By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 dhjetor
December 10, 2025
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
December 9, 2025
Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.
December 9, 2025
Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë
December 9, 2025
Zelenski publikoi një plan të rishikuar, BE është afër një vendimi të rëndësishëm
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për plagosjen në Viti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për plagosjen në Viti
Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për plagosjen në Viti

Kosova Times
Last updated: 2024/08/09 at 4:16 PM
Kosova Times Published August 9, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Gjilan ka parashtruar kërkesë për paraburgim, në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve N.H., N.B., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ndaj të pandehurit A.B., për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Në njoftimin për media thuhet se sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri N.H., më 8 gusht 2024, rreth orës 10:07 minuta, në komunën e Vitisë, me dashje ka tentuar t’i privojë nga jeta të pandehurit N.B. dhe A.B..

“Në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore, sapo i sheh të njëjtit që me djemtë e tyre kishin shkuar në pronën kontestuese, shkon në shtëpinë e tij, merr një armë automatike AK-47 dhe gjuan pandërprerë në drejtim të tyre, me ç’rast të pandehurin N.B. e plagos në këmbë, ndërsa të pandehurin A.B. e plagos në të dy këmbët, duke rrezikuar edhe personat që gjendeshin në të njëjtin vend”, thuhet në njoftim.

I pandehuri N.B., e kishte armën e zjarrit me vete dhe sapo e sheh që i pandehuri N.H., nga shtëpia e tij kishte dalë me armë, gjuan disa herë në drejtim të tij, por nuk arrin ta qëllojë, duke vënë në rrezik edhe jetën e bashkëshortes së tij, e cila ishte me të.

Ndërsa i pandehuri A.B., dyshohet për armëmbajtje pa leje, e cila është gjetur pas kontrollit në shtëpinë e tij, si dhe të gjitha armët e të pandehurve janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Kosova drejt një shteti më të drejtë dhe të përgjegjshëm

Shoqëria civile kundër sulmeve ndaj gjyqtarëve

Sulmi në Ibër-Lepenc, FBI konfirmon prezencën e të pandehurve në Varagë

Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në kufijtë e Kosovës

Basha priti ambasadorin e Gjermanisë, Reiner Rudolph

TAGGED: #Paraburgim, #Plagosje, #Prokuroria Themelore në Gjilan, #Tre persona
Kosova Times August 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pentagoni trondit BE-në dhe Zelenskyn me vendimin e papritur. Mosbesim edhe në Kongresin Amerikan

Kosova Times Kosova Times July 3, 2025
Duma e Shtetit njoftoi vendime emergjente pas mesazhit të Putinit
Rezultatet e bisedës Trump-Putin: Versioni i Shtëpisë së Bardhë
Kurti me shifra njofton përfaqësuesit e CSSP gjermane për mbështetjen e komunitetit serb
Uji i papijshëm, ujësjellësi thotë se gjendja po shkon drejt përmirësimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?