By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A helmohesh nëse ha peshk me djathë? Disa fakte që zbulojnë të vërtetën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > A helmohesh nëse ha peshk me djathë? Disa fakte që zbulojnë të vërtetën
Shëndetësi

A helmohesh nëse ha peshk me djathë? Disa fakte që zbulojnë të vërtetën

Kosova Times
Last updated: 2024/08/09 at 9:22 AM
Kosova Times Published August 9, 2024
Share
SHARE

Nëse ha peshk me qumësht, djathë apo me kos helmohesh keq. Këtë këshillë, shqiptarët e kanë dëgjuar shpesh. Ajo është rrënjosur aq thellë në ndërgjegjien tonë sa asnjë prej nesh me siguri nuk ka guxuar ta provojë me të vërtetë, nga frika e një helmimi të rrezikshëm. Sa të vërteta janë paralajmërimet e nënave dhe gjysheve tona? A është me të vërtetë ky kombinim kaq i rrezikshëm sa mund të përfundojmë në spital?

Lexoni më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org që të mësoni të vërtetat dhe legjenda mbi këtë kombinim të ‘kobshëm’. Kjo ide besohet të ketë nisur në Jeruzalem. Vite më parë, njerëzit përballeshin me paralajmërime të forta se peshku me qumështin dhe nën produktet e tij ishin një kombinim i tmerrshëm për shëndetin. Nga aty ideja u përhap në të gjithë globin. Megjithatë nga pikëpamja shkencore, nuk ka asnjë arsye përse peshku dhe produktet e bylmetit të mos konsumohen së bashku apo në të njëjtën kohë. Shkencëtarët hedhin poshtë pretendimet se kombinimi i këtyre produkteve mund të jetë kaq i dëmshëm apo mund të çojë në pigmentim të lëkurës. Ndërkohë, recetat që na serviren në restorante përfshijnë edhe gatime me peshk me salca të ndryshme bulmeti.

Problemet me tretjen

Shkencëtarët thonë se gjëja më e keqe që mund të ndodhë në rast se hamë peshk me kos janë problemet e lehta me tretjen. Këto probleme variojnë nga organizmi, që është i ndryshëm tek çdo person. Nga ana tjetër, sipas dermatologëve peshku dhe qumështi, djathi apo kosi mund të shkaktojnë alergji, por jo për shkak të kombinimit. Njerëzit që janë alergjikë ndaj peshkut apo kosit e qumështit duhet të tregojnë kujdes.

Proteinat dhe bulmeti

Ekspertët thonë se produktet e bulmetit nuk përshtaten me ushqimet e pasura me proteina. Një prej arsyeve është se qumështi dhe kosi kanë efekt qetësues në organizëm. Peshku ka efekt ngrohës sepse është i pasur me proteina dhe shpërbërja e tyre gjatë tretjes çliron nxehtësi. Regjimi Mesdhetar i ushqyerjes, një nga më të shëndetshmit në botë përfshin kombinimin e tyre bashkë me drithërat, yndyrnat e shëndetshme dhe arrorët.

Një kombinim i këtyre ushqimeve është mirëbërës kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit apo problemeve mendore. Pavarësisht këtyre të dhënave, shkenca nuk ka arritur akoma të provojë dëme të mëdha në organizëm prej këtij kombinimi tabu. Ky kombinim nuk besohet të shkaktojë helmim, por alergji tek njerëzit që kanë tolerancë të pakët ndaj laktozës, pra jo për shkak të kombinimit. Një reagim tjetër ndaj këtij kombinimi është ndonjë problem kalimtar me tretjen dhe ndoshta pigmentim të lëkurës./aw/

You Might Also Like

Metoda e psikologut të famshëm rus që i ndihmon fëmijët të mësojnë më shpejt dhe të mendojnë më lehtë

Sot përurohet akseleratori i ri dhe bunkeri në Onkologji të QKUK-së

Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim

MSH forcon shërbimet emergjente, 8 autoambulanca të reja për komunat

Ky ushqim ul sheqerin në gjak brenda sekondave

Kosova Times August 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

E dononcon ne polici te afermin e burrit per sulm seksual

Kosova Times Kosova Times June 18, 2023
51 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, një me fatalitet
Kreu i LDK në mesazhin e fund vitit: Paralajmëron mobilizim të anëtarësisë dhe godet rivalët
Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli
Temat mbi çështjet etnike shtojnë dezinformatat në mediat e Maqedonisë së Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?