By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
HRANA: Më shumë se 3,300 njerëz kanë vdekur gjatë protestave në Iran.
January 18, 2026
Bloomberg: Trump kërkon 1 miliard dollarë për një vend të përhershëm në Këshillin e Paqes
January 18, 2026
Frikë nga Trump apo veprim sipas planit? Ushtarët gjermanë mbërritën në Grenlandë të premten dhe u larguan nga ishulli sot
January 18, 2026
Kili shpall gjendje katastrofe, zjarret mbysin 16 persona dhe detyrojnë mijëra të largohen
January 18, 2026
Trump kërkon 1 miliard dollarë për anëtarësim në Bordin e Paqes për Gazën
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rritet për 50 fish fuqia transmetuese e Radio Kosovës në veriun e vendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rritet për 50 fish fuqia transmetuese e Radio Kosovës në veriun e vendit
Lajme

Rritet për 50 fish fuqia transmetuese e Radio Kosovës në veriun e vendit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/03 at 4:04 PM
Kosova Times Published August 3, 2024
Share
SHARE

Prej sot programi i dy radiove të Transmetuesit Publik të Kosovës është më afër komuniteteve etnike që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës.

Në pikën transmetuese të Cërnushës në komunën e Mitrovicës, sot është instaluar sistemi i antenave me transmetues të rinj për dy kanalet e Radio Kosovës.

Me këtë investim, është rritur për 50 fish fuqia shpërndarëse e sinjalit të Radio Kosovës, në frekuencat 87.6 dhe 91.5 MHz.

Drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili, ka theksuar se instalimi i paisjeve të reja teknike mundëson rritjen e cilësisë së transmetimit dhe mbulueshmërisë së rajonit të Mitrovicës dhe të veriut të vendit me sinjalin e dy kanaleve të Radio Kosovës, të cilat përveç programit në gjuhën shqipe ofrojnë program ditor për komunitetin serbë, boshnjakë, turke dhe romë që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës.

“Jam i lumtur që e përuruam me sukses këtë korridor të ri dhe dritare të re të informimit, komunikimit dhe integrimit të komuniteteve që jetojnë në rajonin e Mitrovicës dhe të veriut të Kosovës pasi prej sot është 50 fishuar fuqia transmetuese e dy kanaleve të Radio Kosovës dhe qytetarët e kësaj ane kanë qasje më të lehtë përmes sinjalit tokësor në programet e dy kanaleve të radios së Trasmetuesit Publik”, ka deklaruar Halili.

Transmetuesit e rinj kanë kapacitet transmetimi shumëfish më të lartë sesa fuqia e deritashme e shpërndarjes së sinjalit e cila ka qenë shumë i ulët si pasojë e amortizimit të paisjeve teknike dhe mungesës së investimeve prej mbi 23 vjetësh.

“Nga sot programet e dy kanaleve të radio Kosovës do të dëgjohen me cilësi të lartë në këtë territor duke ditur që deri sot fuqia transmetuese nga kjo pikë ka qenë vetëm 20wat ndërsa tani është rritur në 1,000 wat gjë që siguron mbulueshmëri të plotë në këtë territor. Nesër planifikojmë që punime të njëjta t’i kryejmë në rajonin e Gjilanit ndërsa kah mesi i javës do të bëhet vendosja e transmetuesve të rinj në rajonin e Dukagjinit”, ka deklaruar udhëheqësi i teknikës dhe produksionit në Radio Kosovë, Blerim Byqmeti.

Në vazhdën e mundësimit të qasjes dhe përmbushjes me sukses të misionit në shërbim të Publikut, nesër do të vazhdojnë investimet në Majën e Gjelbër që mbulon rajonin e Gjilanit për të vazhduar me instalimin e transmetuesve të rinj në Rajonin e Dukagjinit.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti janë instaluar transmetues të rinj prej 5KW për dy kanalet e Radio Kosovës në Golesh, prej ku është dhjetëfishuar fuqia transmetuese në pjesën qendrore të Kosovës dhe është instaluar sistem i ri i antenave në Zatriq ku është gjashtëfishuar fuqia transmetuese në rajonin e Dukagjinit.

You Might Also Like

Trump kërkon 1 miliard dollarë për anëtarësim në Bordin e Paqes për Gazën

Paçarizi mohon ndikimin në procesin zgjedhor, kërkon hetim nga Prokuroria

Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje në Kosovën perëndimore

Nisin hetimet pas dyshimeve për abuzime gjatë numërimit të votave

Tërmkolli:Fenomeni i vjedhjes së votave ka qenë gjithmonë i shprehur në LDK

TAGGED: #Radio Kosova, #Veri
Kosova Times August 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Më shumë se 50 persona u arrestuan në protestat në përvjetorin e dytë të luftës në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times February 25, 2024
Amerika po vendos një taksë të re prej 250 dollarësh për turistët
Çfarë është “Rruga e tretë” e LDK-së?
Presidenjta Osmani pranon telegrame urimi nga liderë të rajonit
Zelensky: Putini po përgatitet të sulmojë një vend tjetër evropian
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?