By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë
December 30, 2025
Zjarr në një objekt pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren (Video)
December 30, 2025
VIDEO: Kinezët qëllojnë me raketa drejt Tajvanit, regjistrohet një takim i afërt në det!
December 30, 2025
IKD publikon raportin mbi ekzaminimin e telefonave në procedurë penale
December 30, 2025
Hulumtimi i BBC-së: Humbjet ruse në Ukrainë shpërthejnë, vlerësimi i numrave realë është publikuar
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani thotë se lideri i Hamasit u vra nga një raketë me rreze të shkurtër veprimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani thotë se lideri i Hamasit u vra nga një raketë me rreze të shkurtër veprimi
Rajon / Botë

Irani thotë se lideri i Hamasit u vra nga një raketë me rreze të shkurtër veprimi

Kosova Times
Last updated: 2024/08/03 at 5:08 PM
Kosova Times Published August 3, 2024
Share
SHARE

Garda Revolucionare e Iranit tha të shtunën se Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, u vra nga një raketë me rreze të shkurtër veprimi.

Ajo i akuzoi Shtetet e Bashkuara se e mbështetën sulmin, për të cilin e fajësoi Izraelin, raporton televizioni shtetëror iranian.

Garda Revolucionare e përsëriti thirrjen për hakmarrje, dhe tha u përdor “një raketë e mbushur me materiale me peshë rreth shtatë kilogramë” për ta vrarë liderin e Hamasit në banesën ku po qëndronte ai në Teheran të mërkurën. Ajo tha se sulmi shkaktoi shkatërrim të madh, por nuk tregoi hollësi rreth vendndodhjes së banesës.

Haniyeh ndodhej në Iran për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian.

“Sulmi u planifikua dhe u krye nga regjimi sionist dhe u mbështet nga ShBA-ja”, tha Garda në komunikatën e publikuar në televizionin shtetëror.

Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyehut, por as nuk e ka mohuar atë. Megjithatë, Izraeli vazhdimisht është zotuar se do t’i vrasë atë dhe liderët e tjerë të Hamasit, për shkak të sulmit që ky grup e kreu në jug të Izraelit më 7 tetor, duke e nxitur luftën në Rripin e Gazës.

Vrasja e tij ka nxitur frikën për rrezikun e një konflikti të gjerë rajonal dhe të një lufte të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit, nëse Teherani hakmerret.

Në prill, Irani e nisi një sulm ndaj territorit izraelit me dronë dhe raketa. Izraeli i rrëzoi pothuajse të gjitha gati 300 raketat dhe dronët iranianë, falë ndihmës nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.

Irani nuk e njeh Izraelin dhe i mbështet grupet kundër Izraelit, përfshirë Hamasin dhe grupin libanez, Hezbollah.

You Might Also Like

VIDEO: Kinezët qëllojnë me raketa drejt Tajvanit, regjistrohet një takim i afërt në det!

Hulumtimi i BBC-së: Humbjet ruse në Ukrainë shpërthejnë, vlerësimi i numrave realë është publikuar

Çedomir Stojkoviq u lirua për t’u mbrojtur ne liri

Axhenda ndërkombëtare

2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar

TAGGED: #Hamas, #Ismail Haniyeh
Kosova Times August 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ndërtimet e egra, “vrimë e errët” për sigurinë e objekteve në Maqedoninë e V.

Kosova Times Kosova Times February 18, 2023
Modelja bie nga skena në konkursin e bukurisë së Miss Universe, pamjet po qarkullojnë në internet
Zelensky falënderon Biden në një telefonatë ndërsa Ukraina përgatitet për presidencën e Trump
Vritet bija e miliarderit ne qender tregtare: Para gjakderdhjes bleu nje fustan nuseje, detaje te tmerrshme
Borrell për veriun: Zgjedhje të reja sa më shpejt dhe me pjesëmarrje të plotë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?