By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nëntë zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Nëntë zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut
Rajon / Botë

Nëntë zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2024/08/03 at 4:32 PM
Kosova Times Published August 3, 2024
Share
SHARE

Maqedonia e Veriut është duke u përballur me nëntë zjarre aktive, përfshirë me zjarre të reja në Ohër dhe në Shkup, njoftoi të shtunën drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizaa, Stojance Angelov.

Një zjarr i madh është përhapur në zonën e komunës së Ohrit, në fshatin Kosel, i cili rrezikon të përhapet edhe në një pyll me pisha.

Zjarret kanë shpërthyer edhe në zonën e Shkupit, në komunën e Zelenikovës, dhe afër fshatit Ljubanci.

Angelov thotë se zjarri më i madh është në malet e Osogovës, në terren të paarritshëm, i cili është aktiv prej ditësh, prandaj autoritetet kanë vendosur t’i përdorin tetë helikopterë – tre maqedonas, një serb, dy hungarezë, një slloven dhe një çek – për ta shuar atë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se helikopteri i saj, Airbus H215 Super Puma, me tre tonë ujë, me gjashtë pjesëtarë të Njësisë së Helikopterëve dhe një pjesëtar të Sektorit të Emergjencave, është dërguar në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Angelov shtoi se zjarri në komunën e Makedonski Brodit, në rajonin e fshatrave Tazhevë dhe Breznicë, po vazhdon prej disa ditësh në terren vështirë të qasshëm dhe se të shtunën atje është dërguar një helikopter policor, si dhe një ekip nga Hungaria me 46 zjarrfikës dhe automjete speciale.

Zjarri në Plasnicë është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e tij, si dhe zjarri i pyjeve në Pehçevë.

Angelov tha se në Maqedoninë e Veriut këtë verë është regjistruar një numër rekord i zjarreve dhe se gjatë korrikut ka pasur 620 zjarre në natyrë dhe në pyje, prej të cilave 611 janë shuar.

“Rekordi ishte më 29 korrik, kur kishim 66 zjarre aktive në një ditë”, tha Angelov.

You Might Also Like

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane

Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem

TAGGED: #Maqedoni e Veriut, #Zjarre
Kosova Times August 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sarrazin:Kemi premtimin nga Serbia se nuk do të bëjë ndonjë budallallëk

Kosova Times Kosova Times October 13, 2023
LVV shpalos programin për Vitinë, në fokus infrastruktura dhe arsimi
FAO: Çmimet e ushqimeve u rritën ndjeshëm në shkurt
Tragjedia ne Mal të Zi: Janë nxjerrë trupat e babait dhe djalit nga Moraça
Pakistani mban zgjedhje parlamentare midis dhunës dhe halleve ekonomike e politike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?