By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 dhjetor
December 10, 2025
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
December 9, 2025
Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.
December 9, 2025
Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë
December 9, 2025
Zelenski publikoi një plan të rishikuar, BE është afër një vendimi të rëndësishëm
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rrjeti i Organizatave të Grave u shpreh e tronditur me vrasjen e fundit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rrjeti i Organizatave të Grave u shpreh e tronditur me vrasjen e fundit
Lajme

Rrjeti i Organizatave të Grave u shpreh e tronditur me vrasjen e fundit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/03 at 9:53 PM
Kosova Times Published August 3, 2024
Share
SHARE

Një grua e moshës 41-vjeçare, vdiq të premten në orët e para të mëngjesit si pasojë e plagëve të marra që i kishte shkaktuar bashkëshorti i saj ditë më parë.

Gruaja që u identifikua me inicialet M.Zh. Ishte nga nacionaliteti serb nga fshati Gushtericë e Poshtme e komunës së Graçanicës, e cila vdiq në spital ku ishte dërguar më 31 korrik me plagë të rënda në kokë. Lidhur me këtë rast, bashkëshorti i së ndjerës është arrestuar të premten, ku Gjykata Themelore e Prishtinë i shqiptoi masën e paraburgimit prej një muaji, e që nga Prokuroria e Prishtinës, rasti është rikualifikuar si vrasje e rëndë.

Për këtë vrasje pati reagime nga nivelet shtetërore të Kosovës.

Rrjeti i Organizatave të Grave në Kosovë u shpreh e tronditur me vrasjen e fundit, përderisa nga kjo organizatë thonë se janë duke I mbledhur informatat për të kuptuar më shumë rreth këtij rasti.

“Fatkeqësisht dje ishte e premte lajmi u morë vesh pak më vonë dhe jemi ende duke u hulumtuar për me pas një historik të ngjarjes se si ka ndodh. Jemi ne kontakt edhe me anëtarët e rrjetit që janë nga komunitetet serbe, të shohim më detajisht se a është drejtuar tek institucionet, a kanë pas faj institucionet në këtë rast”, Adelina Berisha, rrjeti i Grave të Kosovës.

Adelina Berisha nga kjo organizatë tha se mungon llogaridhënia dhe informimi i saktë i zyrtarëve që e zbatojnë legjislacionin.

“Ata ndoshta nuk kanë marrë vetë ndonjë supervizion dhe kanë kaluar në persona që janë totalisht pandjenja që veç e shohin një rast më shumë, një numër më shumë por i harrojnë që këto raste janë shumë të ndjeshme. Këtu përfshihen familjet, këtu përfshihen fëmijët, këtu janë dinamika tjera, është pushteti në pyetje, burrat kanë pushtet ndaj grave e abuzojnë me këtë pushtet, prandaj duhet t’i kenë parasysh këto dinamika dhe ta shohin dhunën në familje si formë e diskriminimit gjinor ashtu si e kërkon edhe Konventa e Stambollit dhe të trajtohet si e tillë”, ka shtuar Berisha.

Që nga fillimi i këtij viti e deri më tash, ky është i tretë i vrasjes së grave në Kosovë. Në muajin prill, u regjistruan dy raste të vrasjeve nga bashkëshortët e tyre, njëra në Pejë e tjetra në Ferizaj.

Përderisa nga viti 2010 e deri në vitin 2024 në vendin tonë janë vrarë 58 gra.

You Might Also Like

Kurti: Kosova drejt një shteti më të drejtë dhe të përgjegjshëm

Shoqëria civile kundër sulmeve ndaj gjyqtarëve

Sulmi në Ibër-Lepenc, FBI konfirmon prezencën e të pandehurve në Varagë

Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në kufijtë e Kosovës

Basha priti ambasadorin e Gjermanisë, Reiner Rudolph

TAGGED: #Graçanicë, #Rrjeti i Organizatave të Grave, #Vrasje
Kosova Times August 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Autoritetet bjelloruse akuzuan anëtarët e BPR Rada për komplot për të marrë pushtetin

Kosova Times Kosova Times October 2, 2023
Avni Arifi: Kosova nuk ka ditur që t’i shfrytëzojë aleatët e saj
Prindërit e Thaçit e vizitojnë serish atë në Hagë
Mbështetësit e Khanit përleshen me policinë jashtë gjykatës
AIP paralajmëron qytetarët për mashtrimet online
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?