By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dejona Mihali në Kosovë, si Miladin Popoviqi në Shqipëri!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Dejona Mihali në Kosovë, si Miladin Popoviqi në Shqipëri!
Opinion

Dejona Mihali në Kosovë, si Miladin Popoviqi në Shqipëri!

Kosova Times
Last updated: 2024/08/02 at 2:34 PM
Kosova Times Published August 2, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Behxhet ShALA

Antikombëtarizmi i maskuar si kombëtarizëm: Miladin Popoviq ishte një serbomalazez nga Jugosllavia që gjatë luftës së dytë botërore, i dërguar nga OZNA ( shërbimi ushtarak i zbulimit jugosllav ) bëri shumë dëme në Shqipëri duke dëmtuar pjesën kombëtare dhe duke forcuar pjesën komuniste që, në fakt u fut 100 përqind nën kontrollin jugosllav dhe serb. Kur u arritë Marrëveshja midis forcave nacionaliste – kombëtare shqiptare dhe atyre komuniste – antikombëtare për një luftë të përbashkët për çlirim të Shqipërisë, Miladin Popoviqi, duke ua sharë nënën në gjuhën shqipe ( të cilën e fliste rrjedhshëm ), e shqeu këtë Marrëveshje duke e favorizuar Enver Hoxhën për udhëheqës të Partisë Komuniste të Shqipërisë e, që në fakt ishte degë e Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Pas kësaj lufta nuk bëhej kundër okupatorëve italianë dhe gjermanë por kundër forcave nacionaliste që realisht ishin shpirti, truri dhe trupi i patriotizmit shqiptarë. U vranë shumë patriotë shqiptarë gjatë e sidomos pasi komunistët morën pushtetin në Shqipëri. Enver Hoxha u bë vegël e Miladin Popoviqit, Dushan Mugoshës,  Tempos dhe kriminelit Tito duke asgjësuar ajkën intelektuale dhe atdhetare shqiptare dhe duke i zëvendësuar ne analfabetë dhe antikombëtarë si Xoxe, Muho Asllani, Lenka Quko etj. që krijuan emër dhe karrierë politike duke arrestuar, torturuar, dënuar, internuar dhe vrarë trurin, shpirtin dhe mendjen e patriotizmës shqiptare. Në një ekspozitë të organizuar nga të përndjekurit politikë të Shqipërisë, në Sheshin e vëllezërve Frashëri ku morëm pjesë Baca Adem Demaçi dhe unë, kryetari i kësaj shoqate, Zyhdi Morava na tregoi se pjesa më e madhe e atyre që nënshkruan dokumentin e Pavarësisë në Vlorë, ose janë arrestuar, internuar, ose janë vrarë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës .

Kurse, ne që e donim Shqipërinë e që nuk kishim informata të mjaftueshme , verbërisht i besonim lajmeve të Radio Tiranës dhe Kukësit sikur edhe librave të historisë ku glorifikoheshin komunistët dhe satanizoheshin patriotët e vërtetë, deri në çastin kur u përballëm me realitetin në Shqipëri . Jugosllavia, pas përfundimit të luftës ia përpilonte edhe rendin e ditës për mbledhje të qeverisë shqiptare, deri aty shkonte nënshtrimi dhe llaskucëria. Komunistët shqiptarë bënin shtatë palë qejfe në kurriz të varfërisë së popullit shqiptar që vuante për kafshatën e gojës. Një mik imi nga Saranda që në kohën e diktaturës kishte shërbyer si kamerier më tregonte se Pilo Peristeri, bashkë me Muho Asllanin, te Syri i Kaltër ( ishte zonë ushtarake e ndaluar për qytetarë ), brenda 48 orëve e kanë ngrënë një derr të pjekur helli duke pirë sasi të madhe vere dhe rakie. Pas kësaj ne kamerieret lëpinim dhe gërryenim kockat e mbetura …!

Dejona Mihalin askush nuk e ka dërguar nga Shqipëria, është larguar nga aty e deklasuar dhe e margjinalizuar krejtësisht . Nuk jam i sigurt se kush e ka dërguar në Kosovë por nuk kam asnjë dyshim se aktiviteti i saj është thellësisht antikombëtar, kundër Kosovës, kundër Shqipërisë dhe në dobi të Serbisë, Rusisë dhe Greqisë. Folenë ku i ka vendosur vezët antikombëtare e ka ndërtuar në mesin e qyqeve të LV -së duke u sjellur ndaj tyre sikur Miladin Popoviqi në Shqipëri . Kinse është udhëheqëse e komiteteve të LV e, në fakt ajo është violina e parë në 2orkestrën e injorantëve dhe trushpëlarëve të LV – së, ku, jo që nuk i bindet Albin Kurtit, si dirigjenti kryesor i LV – së por, përkundrazi, Albini i nënshtrohet asaj e cila mantrat antikombëtare i përdorë për edukim kombëtar. Me marrjen absolute të pushtetit nga LV dhe Faton Peci,  Dejona Mihali, nga persona non grata që u cilësua si person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare nga AKI, tash, ajo është shndërruar në drejtor nën hije i AKI – së. Nuk lë vend pa i futur hundët, në listën për deputetë të LV – së, formim të kabinetit qeveritar, zgjedhjet në Luginë të Preshevës, në Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, për drejtor të RTK – së, ambasadorë, konsuj, borde të ndërmarrjeve publike, ndarje të tenderëve dhe granteve për miq të LV – së sikur edhe për anëtarë të kësaj partie. Shërben si viagra për impotentët intelektualë të LV – së duke ua shkruar fjalimet dhe postimet . Ka hapur kursin për analfabetët politikë duke ua mësuar alfabetin këtyre analfabetëve të lindur dhe të bindur.  Në luftë kundër kundërshtarëve politikë e që i konsideron si armiq, kundër ish të burgosurve politikë e sidomos kundër udhëheqësve të UÇK -së, as BIA apo UDB- ja e Serbisë nuk është më këmbëngulëse dhe më e gatshme t’i dëmtojë. Është shtyllë e fortë dhe shpresa e Gjykatës Speciale në Hagë. Orkestron çdo fushatë kundër forcave patriotike në Kosovë, Shqipëri, Luginë dhe Maqedoni të Veriut . Është motra politike dhe kombëtare ( sipas vijës gjenetike )  e kriminelit dhe terroristit që vrau ushtarë shqiptarë në Peshkopi të Shqipërisë, tash evrodeputetit grek të Micotakisit , Fredi Beleri.

Keni parë alamet ” burra ” të LV -së dhe vajza e gra që shkrihen kur dalin në foto me këtë Laddy Macbeth, duke pirë kafe apo duke mbushur cillat me … Bukë dhe Zemër. Sa të padinjitetshëm dhe sa të padinjitetshme . Po të mos ishin Halili, Dilmali,  Mefi, Ceni, Salë kokëtuli, këta ekstazitë e Prizrenit, Dani i Rrustës, Arbëria, ortakja e Radojçiqit, analfabetja e Jakovës, Shpirtzeza e Gjermanisë, nusja nga Panxhabi,  Shën Hajnrullahu, torollakët e Mexhlisitb, LV do të bëhej hora e dunjasë . Këta e përfaqësojnë, me dinjitet të Sanço Panços integritetin politik, njerëzor, moral, kombëtar të LV. Pa këta Albin Kurti është asgjë dhe askushi. Pa këta Dejona Mihali do të vuante për kafshatën e gojës. Me këta i kanë rënë shkelëm fukarallëkut, oktapodin krudo e kanë meny të përditshme, verën Cianti gjithashtu, Durrësin dhe Velipojën e kanë zëvendësuar me Mykonos, Kan dhe Ishuj  Azore. Në vend të biletës mujore për Kodër të Trimave dhe Breg të Diellit, janë parapaguar për Paris, Athinë, Bon, Bruksel dhe New York. Të pafytyrët !

P.s.TV Dukagjini po emiton çdo mbrëmje nga një intervistë me ish të burgosurit politikë shqiptarë që kanë përjetuar tmerre dhe tortura të tmerrshme nga udbashët që flisnin shqip e që i shërbenin Jugosllavisë dhe Serbisë. Ndonëse përmenden me emra dhe mbiemra deri më tani nuk kemi asnjë reagim nga Kurti, Osmani dhe Konjufca. As të klientes së Sellmës dhe Valdrinit . Duket ende nuk e kanë lejen e Dejona Mihalit dhe Jeton Qurroit e që janë antishqiptarë të qelbur. Të poshtër dhe maniakë.

You Might Also Like

Si e fundosi Putini – Lukoilin

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

TAGGED: #Behxhet Shala
Kosova Times August 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Zogaj: Kurti e ka kërkuar këtë tensionim të situatës në veri

Kosova Times Kosova Times November 5, 2022
Haradinaj përkujton ish-presidentin Rugova
Tërmet në Kosovë, ja ku ishe epiqendra
Rusia mori 1.6 milionë predha nga Koreja e Veriut për luftën në Ukrainë
Horoskopi ditor për të dielën 28 ​​janar 2024!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?