By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Huqet e mëdha të LDK-së!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Huqet e mëdha të LDK-së!
Opinion

Huqet e mëdha të LDK-së!

Kosova Times
Last updated: 2024/08/04 at 9:29 AM
Kosova Times Published August 4, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

LDK-ja rugoviane ishte shkollë politike jo vetëm për skenën politike shqiptare, por për mbarë rajonin e Ballkanit. Ishte partia e parë antikomuniste në hapësirat ballkanike që lëkundi themelet e ish Jugosllavisë. LDK-ja rugoviane si parti politike e qendrës së djathtë, dikur ishte shtëpi e madhe, fanar drite dhe burim i pashtershëm i shpresës së shqiptarëve për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Huqja e parë

Sikur në zgjedhjet e brendshme partiake të LDK-së të vitit 2015 të respektohej vullneti i elektoratit për ndryshime në kreun e partisë, LDK-ja do të triumfonte bindshëm në zgjedhjet parlamentare dhe do të ishte partia e parë, për çka sot as që do të debatohej për temat në fjalë.

Ngritja e LDK-së duhet të ndodhë vetëm përmes një procesi të rregullt zgjedhor, të lirë dhe demokratik të zgjedhjeve të brendshme në LDK, i cili do ta nxjerr një udhëheqje të pastër dhe kredibile çfarë e meriton LDK-ja rugoviane, do të krijon edhe premisat e një ndryshimi të madh në vend, ku LDK-ja përveç kthimit të besimit në elektoratin e saj tradicional, do të bëhej tërheqëse dhe kredibile për të gjithë qytetarët e vendit.

Pa çkapjen e plotë të LDK-së nga klani mafioz i Riinvest-it, nga strukturat e SHIK-ut dhe urithët e nëntokës kriminale nuk do të zbardhen asnjëherë vrasjet kriminale të aktivistëve dhe veprimtarëve më të devotshëm të saj.

Pa largimin e humbësve serik të gjashtë palë zgjedhjeve dhe pa zhbërjen e “Lidhja”-s së klanit Riinvest, LDK-ja do të mbetët vetëm patericë e partive tjera dhe do të numërojë vetëm humbje pa asnjë fitore në zgjedhjet nacionale.

Ndarjet e dhimbshme të LDK-së

Të gjithë pajtohemi me konstatimin se dorëheqja e Isa Mustafës nga kreu i LDK-së ishte e domosdoshme, por ajo ishte e vonuar, e pavlerë dhe e pander, pasi dorëheqja apo shkarkimi i tij duhej të ndodhte në vitin 2014 ose së largu në vitin 2017 e jo pas debaklit zgjedhor të vitit 2021.

Ata që e konsiderojnë tradhtinë e Vjosës ndaj LDK si virtyt njerëzor dhe vlerë demokratike gjithçka mund të jenë, por rugovist asnjëherë. Kthimi i Vjosa Osmanit si triumfaliste në LDK do të paraqiste poshtërimin më të madh për elektoratin i cili i qëndroj besnik filozofisë politike rugoviane në kohët më të vështira e deri më sot.

Atyre që po e mbështesin verbërisht Vjosa Osmanin si “mbrojtëse të parimeve” dhe po e kritikojnë LDK-në për shkarkimin e saj nga funksionet partiake, do u parashtroj këtë pyetje; cili subjekt politik nuk do ta shkarkonte Vjosa Osmanin për devijim të qëndrimeve partiake!?

“Zonja dardane” siç e quanin elektorati, e shkaktoi çarjen më të thellë në LDK pas kuvendit të 2006-s.

Ndarja e elektoratit të LDK-së pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 është më e rëndë dhe më e dhimbshme sesa ajo e vitit 2006, jo për shkakun e humbjes, sa për shkakun e rënies së imazhit të LDK-së.

Kërkimfalja është virtyt njerëzor

Ngritja Vjosa Osmanit nga anonimiteti në piedestalin e shtetit, nuk është produkt e meritave personale, por është rezultat i mbështetjes që i dha LDK-ja në zgjedhjet e vitit 2019.

Asnjëherë deri më sot nuk më ka rënë ta dëgjojë apo as ta lexoj diku që Vjosa Osmanin ta ketë falënderuar LDK-në për ngritje në karrierën e saj politike!

Por jemi mësuar gjithnjë të dëgjojmë vetëm akuza dhe kritika ndaj atyre që e ngritën në piedestalin politik!

Fati e deshi që në zgjedhjet e vitit 2019 për një grusht vota LDK nuk doli fituese e zgjedhjeve dhe Vjosa nuk u bë kryeministre, por me votat e LDK-së u zgjodh kryeparlamentare dhe u.d. e presidentit të vendit.

Për pozicionimin e saj të gabuar pas Albin Kurtit, kundërshtarit numër 1 të filozofisë politike rugoviane, faji nuk është i LDK-së, por i Vjosa Osmanit që i kundërshtoi vendimet e partisë dhe injoroj bashkëpartiakët që aq shumë e ndihmuan në rrugëtimin politik.

Nuk janë të mëdhenj ata që ngritën në majat e pushtetit, por ata që i qëndrojnë besnik idealit të tyre politik.

Kërkimfalja është guxim, është vlerë dhe virtyt i njerëzve të mëdhenj, andaj sa më parë që Vjosa t’i kërkon falje LDK-së dhe elektoratit rugovian, do të ngritet akoma më lartë, në të kundërtën, rënia e saj do të jetë e pashmangshme, pasi akrepat e orës për Vjosa Osmanin po numërojnë mbrapsht!

Sikur Vjosa Osmani ta donte vërtetë LDK-në të fortë dhe të pathyeshme nga kundërshtarët politik, sikur ta kishte idol politik Ibrahim Rugovën nuk do të pozicionohej pas Albin Kurtit menjëherë pas prishjes së koalicionit qeverisës, por do të vazhdonte betejën politike për reformimin e LDK-së e jo t’i bëjë argatin partisë rivale të filozofisë politike rugoviane.

Përderisa Isa Mustafa e shkatërroi në mënyrë sistematike, Vjosa Osmani e ndau pamëshirshëm LDK-në sikur të mos kishte qenë asnjëherë pjesë e saj!

I pari (Isa) hyri dhe doli nga e njëjta “birë e oxhakut”, e dyta (Vjosa) hyri për dritare dhe doli përmes një dere të madhe nga LDK!

Huqjet e LDK-së janë të shumta dhe të shumëllojshme, filluar nga Kuvendi 6-të e deri tek i fundit, nga koalicionet joparimore me PDK-në e deri tak ai më VV-në, nga zgjedhja puçistë e Isa Mustafës e deri tek kuorumi për Vjosa Osmanin të cilat e degdisen LDK-në në pozicionin aktual, ku një grusht deputetësh një Kuvend janë të ndarë dhe të përçarë shkaku i mënyrës së zgjedhjes së presidentes.

You Might Also Like

Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike

Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?

Deri kurë kështu- vend të bashkimit kemi inate, në vend të shtetndërtimit grupe interesi

Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?

Pse një luftë Izrael-Iran mund të jetë shpëtimi i Putinit

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times August 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Muzikantët anulojnë shfaqjet për shkak të tragjedisë në Zagreb: “Nuk e shohim si mund të dalim në skenë dhe të gëzohemi”

Kosova Times Kosova Times December 20, 2024
Përmbytje në Slloveni, kolaps trafiku
“As s’na troket kush në derë, as s’do ta hapim”: Serbët në veri hezitojnë të regjistrohen
Kurti bën thirrje për fuqizimin e grave dhe vajzave përbrenda familjes
Stensland rizgjidhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Speciale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?