By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Turqia dëshiron t’i bashkohet rastit kundër Izraelit në GjND
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Turqia dëshiron t’i bashkohet rastit kundër Izraelit në GjND
Rajon / Botë

Turqia dëshiron t’i bashkohet rastit kundër Izraelit në GjND

Kosova Times
Last updated: 2024/08/07 at 7:43 PM
Kosova Times Published August 7, 2024
Share
SHARE

Turqia do të paraqesë një kërkesë më 7 gusht që zyrtarisht t’i bashkohet rastit për gjenocid, të ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

“Ne sapo e kemi dorëzuar kërkesën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për t’u përfshirë në rastin për gjenocid kundër Izraelit”, shkroi në X ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan. “I trimëruar nga mosndëshkueshmëria për krimet e tij, Izraeli po vret edhe më shumë palestinezë të pafajshëm çdo ditë”.

Turqia vazhdimisht ka kritikuar Izraelin për bombardimin e Gazës gjatë luftës kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet ta bëjë atë që i takon për ta ndalur këtë gjenocid; ajo duhet t’u bëjë Izraelit dhe mbështetësve të tij trysni. Turqia do të bëjë përpjekje për ta bërë këtë”, shtoi ai.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, mbështet kauzën palestineze dhe ka dënuar “barbarinë” e Izraelit, shtet që sipas tij, “vazhdimisht ka shfaqur qëllimin e tij për të zbatuar politika masakruese”.

GjND-ja veçse ka urdhëruar Izraelin që të bëjë gjithçka për të parandaluar gjenocidin gjatë ofensivës së tij, që e nisi si kundërpërgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit të Hamasit. Por, gjykata nuk ka urdhëruar një armëpushim. GjND-ja po ashtu ka urdhëruar Izraelin që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar që popullata palestineze e Gazës të ketë furnizime me ushqime bazike dhe në maj, kjo gjykatë bëri thirrje për ndaljen e operacioneve ushtarake në qytetin Rafah, në jug të Gazës.

“Ekipi ligjor i Parlamentit tonë më 7 gusht do të dorëzojë një kërkesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë që t’i bashkohemi rastit”, tha Erdogan, pas një mbledhjeje të kabinetit presidencial më 5 gusht.

“Prandaj, ne do të bëjmë aplikimin zyrtar në emër të Turqisë”.

Turqia është një nga shtetet më kritike ndaj veprimeve ushtarake të Izraelit në Gazë.

Hamasi po ashtu ka mbështetje nga armiku i kamotshëm i Izraelit, Irani. Tensionet rajonale janë rritur ditëve të fundit, pasi më 31 korrik në Teheran u vra lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh.

Irani ka fajësuar drejtpërdrejt Izraelin, i cili nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen. Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është zotuar për një përgjigje ushtarake, duke rrezikuar që ta çojë mbarë rajonin në prag të luftës.

Erdogan ka dënuar vrasjen e Haniyehut, duke e cilësuar si “akt të neveritshëm” që synon të minojë kauzën palestineze dhe të dekurajojë dhe kërcënojë popullin palestinez.

Lideri turk shpesh ka krahasuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me Adol Hitlerin, duke thënë se trajtimi që u bënë Izraeli palestinezëve përbën gjenocid dhe se shteti duhet të ndëshkohet nga nivelet më të larta ndërkombëtare.

Erdogani po ashtu ka kritikuar shtetet perëndimore për mbështetjen që i ofrojnë Izraelit, veçanërisht ka kritikuar ShBA-në.

Afrika e Jugut ngriti rastin në GjND në dhjetor të vitit 2023, duke argumentuar se Izraeli ka shkelur Konventën e Gjenevës me aparteidin e pretenduar, pushtimin dhe bllokadën që ka vendosur në Rripin e Gazës.

Dhjetëra shtete kanë shprehur mbështetje për rastin kundër Izraelit.

Por, ShBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe disa shtete të tjera janë kundër këtij rasti.

Duke iu bashkuar rastit në GjND, Turqia e dorëzon një “deklaratë për intervenim” për t’iu bashkuar procedurave gjyqësore.

GJND-ja duhet që zyrtarisht ta miratojë kërkesën e Turqisë për t’iu bashkuar rastit.

“Turqia qëndron me Palestinën gjatë këtyre ditëve të vështira të [luftës] për mbijetesë dhe mbështet vëllezërit dhe motrat palestinezë me të gjitha mjetet”, tha Erdogan më 5 gusht.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

TAGGED: #GjND, #Izrael, #Turqia
Kosova Times August 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,

Kosova Times Kosova Times May 10, 2025
Në vikend pritet të ketë mot të qëndrueshëm, pa të reshura
Tre oficerë policie të vrarë, dy të plagosur në Pensilvani, i dyshuari i vrarë
Rusët dhe kinezët kanë sforcuar propagandën duke promovuar vizionin e tyre për rendin global botërorë
City mposht Evertonin, merr përkohëshisht liderin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?