By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Metoda e psikologut të famshëm rus që i ndihmon fëmijët të mësojnë më shpejt dhe të mendojnë më lehtë
January 8, 2026
Ku të shkoni në Siçili në vitin 2026
January 8, 2026
Xhaka e Shaqiri solidarizohen me Kosovën pas vërshimeve
January 8, 2026
Zjarr në objektin ‘Union’ në Prishtinë, nuk ka të lënduar
January 8, 2026
Kryeprokurori Kryeziu: Keqpërdorime në BKS, dëmi mbi 1 milion euro
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, vriten dy gra, dhuna në familje në rritje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shqipëri, vriten dy gra, dhuna në familje në rritje
Lajme

Shqipëri, vriten dy gra, dhuna në familje në rritje

Kosova Times
Last updated: 2024/08/06 at 7:51 PM
Kosova Times Published August 6, 2024
Share
SHARE

Policia njoftoi të martën se dy gra humbën jetën në Shqipëri si pasojë e dhunës nga bashkëshortët e tyre.

 

Sipas burimeve zyrtare policore, në Vlorë, 64-vjeçarja Hati Deliaj nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të shumta të shkaktuara nga dhuna e bashkëshortit 70-vjeçar Ëngjëllush Deliaj, ndërsa në Shalës të Sarandës 66 vjeçarja Shano Islamaj u vra me sëpatë nga bashkëshorti i saj Huso Islamaj, 69-vjeç.

Burime vendore në Vlorë thanë se 64-vjeçarja Hati Deliaj u shtrua në spital pasi kishte nofullën e thyer dhe shenja të tjera të dhunës nga bashkëshorti.

Ndërsa vrasja e gruas në Sarandë, sipas policisë, dyshohet se ndodhi gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe më pas edhe shtetasi Huso Islamaj humbi jetën pasi u konfliktua me djalin e tij i cili sipas policisë dyshohet se e ka shtyrë duke e hedhur nga shkallët e banesës.

Ndonëse ndëshkimet janë ashpërsuar dhe gjykatat kanë dhënë dënime me burgim të përjetshëm për vrasësit e grave ky krim nuk ka shënuar ulje.

Dënimi më i fundit me burgim të përjetshëm u dha mesin e korrikut të këtij viti nga Gjykata e Elbasanit për Tefik Tashin, i cili vrau me sëpatë motrën e bashkëshortes .

Gjatë vitit të kaluar u regjistruan 12 vrasje të grave dhe qindra denoncime të tjera për dhunë në familje, të cilat sipas analistëve janë vetëm një pjesë e vogël e përmasave të vërteta të kësaj dukurie në shoqërinë shqiptare.

Sipas të dhënave të Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë numri i rasteve që janë evidentuar dhe denoncuar për dhunën në familje ka ardhur në rritje vit pas viti.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2023 ka pasur 5064 raste të denoncuara për dhunën në familje pranë policisë dhe ku me urdhër-mbrojtje janë trajtuar 2730 raste .

Edhe në 3-mujorin e parë të vitit 2024 janë regjistruar 1197 raste të denoncimit të dhunës në familje nga të cilat janë trajtuar me urdhër mbrojtje 627 raste.

You Might Also Like

Zjarr në objektin ‘Union’ në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Kryeprokurori Kryeziu: Keqpërdorime në BKS, dëmi mbi 1 milion euro

Cilësia e ujit në përmirësim, analizat po kryhen çdo 30 minuta

Komuna e Rahovecit rrit në 600 euro subvencionimin e lindjes

Katër vdekje të dyshimta raportohen brenda një dite në Kosovë

Kosova Times August 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Si po ndryshojnë konfliktet në Ukrainë dhe Gaza peizazhin gjeopolitik global?

Kosova Times Kosova Times November 14, 2023
Lideri verikorean shkarkon shefin e ushtrisë dhe rrit “përgatitjet për luftë”
Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për dhunimin e të miturës në Suharekë
Sekuestrohen 182 komplete me çadra dhe shezlongë në Durrës
Rrahje mes të miturve në Obiliq, njëri theret me thikë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?