By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krokante, të fryra, me njolla: 5 stile të preferuara picash italiane për t’i provuar
May 15, 2025
Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm
May 15, 2025
Misioni vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjeve të huaja
May 15, 2025
Rikthehen objektet e uzurpuara në veri, Sveçla: Në shërbim të qytetarëve
May 15, 2025
Mbërrin në Tiranë, presidenti ukrainas Zelensky
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA forcon aleancat në Indo-Paqësor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > ShBA forcon aleancat në Indo-Paqësor
Uncategorized

ShBA forcon aleancat në Indo-Paqësor

Kosova Times
Last updated: 2024/08/01 at 6:31 PM
Kosova Times Published August 1, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara po forcojnë ndjeshëm aleancën e tyre në Indo-Paqësor mes kërcënimeve të sigurisë që paraqet Kina. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgewll nga Tokio, Pentagoni e ka përmirësuar ndjeshëm komandën ushtarake në Japoni. Por sa të gatshme janë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për të vepruar në rast konflikti?

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 54 mijë trupa të dislokuara në Japoni, me shumicën e tyre në Okinawa. Baza ajrore Kadena është më e madhja që ka Amerika në Paqësor.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe shefi i Pentagonit, Lloyd Austin, zhvilluan bisedime të dielën me homologët japonezë, ndërsa njoftuan një ndryshim të madh në çështjet e mbrojtjes.

“Shtetet e Bashkuara do të riorganizojnë forcat amerikane në Japoni në një shtab të përbashkët të forcave me misione dhe përgjegjësi të zgjeruara operacionale”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Komanda e re do të drejtohet nga një gjeneral me tre yje, thotë për Zërin e Amerikës Kunihiko Miyake me Institutin e Politikës së Jashtme.

“Kjo do të thotë se amerikanët janë vërtet seriozë për të luftuar përkrah Japonisë. Kundër kujt? Unë nuk e di. Ndoshta mund të duhet të luftojnë kundër kujtdo që dëshiron të ndryshojë me forcë status quo-në”.

Masat e reja synojnë të përmirësojë më tej Komandën e Operacioneve të Përbashkëta në Japoni, thotë Grant Newsham me Qendrën për Politikat e Sigurisë

“Është një hap i parë i mirë, drejt vendosjes së amerikanëve dhe japonezëve në një pozitë ku ata mund të luftojnë së bashku. Por mbetet për t’u parë. Është e rëndësishme se sa autoritet do të ketë, çfarë njësish dhe çfarë përgjegjësie do të ketë në rast të një emergjence?”

Vitin e kaluar Japonia njoftoi planet për të dyfishuar shpenzimet e mbrojtjes në rreth 2% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2027. Zoti Newsham thotë se ushtria japoneze fillimisht ka nevojë për investime të mëdha për armët, logjistikën dhe rekrutimin.

“Si do të përgatitesh që të luftosh përkrah amerikanëve? A janë bërë planifikimet dhe trajnimet e nevojshme për të qenë të gatshëm në rast të një përballje me një situatë emergjente?”, shtron pyetjet analisti Newsham.

Ekziston shqetësimi se një emergjencë e tillë mund të jetë e afërt. Shtetet e Bashkuara dhe Japonia e kanë etiketuar Kinën si “sfidën më të madhe strategjike” me të cilën përballet rajoni ndërsa Pekini ka shtuar praninë ushtarake në Detin e Kinës Jugore dhe përreth Tajvanit.

Zyrtarët amerikanë thonë se Uashingtoni po përpiqet të ndërlidhë aleancat e tij rajonale për të krijuar një kornizë për mbrojtjen e sigurisë së Indo-Paqësorit.

“Sigurisht, nuk mund të kemi një sistem aleance kolektive si NATO-ja, sepse kemi një sfond historik ndryshe. Por kemi nevojë për një marrëveshje sigurie shumështresore”, thotë Kunihiko Miyake me Institutin e Politikës së Jashtme.

Filipinet janë një pjesë kyçe e kësaj aleance. Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën një paketë ndihme ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Manilën.

“Për të ashtuquajturin rrjet të ri aleancash dhe marrëveshjesh që amerikanët janë përpjekur të formojnë, pyetja është, me kë prej tyre mund të kryejnë një operacion urgjent? E kam fjalën, në rast të një lufte të vërtetë, cilat vende do të ofrojnë mbështetje? Mund të jetë një listë shumë e shkurtër”, thotë analisti Newsham.

Pekini mohon se përbën kërcënim për sigurinë e Indo-Paqësorit. Të martën, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë që të braktisin atë që e quajti “mentalitet të Luftës së Ftohtë”.

Rusia tha të mërkurën se dukej se Shtetet e Bashkuara dhe Japonia po përgatiteshin për konflikt të armatosur, duke shtuar se Moska po konsultohej me Kinën dhe Korenë e Veriut për mënyrën më të mirë për t’u përgjigjur.

You Might Also Like

Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Horoskopi ditor për 12 maj 2025

Ajo fjeti me 620 burra në 8 orë! Ajo u ndal vetëm për shkak të lodhjes

Moti në Shqipëri i kthjellët e me diell

Përkujtohet 35-vjetori i Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

TAGGED: #Aleanca, #Indo-Paqësor, #ShBA
Kosova Times August 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump: Putini as që dëshiron të ndalojë luftën, ndoshta ai thjesht po më tërheq zvarrë

Kosova Times Kosova Times April 26, 2025
KOSTT nënshkruan marrëveshjen e kyçjes për Parkun Solar Kramovik
Arrestimi në veri të Kosovës, reagojnë Lista Serbe dhe Beogradi
Një problem tjetër për forcat ruse në Ukrainë – atyre po u mbarojnë me shpejtësi dronët Shahed-136 të prodhuar nga Irani
Gjendet i vdekur në zonën e Arezzos, arrestohet ish i dashuri i vajzës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?