By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 nëntor
November 26, 2025
Kurti: Behar Topilla mbetet një nga dëshmitarët më të fuqishëm të masakrave
November 25, 2025
Elezi: Nesër fillon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
November 25, 2025
Dënohet me 6 vite burg për tentativë vrasjeje A.H. nga Peja
November 25, 2025
Vdes Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministrja e Bangladeshit ik prej shtetit mes protestave vdekjeprurëse, ushtria merr pushtetin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryeministrja e Bangladeshit ik prej shtetit mes protestave vdekjeprurëse, ushtria merr pushtetin
Rajon / Botë

Kryeministrja e Bangladeshit ik prej shtetit mes protestave vdekjeprurëse, ushtria merr pushtetin

Kosova Times
Last updated: 2024/08/05 at 5:32 PM
Kosova Times Published August 5, 2024
Share
SHARE

Udhëheqja 15-vjeçare e kryeministres së Bangladeshit, Sheikh Hasina, ka marrë fund të hënën, pasi ajo u ka ikur protestave vdekjeprurëse që po zhvillohen që disa ditë nëpër rrugët e këtij shteti.

Ushtria ka thënë se ka marrë pushtetin dhe do të formojë një Qeveri të përkohshme.

Hasina ka tentuar prej fillimit të korrikut që t’i shtypë protestat kombëtare kundër Qeverisë së saj, mirëpo në fund është detyruar të largohet, pasi të paktën 100 persona janë vrarë vetëm të dielën në protesta.

Shefi i ushtrisë së Bangladeshit, Waker-Uz-Zaman, ka thënë për transmetuesin shtetëror të hënën se, Hasina ka dhënë dorëheqje dhe ushtria do të formojë Qeverinë e përkohshme.

“Shteti ka vuajtur shumë, ekonomia është goditur, shumë njerëz janë vrarë – është koha t’i japim fund dhunës”, ka thënë Waker, i veshur me uniformën ushtarake.

“Shpresoj që situata do të përmirësohet pas fjalimit tim”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se do të bisedojë me presidentin e Bangladeshit për të formuar Qeverinë në këtë shtet të Azisë Jugore me 170 milionë banorë.

Nuk është bërë e ditur nëse ai do të jetë në krye të Qeverisë.

Zaman ka thënë se do të bisedojë me partitë kryesore opozitare dhe anëtarë të shoqërisë civile, por jo me partinë e Hasinas.

Hasina, 76-vjeçare, ka ikur prej Bangladeshit me helikopter, ka thënë një burim i agjencisë së lajmeve AFP, pasi protestuesit kanë hyrë në pallatin e saj në Daka.

Protestat kanë nisur fillimisht pas rikthimit të skemës së kuotave për punësime në pozita publike, mirëpo më vonë janë zgjeruar kundër Qeverisë.

 

You Might Also Like

Vend parkimi prej 11 metrash katrorë në Athinë u shit për 197,000 euro

“Rrezik”: Çfarë përcollën mediat ruse nga fjalimi i Vuçiçit në lidhje me Industrinë Serbe të Naftës?

Secili ndan një hartë që tregon personin më të famshëm nga secili vend evropian

Operacioni i Madh i Ukrainës me Dron + Raketa djeg ‘AWAC’-et ruse dhe rafineritë e naftës

Çfarë monstra . Përdhunojnë vajzën (18) para syve të të fejuarit të saj

TAGGED: #Bangladesh, #Sheikh Hasina
Kosova Times August 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Nxënësi i Milosheviqit-Daçiq: “RS është arritja më e madhe në historinë e re serbe!”

Kosova Times Kosova Times January 7, 2024
Halili dhe Hajria`, 62-vjetori i premierës së baletit të parë shqiptar
Kolaps financiar, linja 3A në Prishtinë pezullon qarkullimin e autobusëve
Transnistria i kërkon ndihmë Moskës
Kurti: Regjistrimi do të na ndihmojnë në orientimin e politikave më të mira
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?