By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Inaugurohet busti i heroit Rrustem Bruqi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Inaugurohet busti i heroit Rrustem Bruqi
Lajme

Inaugurohet busti i heroit Rrustem Bruqi

Kosova Times
Last updated: 2024/08/03 at 3:18 PM
Kosova Times Published August 3, 2024
Share
SHARE

Është inauguruar sot busti i heroit Rrustem Bruqi, në sheshin ‘’Rrustem Bruqi’’, në Isniq të Deçanit.

Në pamundësi për të qenë i pranishëm, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i përcolli famijes Bruqi një telegram të cilin e lexoi moderatori i ceremonisë, Shkodran Imeraj.

Në këtë ngjarje e pranishme ishte zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz.

Letra e plotë e kryeministrit Kurti:

E nderuara familje Bruqi,
Të nderuar banorë të Isniqit e të Deçanit,

Më vjen mirë që një muaj prej kur janë bërë 26 vite nga rënia e dëshmorit, Rrustem Bruqi, figura e tij prej patrioti po lartësohet dhe po fiksohet në një vepër arti në vendlindjen e tij në Isniq.

Historia moderne e Kosovës dhe veçanërisht gjysma e dytë e shekullit XX, është e dendur me ngjarje dhe procese që lidhen me personalitete të caktuara historike, në biografitë e të cilëve mund ta lexojmë vetë historinë e Kosovës. I tillë është edhe rasti i Rrustem Bruqit, jetëshkrimi i të cilit mund të lexohet edhe si një përshkrim i modelit kulturor të intelektualit të angazhuar dhe patriotit të përkushtuar për vendin dhe për kombin e tij.

E them këtë për Rrustem Bruqin duke qenë në dijeni të jetës së tij aq të ngjeshur me aktivitete, përkatësisht të veprës së tij patriotike që nga rinia e hershme e derisa ra dëshmor, këtu e 26 vite më parë. I lindur më 1958, kur Rrustem Bruqi i regjistroi studimet për jurisprudencë në Universitetin e Prishtinës më 1978, vetëm tetë vite pas themelimit të universitetit, t’i vijoje studimet universitare atë kohë ishte edhe një akt patrioitizmi në vetvete.

I angazhuar qysh nga demonstratat e pranverës së vitit 1981, Rrustem Bruqi u kthye në një njeri tejet aktiv, duke i shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe metodat, legale dhe ilegale, paqësore dhe të armatosur, për organizime dhe për rezistencë, për aktivizëm dhe deri për luftë çlirimtare. Kur i dëgjoni rrëfimet nga të afërmit dhe shokët e Rrustemit apo kur lexoni për jetën e tij nëpër tekste biografike, e kuptoni që një jetë e kaluar me aq shumë aktivitete si në Isniq e në Deçan sa ishte në Kosovë, ashtu edhe gjatë katër viteve që i kaloi në Gjermani, nuk mund të përmbyllej ndryshe veçse ashtu si u përmbyll. Andaj natyrshëm, në qershor të vitit 1998, Rrustemi u kthye nga Gjermania në Kosovë duke iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në frontet e luftës. Dhe po kaq natyrshëm, Rrustem Bruqi ra dëshmor më 6 korrik 1998, duke e përmbyllur jetën dhe veprën e tij me aktin më sipëror të një individi për liri, si dëshmor i popullit dhe vendit të tij në luftën e tij të drejtë për çlirim.

Lum familja Bruqi dhe Isniqi që e rriti e formoi dhe lum Kosova që e pati ushtar të saj deri në vdekjen e tij, Rrustem Bruqin, dëshmorin e lirisë së Kosovës. Lavdi Rrustem Bruqit dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen

Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para

Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë

TAGGED: #Albin Kurti, #Rrustem Bruqi
Kosova Times August 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministrja e Jashtme austriake kundërshton bojkotin e Izraelit në Eurovision

Kosova Times Kosova Times September 20, 2025
IPK në dy raste të ndryshme rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë
Trump i zemëroi plotësisht demokratët për vendimin për të sulmuar, kërkojne llogaridhënie: “Kjo ishte jokushtetuese”
Misioni i KiE: Kosova mbajti zgjedhje paqësore, por përfaqësimi i grave mbetet i ulët
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superpërballje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?