By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Disko McDonald’s në Budapest – ushqim i shpejtë me ritmin e shpejtë të qytetit
October 8, 2025
Fshati më i lartë në Evropë: Një vend ku njerëzit jetojnë të shkëputur nga bota për gjashtë muaj të vitit
October 8, 2025
Ura e Paqes që shkaktoi një grindje midis bashkëqytetarëve: Një spektakël i lehtë që mbart një mesazh të rëndësishëm
October 8, 2025
Një recetë që zgjat 30 minuta dhe vetëm pak përbërës
October 8, 2025
Qendra Muzeore Krujë, 6 mijë vizitorë vetëm javën e parë të tetorit
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hoti: Incidenti me presidenten në Shkup, pakujdesi e autoriteteve ose provokim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hoti: Incidenti me presidenten në Shkup, pakujdesi e autoriteteve ose provokim
Lajme

Hoti: Incidenti me presidenten në Shkup, pakujdesi e autoriteteve ose provokim

Kosova Times
Last updated: 2024/08/02 at 1:54 PM
Kosova Times Published August 2, 2024
Share
SHARE

Pakujdesi e autoriteteve të Aeroportit të Shkupit apo provokim – këta janë dy skenarë të mundshëm për atë që i ka ndodhur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit më 1 gusht, thotë për Radion Evropa e Lirë Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Kjo, në bazë të informacioneve që deri më tani janë bërë publike.

Presidenca e Kosovës ka akuzuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, duke thënë se, më 1 gusht, presidentes Vjosa Osmani është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit (TAV). Këshilltari politik i presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se pavarësisht faktit që i janë bërë të ditura rregullat diplomatike, “ai [sigurimi] ka tentuar fizikisht ta shtyjë presidenten, me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për t’i hapur rrugën”.

Autoritetet maqedonase i kanë hedhur poshtë këto akuza të Presidencës kosovare, por thanë se kanë nisur hetimet për këtë rast. Nga kompania TAV thanë se departamenti i sigurisë, në kuadër të përgjegjësive, ka kryer kontroll standard të sigurisë.

Sipas Hotit, sigurimi i aeroportit “absolutisht nuk ka të drejtë” të sillet siç është sjellë me presidenten Osmani. Ai konsideron se nëse flasim për skenarin e një pakujdesie, atëherë e drejta ndërkombëtare parasheh kërkim-faljen.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni ju këtë incident që ka ndodhur në Aeroportin e Shkupit?

Afrim Hoti: Po, parimisht, të paktën në bazë të informacioneve që deri më tani kanë dalë në publik, mendoj që janë dy skenarë. Skenari i parë është një pakujdesi e autoriteteve të Aeroportit të Shkupit. Ne kemi parasysh faktin që edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Kosovë, po edhe gjetiu, jo i gjithë stafi që punon nëpër pika kyç, ka përgatitjen e duhur për të kuptuar privilegjet dhe imunitetet diplomatike të autoriteteve publike.

Në këtë drejtim, mendoj që skenari i parë pra flet për një pakujdesi të stafit.

Ndërkohë, që ekziston mundësia edhe e ndonjë skenari tjetër që flet eventualisht për provokime të caktuara, të cilat janë të besueshme në rastin aktual për faktin që tashmë atje e kemi edhe elementin serb në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe që edhe skenarë të tillë eventualisht nuk do të duhej të përjashtoheshin.

Radio Evropa e Lirë: A ka të drejtë sigurimi i një aeroporti të kontrollojë gjërat personale, si telefoni i një zyrtari shtetëror?

Afrim Hoti: Jo, absolutisht nuk ka të drejtë. Konventa e Vjenës për Privilegjet dhe Imunitetet diplomatike parasheh lehtësi të lëvizjes së autoriteteve publike, qofshin ato të brendshme, pra organet e brendshme, ku flasim për kryeparlamentarin, ministrin e Jashtëm, presidentin e vendit, po edhe për stafin tjetër diplomatik, nuk ka të drejtë të kontrollojë bagazhin e tyre, ndërkohë që nëse flitet për skanim eventual, pra që valixhja diplomatike, duke përfshirë këtu edhe të telefonit, që të kalojnë nëpër skanerët e sigurisë, atëherë gjithsesi që duhet të ndiqet procedura standarde sikur për të gjithë të tjerët.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Hoti, pra ju, si e cilësoni këtë incident, si pakujdesi apo si provokim, si skenar provokimi?

Afrim Hoti: Po tash të them të drejtën, nuk i kam të gjitha informacionet, sepse qarkullojnë dy variante të ndryshme dhe nuk mund të mbaj një pozicion të caktuar, sepse pozicioni i caktuar, pa argumente, interpretohet edhe si spekulim. Por, unë dua të besoj që flasim për një pakujdesi të autoriteteve maqedonase për ta trajtuar presidenten e një vendi. Madje, përfshirë edhe rastet kur qëndrimi i saj nëpër vende të treta është incognito. Edhe sikur të ishte një vizitë private, presidentja gëzon të gjitha privilegjet dhe se autoritetet duhet ta trajtonin si të tillë.

Radio Evropa e Lirë: Autoritetet maqedonase thonë se kanë nisur hetimet, por në njëfarë forme, në njëfarë mënyre, kanë arsyetuar atë se çka ka ndodhur. Çka do të duhej të bëjnë tash autoritetet maqedonase?

Afrim Hoti: Për të arritur satisfaksionin, në veçanti nëse flasim për skenarin e një pakujdesie, atëherë e drejta ndërkombëtare parasheh kërkim-faljen, nëse flasim eventualisht për pakujdesi, po madje në raste të caktuara, edhe sikur të ishte ndonjë provokacion i mbyllur ose privat i një zyrtari të caktuar atëherë, normalisht që kërkim-falja do të ishte satisfaksion për autoritetet tona.

Nëse flasim për skenar të caktuar, atëherë normalisht që marrja e masave ndaj zyrtarit që ka bërë një provokim të tillë do të shkaktonte satisfaksion për Kosovën.

You Might Also Like

Kurti e Rizvanolli vizitojnë ‘Kosovën B’, premtojnë stabilitet me rrymë

Arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja përcillet për në Shkodër, ku do të prehet në banesën e fundit

Dështon seanca ndaj Mujkës e Muzliukajt për mungesë të të akuzuarve

Homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja, gjyqtarët duan siguri

Infantino sot viziton Kosovën, dekorohet nga presidentja Osmani

TAGGED: #Aeroporti i Shkupit, #Afrim Hoti, #Vjosa Osmani
Kosova Times August 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina goditi një tjetër depo nafte në Rusinë jugore

Kosova Times Kosova Times November 1, 2024
Dy avionë të vegjël përplasen në Arizona, dy persona të vdekur
Rusia dhe Ukraina filluan negociatat për shkëmbimin e të burgosurve në rajonin e Kurskut
Hera e pare qe predsidenti aktual pret 80 vjetorin e lindjes: Joe Biden merr një vendim kyç pas festimit…
BE: Projektligji për KPM-në të mos ndikojë negativisht në lirinë e mediave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?