By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Roboti i parë humanoid u prezantua në Rusi. Ai doli në skenë dhe u rrëzua
November 12, 2025
Moska sinjalizon përsëri ‘gatishmëri’ për negociata me Ukrainën – por me kushtet e kujt?
November 12, 2025
Koalicioni i G7-ës Takohet për të Siguruar Dimrin e Ukrainës dhe për të Forcuar Sigurinë Ekonomike
November 12, 2025
Radev dyshon për manovra prapa skenave rreth Lukoil. Borisov thotë se një menaxher i posaçëm është zgjedhur tashmë
November 12, 2025
Masakra e Reçakut nuk harrohet: Historia e Kosovës në film – pjesë e tij Robert De Niro
November 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Asistentët e deputetëve deficient!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Asistentët e deputetëve deficient!
Opinion

Asistentët e deputetëve deficient!

Kosova Times
Last updated: 2024/08/06 at 8:25 AM
Kosova Times Published August 6, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Përderisa qeveritë e kaluara mbahen mend për numrin e madh të ministrive dhe stafin enorm të këshilltarëve, legjislatura e tanishme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet mend për numrin e madh të Asistentëve/Asistenteve për deputetët!

Militantët partiak asistent të deputeteve në kuvend!

Angazhimi i asistentëve burimin e ka në Rregulloren Nr. 08/Rr-004 të Kuvendit të Kosovës për Shtesa mbi Pagën bazë për Deputetë dhe për klasifikimin e Pagës për Stafin Mbështetës Politik të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Bazuar në ligjin e mësipërm, së paku deri më tani i kemi hiq më pak se 85 deputetë të Kosovës të cilët kanë angazhuar asistentë personal të paguar nga buxheti i shtetit, pagat dhe shtesat e të cilëve arrijnë në rreth 1 milion euro nga 5 Maji i vitit të kaluar apo mbi 70 mijë euro në muaj!

Pra, janë hiç më pak se 85 deputetë që deri më tani kanë të angazhuar asistentë, përderisa disa nga këta të fundit punë kryesore e kanë kontrollimin e e-mailave të shefave (deputetëve) deficient.

Angazhimin e asistentëve deputetët deficient e arsyetojnë në këtë mënyrë; “kemi angazhime të mëdha që nuk mund t’ia dalim vet”, “asistenti im kujdeset po ashtu edhe për agjendën time, p.sh., unë kam ftesa prej institucioneve lokale apo nacionale, prej organizatave joqeveritare dhe ajo një ditë përpara m’i rikujton se në këtë vend ki me shkua, në kaq ora për shkak se kom agjendë shumë të ngarkuar”, “a ndihmon në të gjitha aspektet, në mbledhjen e materialeve. Na ndihmon aty ku ka nevojë. Mandej janë me neve gjithë kohën, nëpër komisione parlamentare”, “asistenti më ndihmon me çështje profesionale dhe teknike. Më ndihmon çka do që nuk arrij unë të përfundoj”, “asistenti është asistent, çka të ka nevojë na ndihmon”.

Këto ishin vetëm disa nga deklarimet e deputetëve që kanë angazhuar asistent. Për të mos kaluar në banalitet nuk dëshirojë të flas në mënyrë hipotetike për shërbimet e tjera që mund t’ua kryejnë këta asistent/asistente deputetëve/deputeteve deficient!

Kjo e dëshmon nivelin ekstremisht të ulët të ndërgjegjes së deputetëve të kësaj legjislature që votojnë ligje për lehtësimin e punës së tyre me paratë e taksapaguesve të varfër, duke e kthyer Republikën e Kosovës në ‘plaçkë lufte’ për punësimin e militantëve partiak, miqve dhe familjarëve të tyre!

Deputetët deficient (të mangët) që nuk mund t’ia dalin ta ushtrojnë vet mandatin e fituar me votën e qytetarëve, do duhej të tërhiqeshin nga posti i presidentit për t’i lënë vend tjetrin që është i aftë të kryejë punën për të cilën është ngarkuar me voten e qytetarëve të vendit.

Jam thellësisht i sigurt që sikur deputetët t’i paguanin nga xhepi, asnjëri prej tyre nuk do të angazhonin asistent!

Por, ja që deputetët deficient kanë menduar edhe për këtë. Deputetët me votën e tyre e kanë miratuar Rregulloren në Kuvend Nr. 08/Rr-004 e cila ua mundëson pagën e asistentëve nga buxheti i shtetit!

Duhet kujtuar lexuesve se “Asistentët” e deputetëve që janë nxjerrë me rregulloren e re të Kryesisë së Kuvendit erdhi në funksion si rezultat i nismës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për çka janë mbi 50 asistentë janë të punësuar vetëm për deputetët e shumicës”, por janë edhe deputet të partive tjera parlamentare që e kanë shfrytëzuar këtë padrejtësi ligjore për të angazhuar asistent!

E quajta padrejtësi ligjore për faktin se, kur është në pyetje rritja e pagave minimale të shtresave më të rrezikuara në vend, asnjëherë nuk arrijnë të bëhen bashkë pozita dhe opozita, por kur janë në pyetje privilegjet e tyre personale ata nuk hezitojnë të bashkohen, qoftë nevoja edhe në mes të natës!

Diçka nuk është në rregull me ndërgjegjen tonë kombëtare! Dikush pagën 2 mijë euro plus me asistent të paguar nga shteti, e dikush tjetër me asistencë sociale me më pak se 150 euro! Zgjimi i ndërgjegjes sonë kombëtare është imperativ i ngutshëm kohor për ta shpëtuar vendin nga katandisja e mëtutjeshme!

You Might Also Like

Koha për bashkim kombëtar!

Ka një ritëm të çuditshëm në politikën shqiptare, sa herë një grua ngjit një shkallë vendimarrjeje!

Peja dhe Gjakova model për elektoratin e mençur që duhet ta ketë Kosova

Parlament me dy dhoma?

Zgjedhjet lokale diagnozë e saktë e fuqisë së partive politike për zgjedhjet e reja parlamentare

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times August 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Debati në Këshillin e Evropës: Shumica e deputetëve e mbështesin Kosovën

Kosova Times Kosova Times April 16, 2024
Pesë persona keqpërdorin detyrën në KRU `Gjakova`, Prokuroria ngre aktakuzë
Daçiq: “Zeljka Cvijanoviq duhet të shkojë në Nju Jork për shkak të Rezolutës, por pyetja është nëse do të marrë vizë!”
Arrestohet një person për sulm seksual
Një vit shtyrje të vendimit për targa, kërkon ambasadori Christopher Hill
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?