By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rrifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën
June 13, 2025
Çfarë është inxhinieria e menusë dhe si ta bëni menunë mjetin tuaj më të fortë të shitjeve
June 13, 2025
Rusia Duhet të Ndalohet!’ Ligjvënësit dypartiakë përplasen me kreun e Pentagonit për shkak të Ukrainës
June 13, 2025
SHBA – Trump mbledh kabinetin pas sulmeve izraelite ndaj Iranit
June 13, 2025
Osmani pritet nga Perandori i Japonisë:Rikonfirmohet mbështetja për Kosovën
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestohen katër të dyshuar për planifikim të sulmit ndaj policisë dhe të trazirave në protestën në Beograd
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Arrestohen katër të dyshuar për planifikim të sulmit ndaj policisë dhe të trazirave në protestën në Beograd
Rajon / Botë

Arrestohen katër të dyshuar për planifikim të sulmit ndaj policisë dhe të trazirave në protestën në Beograd

Kosova Times
Last updated: 2024/08/09 at 11:44 PM
Kosova Times Published August 9, 2024
Share
SHARE

Autoritetet serbe i kanë arrestuar katër persona të premten vonë, të cilët dyshohet se planifikonin të shkaktonin dhunë dhe trazira gjatë një proteste të thirrur për të shtunën e 10 gushtit në kryeqytet Beograd, njoftoi ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Kjo duket qartë nga komunikimi i tyre. Personat do t’i dorëzohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme,” deklaroi Daçiq.

Ai i identifikoi të arrestuarit me inicialet: D.R. (1978), Z.C. (1989), S.V.T. (1986) dhe D.E. (1983).

Disa orë para arrestimit të tyre, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se shërbimet e sigurisë ruse kanë paralajmëruar se në Serbi po përgatiten trazira masive, “që kanë për qëllim përfundimtar një grusht shtet dhe rrëzimin e udhëheqjes së zgjedhur në mënyrë të ligjshme”.

“Po, kemi marrë informacion zyrtar nga Federata Ruse, informacione të përcjella përmes kanaleve zyrtare. Kemi marrë atë informacion, po merremi me të, njerëzit e specializuar për këtë po merren me të dhe po bëjnë punën e tyre. BIA është përgjegjëse. Njerëzit që përpiqen të bëjnë diçka me forcë, nuk do t’ia dalin, sepse Serbia po ecë përpara dhe asgjë nuk do ta ndalë. Ky është mesazhi im për të gjithë, njerëzit nuk duhet të shqetësohen”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë nuk dha hollësi të tjera.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët në Serbi, të cilët refuzojnë të vendosin sanksione ndaj Rusisë pavarësisht thirrjeve të Perëndimit, thonë se shërbimet ruse japin paralajmërime përpara protestave të drejtuara kundër Qeverisë, duke i quajtur ato “revolucione me ngjyra” dhe paralajmërime për “Majdanin” në Serbi – terma që janë dënuar nga zyrtarët e BE-së dhe Ukrainës.

Ka disa javë që në qytete të ndryshme të Serbisë po mbahen protesta kundër nxjerrjes së litiumit, ndërsa protesta kryesore është planifikuar për të shtunën më 10 gusht në Beograd.

Të shtunën përfundon afati që organizatorët e protestës i kanë dhënë Qeverisë së Serbisë për të miratuar një ligj për ndalimin e përhershëm të hulumtimeve gjeologjike dhe shfrytëzimit të litiumit dhe borit në Serbi.

Kjo valë e re protestash vjen pas vendimit të Qeverisë së Serbisë më 16 korrik për të vazhduar me projektin e ndërtimit të minierës së litiumit në luginën Jadar, pasi paraprakisht e kishte ndalur ndërtimin e saj në vitin 2022.

Kësaj i parapriu vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, e cila më 11 korrik e shpalli jokushtetues vendimin e Qeverisë së Serbisë për të ndalur projektin e Rio Tintos, me vlerë 2.4 miliardë dollarë.

Qeveria e Serbisë në Beograd më 19 korrik nënshkroi një “Memorandum mbi lëndët e para kritike” me Bashkimin Evropian, i cili parashikon të gjithë zinxhirin e prodhimit – nga nxjerrja e litiumit në Jadar deri te prodhimi i baterive për automjetet elektrike.

You Might Also Like

Rusia Duhet të Ndalohet!’ Ligjvënësit dypartiakë përplasen me kreun e Pentagonit për shkak të Ukrainës

SHBA – Trump mbledh kabinetin pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

A është larguar Netanyahu nga Izraeli: Aeroplani i “Krahëve të Sionit” në ajër, i ndjekur nga një eskortë ushtarake

Arabia Saudite dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #Arrest, #Beograd, #Protestë
Kosova Times August 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Franca më kërkuese, por nuk e gjen golin

Kosova Times Kosova Times July 1, 2024
Rama: Në Tiranë do të hiqet taksa e ndërtimit të parkimeve
Nis takimi trepalësh në Bruksel
Zelensky në Islandë për bisedime rreth “Planit të Fitores”
Faleminderit Aurela!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?