By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dallimet e Trump-it me republikanët e tjerë për politikën e jashtme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dallimet e Trump-it me republikanët e tjerë për politikën e jashtme
Rajon / Botë

Dallimet e Trump-it me republikanët e tjerë për politikën e jashtme

Kosova Times
Last updated: 2024/08/09 at 4:52 PM
Kosova Times Published August 9, 2024
Share
SHARE

Republikanët në Kongres mbështesin shumë çështje të ngjashme me ato të kandidatit të tyre për President Donald Trump sa i përket politikës së jashtme. Kjo përfshin mbështetjen e Uashingtonit për Izraelin. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, ligjvënësit kanë ende dallime të rëndësishme sa i përket politikave ndaj Kinës, tarifat dhe ndihmat për Ukrainën, që mund të vështirësojnë mandatin e dytë të ish Presidentit Trump.

Ish-presidenti Donald Trump u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu muajin e kaluar…

“Asnjë president nuk ka bërë atë që kam bërë unë për Izraelin dhe ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë”, tha zoti Trump.

Ish Presidenti Trump e ka kritikuar më parë Kryeministrin Netanyahu për dështimet e sigurisë që ai pretendon se mundësuan sulmin e Hamasit të 7 tetorit. Gjatë administratës së zotit Trump ishte e vështirë të parashikoheshin veprimet e tij në kuadër të politikës së jashtme. Një analist i tha Zërit të Amerikës se platforma e politikës së jashtme të Partisë Republikane për vitin 2024 e pasqyron këtë paparashikueshmëri.

“Nuk ka shumë të dhëna dhe kjo i jep atij përparësinë për të qenë në gjendje të formulojë një politikë në mënyrën që ai e sheh të arsyeshme për momentin, në vend që të bllokohet me politika të përcaktuara qysh në fillim të një mandati”, thotë Chris Turtle nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë.

Kolegët republikanë të zotit Trump thonë se aplikacioni i mediave sociale ‘TikTok’ kontrollohet nga qeveria kineze dhe mund të përdoret për të marrë informacione mbi përdoruesit dhe për të ndikuar në bindjet e tyre politike.

“Unë nuk dua që Partia Komuniste Kineze të marrë të dhënat personale të qytetarëve tanë dhe as të jetë në gjendje të bëj propagandë ndaj publikut amerikan”, thotë Mitt Romney, senator republikan.

Por zoti Trump nuk pajtohet më me ndalimin e TikTok-ut.

“Ne do ta shpëtojmë TikTok-un. Ata duan të shkatërrojnë atë. Pra, të gjithë përdoruesit në TikTok, votoni për Trump-in”.

Ish Presidenti gjithashtu ka kritikuar NATO-n, duke pretenduar se vendet anëtare nuk paguajnë aq sa duhet për mbrojtjen e përbashkët. Kandidati i tij për Nënpresident JD Vance, ka qenë edhe më kritik ndaj dërgimit të ndihmave amerikane në Ukrainë.

“Le të mos e ngatërrojmë guximin e trupave ukrainase me faktin se ata kanë udhëheqjen dhe qeverinë më të korruptuar në Evropë dhe ndoshta kudo në botë”, thotë zoti Vance.

Kjo është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me qëndrimin e udhëheqësit të shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, i cili ka thënë se ndihma për Ukrainën është thelbësore për mbrojtjen e demokracisë në Evropë.

“Nuk është më një çështje e garantuar që Amerika do të përgjigjet me forcë ndaj agresionit apo edhe nëse do të mbështesë aleatët tanë 100%”, thotë zoti McConnell.

Analistët thonë se zotimet e zotit Trump për të rritur tarifat nëse ai fiton zgjedhjet mund të shkaktojnë konfliktin më të madh me ligjvënësit republikanë.

“Kjo tregon ndryshimin e Partisë Republikane që nga viti 2016, sepse republikanët historikisht kanë qenë mbështetës të tregtisë së lirë”, thotë Gordon Grey nga Universiteti ‘George Washington’.

Ish Presidenti Trump është zotuar të vendosë të paktën 60% tarifa për Kinën dhe 10% tarifa për importet nga vendet e tjera nëse ai fiton

You Might Also Like

Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’

‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë

Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz

Zelensky: Kritika të ashpra ndaj Evropës – “Problemi kryesor është mentaliteti i saj”

Trump prezanton ‘Këshillin e Paqes’ – 19 vende në ceremoninë e nënshkrimit

TAGGED: #Donald Trump, #Politika e jashtme, #Republikanët
Kosova Times August 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Bari, qytet plot dashuri, histori dhe kontribut shqiptarësh

Kosova Times Kosova Times February 19, 2024
BE-ja mund të transferojë deri në 3 miliardë euro në Ukrainë në kurriz të rezervave të ngrira të Rusisë
Klinika e Biokimisë Mjekësore me mungesë të teknikëve, kërkohet staf i ri
Daja plagos disa herë me thikë nipin e tij pas sherrit
Ndërtimi edhe forcimi i shtetit kërkon politikë dhe diplomaci reale, jo retorikë futuriste dhe banale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?