo topa në duar, rreth 50 fëmijë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian gjetën argëtim në një kamp veror në Parkun e Taukbahçes në Prishtinë.

Organizata “The Ideas Partnership (TIP)” thotë se kampi synon t’u sjellë argëtim dhe mundësi integrimi këtyre fëmijëve “të cilëve u mohohet një fëmijëri e lumtur” për shkak të kushteve të vështira socio-ekonomike dhe diskriminimit në shoqëri. /rel/

Dy nga vajzat pjesëmarrëse luajnë me një tullumbace, të rrethuara me shumë fëmijë të tjerë të moshave 9 deri 13 vjeç.
Dy nga vajzat pjesëmarrëse luajnë me një tullumbace, të rrethuara me shumë fëmijë të tjerë të moshave 9 deri 13 vjeç.
Ditën e parë të kampit veror të sivjetmë, fëmijët e kaluan në Parkun e Taukbahçes, në Prishtinë.
Ditën e parë të kampit veror të sivjetmë, fëmijët e kaluan në Parkun e Taukbahçes, në Prishtinë.
Aktivitetet do të vazhdojmë edhe më 2 gusht, nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në parkun e njohur si Pishat e Sllatinës, në Fushë Kosovë.
Aktivitetet do të vazhdojmë edhe më 2 gusht, nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në parkun e njohur si Pishat e Sllatinës, në Fushë Kosovë.
Organizata TIP ka organizuar këtë kamp veror tash e disa vite. Këtë vit, disa prej mbikëqyrësve në kamp kishin qenë pjesëmarrës në vitet paraprake.
Organizata TIP ka organizuar këtë kamp veror tash e disa vite. Këtë vit, disa prej mbikëqyrësve në kamp kishin qenë pjesëmarrës në vitet paraprake.
Pjesëmarrës janë fëmijët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, të cilët përballen me diskriminim dhe vështirësi të ndryshme socio-ekonomike. "Kemi parë që përveç largimit nga monotonia, socializimit dhe argëtimit, fëmijët lumturohen dhe motivohen që të jenë të rregullt në shkollë", thotë Elza Luzha, nga TIP.
Pjesëmarrës janë fëmijët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, të cilët përballen me diskriminim dhe vështirësi të ndryshme socio-ekonomike.

“Kemi parë që përveç largimit nga monotonia, socializimit dhe argëtimit, fëmijët lumturohen dhe motivohen që të jenë të rregullt në shkollë”, thotë Elza Luzha, nga TIP.

Sipas një raporti të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të publikuar në shkurt të këtij viti, rreth 99 për qind e fëmijëve që braktisin shkollimin në Kosovë janë nga radhët e këtyre tri komuniteteve.

Braktisja e shkollimit shfaqet si problem më i theksuar në mesin e vajzave të këtyre komuniteteve, ku raportohen edhe raste të martesave të hershme.
Braktisja e shkollimit shfaqet si problem më i theksuar në mesin e vajzave të këtyre komuniteteve, ku raportohen edhe raste të martesave të hershme.
Në mesin e aktiviteteve, përveç sporteve, ishin edhe lojërat me fjalë, ku pjesëmarrësit ndaheshin në grupe për të garuar se sa mirë e shpejt mund t'i gjenin fjalët e kërkuara.
Në mesin e aktiviteteve, përveç sporteve, ishin edhe lojërat me fjalë, ku pjesëmarrësit ndaheshin në grupe për të garuar se sa mirë e shpejt mund t’i gjenin fjalët e kërkuara.
Një grup fëmijësh të ulur shikojnë teksa dy vajza garojnë në një lojë, ku duhet ta gjenin fjalën që kishin të vendosur në ballë në bazë të informatave që merrnin nga garuesja tjetër.
Një grup fëmijësh të ulur shikojnë teksa dy vajza garojnë në një lojë, ku duhet ta gjenin fjalën që kishin të vendosur në ballë në bazë të informatave që merrnin nga garuesja tjetër.
Disa pjesëmarrës morën pjesë edhe në aktivitete artistike, ku kishin mundësi të pikturonin gurë.
Disa pjesëmarrës morën pjesë edhe në aktivitete artistike, ku kishin mundësi të pikturonin gurë.
Kampi synon të mos ketë vetëm fëmijë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, por të ketë sa më shumë diversitet. "Kampi synon t’u sjell argëtim dhe mundësi integrimi këtyre fëmijëve të cilëve u mohohet një fëmijëri e lumtur për shkak të kushteve të vështira socio-ekonomike dhe diskriminimit në shoqëri", thotë Luzha për REL-in.  
Kampi synon të mos ketë vetëm fëmijë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, por të ketë sa më shumë diversitet.
“Kampi synon t’u sjell argëtim dhe mundësi integrimi këtyre fëmijëve të cilëve u mohohet një fëmijëri e lumtur për shkak të kushteve të vështira socio-ekonomike dhe diskriminimit në shoqëri”, thotë Luzha për REL-in.

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

TAGGED: #Fëmijët e pakicave, #Lojëra dhe buzëqeshje, #Parku i Taukbahçes
Kosova Times August 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kandidati i krahut të djathtë fiton në raundin e dytë: Karol Nawrocki është presidenti i ri i Polonisë

Kosova Times Kosova Times June 2, 2025
RBC: Një aeroplan civil u përplas me një dron për herë të parë në Rusi
OKB: Bota larg cakut për luftim të ndryshimeve klimatike
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë
“Thaçi dhe të tjerët”, ZPS-ja s’do të mbështetet më në dëshmitë e 12 dëshmitarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?