By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve
January 28, 2026
Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese
January 28, 2026
Filharmonia e Kosovës sjell kryeveprën `Petite Messe Solennell`
January 28, 2026
Arrestimet për votat në Malishevë, ndalohen 15 kryesues e 43 komisionerë
January 28, 2026
Rama pezullon nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës pas arrestimit
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtëpia e Bardhë: Biden s’do t’i lejojë “ekstremistët” t’i çorientojnë bisedimet për Gazën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shtëpia e Bardhë: Biden s’do t’i lejojë “ekstremistët” t’i çorientojnë bisedimet për Gazën
Rajon / Botë

Shtëpia e Bardhë: Biden s’do t’i lejojë “ekstremistët” t’i çorientojnë bisedimet për Gazën

Kosova Times
Last updated: 2024/08/09 at 10:04 PM
Kosova Times Published August 9, 2024
Share
SHARE

Administrata e presidenti Joe Biden nuk do t’i lejojë “ekstremistët”, përfshirë Izraelin, që t’i çorientojnë bisedimet për armëpushim në Rripin e Gazës, tha të premten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Kirby e akuzoi ministrin e Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, për pretendime të rrejshme.

Ai tha se pretendimet e Smotrichit se marrëveshja për armëpushim në Gazë do të nënkuptonte dorëzim para Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – apo që pengjet nuk duhet të këmbehen për të burgosurit, janë “plotësisht të gabuara”.

Smotrichi po e çorienton popullin izraelit, sipas Kirbyt.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre ka muaj që po përpiqen t’i bindin palët të rikthehen në tavolinën e bisedimeve për armëpushim në luftën tashmë 10-mujore në Gazë, por janë përballur vazhdimisht me pengesa nga Izraeli dhe Hamasi.

Zyrtarët amerikanë besojnë se propozimi i fundit i ka afruar palët më së shumti drejt pajtimit për lirimin e grave, të sëmurëve dhe të moshuarve që po mbahen peng nga Hamasi në Gazë prej sulmit të 7 tetorit, në këmbim të një armëpushimi së paku gjashtëjavor të gjatë.

“Ne duam të arrihet një marrëveshje. Ne besojmë se ende është e mundur të arrihet kjo… por do të nevojitet lidership në të dyja anët, si dhe kompromise”, tha Kirby.

Të enjten, Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti – të cilat i ndërmjetësojnë bisedimet – u bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit për rifillimin e bisedimeve për armëpushim.

Përmes një deklarate të përbashkët, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti ftuan palët e përfshira në konflikt që të rinisin bisedimet më 15 gusht në Doha apo Kajro “me qëllim që të tejkalohen ndasitë dhe marrëveshja të nisë së zbatuari pa vonesa”.

Kirby tha se disa kritikë, si Smotrich, kanë pretenduar se marrëveshja për pengjet është “dorëzim para Hamasit apo se pengjet nuk duhet të këmbehen me të burgosur [palestinezë]”, dhe se lufta duhet të vazhdojë për kohë të papërcaktuar.

“Këto argumente janë plotësisht të gabuara”, tha Kirby.

Izraeli thotë se synimi i tij është ta shkatërrojë Hamasin, pas sulmit të 7 tetorit, në të cilin militantët nga Gaza u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë 1.200 njerëz, si dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Pas një rundi këmbimesh në nëntor, Izraeli thotë se edhe 111 pengje po mbahen në Gazë, përfshirë trupat e pajetë të 39 pengjeve.

Lufta e Izraelit në Gazë prej atëherë i ka lënë të vdekur rreth 40.000 palestinezë dhe më shumë se 91.700 të tjerë të plagosur.

Më shumë se 1.9 milionë njerëz të popullsisë së përgjithshme prej 2.3 milionë banorësh të Gazës së paraluftës janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, duke u zhvendosur vazhdimisht nëpër territorin e vogël për t’i ikur luftës.

You Might Also Like

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë

Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

TAGGED: #Gaza, #Joe Biden, #John Kirby
Kosova Times August 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdiq një grua pasi u alivanos brenda autobusit urban në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times March 3, 2024
Osmani: ‘Vatra’ ishte pikë referimi për shqiptarët e Amerikës
Bisedë telefonike me O’Brien, Osmani: Diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe zbatimin marrëveshjes së Brukselit
KFOR trajnohen për kontrollin e gatishmërisë luftarake nga zjarri
Kush është oficeri ultra-konservator i marinës që dëshiron të zëvendësojë Putinin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?