By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Burimet: Kamala Harris ka zgjedhur Tim Walzin si kandidat për nënpresident
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Burimet: Kamala Harris ka zgjedhur Tim Walzin si kandidat për nënpresident
Rajon / Botë

Burimet: Kamala Harris ka zgjedhur Tim Walzin si kandidat për nënpresident

Kosova Times
Last updated: 2024/08/06 at 3:51 PM
Kosova Times Published August 6, 2024
Share
SHARE

Kandidatja e demokratëve në garën për presidente të Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, e ka zgjedhur guvernatorin e Minesotas, Tim Walz, si kandidat për nënpresident, ka thënë një burim i afërt për mediat ndërkombëtare.

Walz, 60-vjeçar, veteran i Gardës Kombëtare Ushtarake dhe ish-mësues, më 2006 u zgjodh nga një zonë me prirje republikane për t’u bërë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, dhe shërbeu aty për 12 vjet, para se të fitonte pozitën e guvernatorit të Minesotas, më 2018.

Si guvernator, Walz ka çuar përpara një agjendë progresive që përfshin shujta falas në shkolla, synimet për luftim të ndryshimeve klimatike, ulje taksash për klasën e mesme dhe rritje të numrit të ditëve të pushimit për punëtorët e Minesotas.

Walz e ka ngritur zërin për të mbrojtur edhe të drejtat e grave për riprodhim, mirëpo ka treguar me raste edhe anën e tij konservatore, duke mbrojtur interesat bujqësore dhe të drejtën për armë.

Harris, bijë imigrantësh prej Xhamajkës dhe Indisë, është duke shtuar në kandidaturën presidenciale një politikan që gëzon mbështetjen e demokratëve në shtëpi, mirëpo ka imazh të mirë edhe në Uiskonsin dhe Miçigan, dy shtete krye për fitoren e një kandidati.

Fushata e Harrisit shpreson që karriera e Walzit dhe imazhi i tij në rrjetet sociale, mund të marrin vëmendjen e atyre që nuk kanë vendosur ende për kë të votojnë.

Harris, 59-vjeçare, i ka ringjallur shpresat e Partisë Demokratike për fitore në zgjedhje prej kur presidenti aktual, Joe Biden, 81-vjeçar, ka hequr dorë prej garës.

Harris dhe Walz do të përballen me Trumpin dhe kandidatin e tij për nënpresident, J.D.Vance, po ashtu veteran ushtarak, në zgjedhjet 5 nëntorit.

You Might Also Like

Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare

Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët

Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin

Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë

Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë

Kosova Times August 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KGJK pezulloi bashkëpunimin me Qeverinë, shkak ulja e pagave

Kosova Times Kosova Times November 23, 2022
Krasniqi: Shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për solidaritet
Kosova organizon Kampionat Evropian të xhudos
Krasniqi: Kurti po na izolon, Kosova në rend me Rusinë, Bjellorusinë, Moldavinë e Republikën Srpska
Vushtrri, arrestohet i dyshuari për veprën penale “Vrasje në tentativë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?