By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin
January 7, 2026
Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë
January 7, 2026
Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë
January 7, 2026
Kërcënim i ashpër nga Moska, deputeti i Dumës:
January 7, 2026
Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve  
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve  
Rajon / Botë

Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve  

Kosova Times
Last updated: 2024/08/09 at 5:15 PM
Kosova Times Published August 9, 2024
Share
SHARE

Në Kotor të Malit të Zi banorët shprehen të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve. Ata thonë se jeta e tyre është gjithnjë e më e vështirë gjatë sezonit turistik, ndërsa qytetit të vogël sipas ekspertëve i mungon infrastruktura duke bërë që rrugët të kenë trafik të rënduar. Po ashtu një tjetër shqetësim është edhe ndotja e detit.

Qyteti i Kotorit në Mal të Zi, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i vendosur brenda gjirit piktoresk të Adriatikut, po përballet me një numër të lartë turistësh gjatë verës, duke bërë që në rrugë të krijohet trafik i rënduar.

Ndërsa disa pjesë të filmit James Bond, “Casino Royale” i vitit 2006 janë filmuar në këtë qytet, tani autoritetet thonë se Kotori është i mbingarkuar nga fluksi i turistëve dhe anijeve turistike. Turizmi kontribuon afërsisht një të katërtën e prodhimit ekonomik të Malit të Zi, me të ardhurat që përbëjnë 24.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2022.

Megjithatë banorët thonë se jeta e tyre është gjithnjë e më e vështirë gjatë sezonit turistik.

“Ka shumë njerëz në qytet. Ka turma të mëdha kudo, shumë guida turistike që udhëheqin grupet e turistëve. Përveç kësaj, nuk ka parkim dhe kjo shkakton bllokime masive të trafikut”, thotë Doris Dajkovic, banore në Kotor.

Sipas autoriteteve ka ditë që 3 deri në 4 anije, me mbi pesë mijë turistë, mund të ankorohen në portin e Kotorit. Vizitorët që zbresin nga anijet turistike aktualisht paguajnë një tarifë prej 1 euro për të hyrë në qytet.

“Numri i anijeve hyrëse është rritur vazhdimisht gjatë dhjetë viteve të fundit, duke arritur në afërsisht 500 vitet e fundit. Kjo është një shifër domethënëse dhe në një qytet si Kotori, nuk është e pazakontë që tre ose katër anije të ankorohen njëkohësisht. Për rrjedhojë, ne përjetojmë një numër shumë të madh vizitorësh në një hapësirë shumë të vogël. Përveç turistëve që mbërrijnë me anije, ka turistë që vijnë me autobusë apo automjete private nga shtetet dhe qytetet fqinje. Kjo e vështirëson jetën normale të banorëve tanë”, thotë Jovan Ristic, Drejtor i organizatave lokolae të turizmit.

Rritja e turizmit masiv po ndikon gjithashtu në mjedisin detar lokal.

“Në raste të tilla, veçanërisht kur ndikimi është intensiv dhe afatgjatë, dëmi zakonisht tejkalon përfitimet. Bukuria e gjirit është burimi ynë më i vlefshëm dhe është arsyeja pse njerëzit, anijet turistike dhe turistët vijnë në Kotor. Kjo është diçka që duhet ta ruajmë. Nëse bëhemi të njohur, shpresoj të mos jetë për turizëm masiv dhe cilësi të dobët të ujit, do të jetë e vështirë të rikthehet shkëlqimi i dikurshëm i Gjirit të Kotorit. Si ekologë, biologë dhe profesionistë, ne nuk jemi në thelb kundër turizmit; përkundrazi, ne e kundërshtojmë këtë lloj menaxhimi sepse vë në rrezik serioz jetën detare”, thotë Dr. Milica Mandic, biologe detare.

Në Kroacinë fqinje, Dubrovniku prezantoi në vitin 2017 një plan “Respekto qytetin”, duke kufizuar numrin e vizitorëve që mbërrijnë me anije në 4 mijë në çdo kohë.

You Might Also Like

Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin

Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë

Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë

Kërcënim i ashpër nga Moska, deputeti i Dumës:

Helikopteri që transportonte manjatin rus rrëzohet – Ai u ngatërrua në kabllo (video)

TAGGED: #Kotor, #Numër i lartë i turistëve
Kosova Times August 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Menaxhimi me rezervat shtetërore, përplas mazhorancën dhe opozitën

Kosova Times Kosova Times February 26, 2024
Joformaliteti cenon gratë në bujqësi
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet BE-së: Hiqni masat!
Çfarë monstra . Përdhunojnë vajzën (18) para syve të të fejuarit të saj
Gjermania lejon që të ndërpritet kontrata për furnizimin e avionëve amerikanë F-35 për shkak të çaktivizimit të HIMARS për ukrainasit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?