By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një vit e gjysmë bojkot: LDK denoncon kapjen e RTK-së dhe propagandën shtetërore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Një vit e gjysmë bojkot: LDK denoncon kapjen e RTK-së dhe propagandën shtetërore
Lajme

Një vit e gjysmë bojkot: LDK denoncon kapjen e RTK-së dhe propagandën shtetërore

Kosova Times
Last updated: 2024/08/01 at 12:55 PM
Kosova Times Published August 1, 2024
Share
SHARE

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’ për atë që po ndodh me Radio Televizionin Publik të Kosovës. Abdixhiku ka treguar për vendimin e partisë që drejton për ta bojkotuar RTK-në prej më shumë se një viti, për shkak që, siç thotë kreu i LDK-së, ishte kuptuar që RTK ishte kapur nga pushteti.

Abdixhiku ka pasur kritika për partitë e tjera që s’kishin vepruar njëjtë dhe thotë se disa mungesën e LDK-së në RTK e kishin parë si mundësi për marrjen e hapësirës televizive.

Kryetari i LDK-së tutje thotë se tashmë që po shihet hapur që RTK është kapur dhe që politikat redaktoriale po caktohen nga parapushteti, paralajmërimi dhe vendimi i LDK-së për bojkot marrin kuptim.

“Një vit e gjysmë më pas, u kuptua se RTK nëpërmjet urdhëresave të partisë në pushtet, sulmoj mediat me lajme të rreme e kështu rrezikoj dhe jetën e kolegëve të tyre gazetarë në vend. Do të jetë një njollë e zezë ky segment në historinë e këtij mediumi që brenda vetes mbanë mundin e gjeneratave të tëra në gazetari”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku thotë se LDK mbetet partia e vetme në bojkotin ndaj RTK-së dhe ka ftuar edhe akterët e tjerë publik që të rreshtohen pas vendimit për bojkot.

Shkrimi i plotë i Abdixhikut:

NË VEND TË REAGIMIT

Sot, pra me 1 gusht, mbushen 1 vit e gjysmë që kur LDK vendosi të bojkotoj në tërësi televizionin publik RTK. Asnjë intervistë, asnjë bashkëpunim, asnjë deklarim – deri në shkarkimin e militantëve partiak të vënë në krye të mediumit publik.

Një vit e gjysmë më parë ne kishim kuptuar kapjen e plotë të politikave redaktoriale të RTK-së nga pushteti popullist. Kishim kuptuar dhe ndikimet direkte të ‘Grupit të PolitByrosë nga Tirana’ dhe gjithë rreziqet propaganduese që buronin nga një konstrukt i tillë.

Fatkeqësisht, në atë kohë dhe që nga ajo kohë, ne mbetëm të vetëm. Bojkoti ynë, përkundër konsideratës për gazetarët me integritet që i gjeje brenda RTK-së aty këtu, mbeti veçse një paralajmërim. Madje, nga shumë akter politik u pa si një mundësi e mirë e marrjes së hapësirës së lënë nga ne.

Disa madje dhe e harruan.

Siç tha një komentator gjumi këto ditë, pse nuk reagoi LDK për sulmet e RTK-së?!

Ndërsa ne në bojkot!

Tani që u pa hapur se kapja, orkestrimi i propagandës e politikat redaktoriale përcaktohen nga pushteti e parapushteti, paralajmërimi dhe bojkoti ynë marrin edhe më shumë kuptim! Një vit e gjysmë më pas, u kuptua se RTK nëpërmjet urdhëresave të partisë në pushtet, sulmoj mediat me lajme të rreme e kështu rrezikoj dhe jetën e kolegëve të tyre gazetarë në vend. Do të jetë një njollë e zezë ky segment në historinë e këtij mediumi që brenda vetes mbanë mundin e gjeneratave të tëra në gazetari.

LDK vazhdon të mbetet edhe sot e vetme në bojkotin ndaj mediumit të kapur publik. Ne vazhdojmë të besojmë se veprimet e parapushtetit sulmojnë fundamentet e demokracisë, vlera këto që LDK jo vetëm i ka kultivuar në vend, por dhe i mbronë me çdo mjet! Prandaj sot, secili akter publik, duhet të rreshtohet prapa një qëndrimi si ky! Një vit e gjysmë më vonë, por më mirë vonë se hiç!

Dhe që ta kuptoni, qëndrimet e veprimet e LDK-së, mbi kapjen, grupet parapolitike e propagandën, nuk janë pozicione të garave partiake. Ato janë përfundime konstatuese të shqetësimeve serioze mbi rrënimet fundamentale të vlerave të shoqërisë.

Dhe herët apo vonë do të dalin secila!

Si ajo e kapjes së RTK-së; si ajo e ‘Grupit të PolitByrosë nga Tirana’; si e ajo propagandës së sondazheve e mbi të gjitha, e dëmeve të mëdha antishtetare që pushteti i majtë popullist ka shkaktuar për katër vjet! /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë

BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet

Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve

Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve

Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE

TAGGED: #LDK, #Lumir Abdixhiku, #RTK
Kosova Times August 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konjufca bën thirrje për hetimin e vrasjes së policit në Kaçanik

Kosova Times Kosova Times April 2, 2025
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Abdixhiku: Çekaj do të mbetet përherë në piedestalin e historisë tonë
Sonte nis edicioni i dytë i Mitrovica International Jazz Days dedikuar grave
Irani ekzekuton një hebre për vrasje që ai pretendoi se e kishte kryer në vetëmbrojtje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?