By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbia do fluturime shtesë dhe stervitje ushtarake me Moskën
July 4, 2025
Po vjen një ndryshim i madh i motit, me valë të papritura të ftohta dhe stuhi të ashpra
July 4, 2025
Një sllovak e rrahu gruan e tij për vdekje në një apartament në Dalmaci. U përpoq të fshihte gjithçka?
July 4, 2025
ZKA kritikon 31 komuna në prezantimin e pasqyrave financiare 2024
July 4, 2025
Google sjell në Itali inteligjencën artificiale që gjeneron video nga teksti, një logo për t’i dalluar ato
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Avokati Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Avokati Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”
Lajme

Avokati Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”

Kosova Times
Last updated: 2024/08/10 at 11:21 AM
Kosova Times Published August 10, 2024
Share
SHARE

Avokati i njohur Spartak Ngjela, në një intervistë për gazetën “SOT” ka komentuar ngjarjet politike në vendin tonë. Ai thotë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe shumë politikanë të tjerë fshihen në dosjen e ‘21 Janarit’.

Më tej, avokati thekson se politika shqiptare është e lidhur fortë me krimin, ndaj sipas tij SPAK shumë shpejt do të ketë ‘kërcitje prangash’ për shumë pushtetarë. Ngjela u ndal dhe tek “strategjia” e ndryshimeve të kryeministrit Rama në qeveri.

Ai deklaroi se do t’i shohë gjatë ushtrimit të profesionit, nëse janë figurat e duhura për postet e dhëna nga lideri i selisë rozë.

Si e shihni nga ana ligjore kallëzimin e PD, që bëri Sali Berisha ndaj tre gjyqtarëve, Sokol Binaj, Ilir Panda, Sandër Simoni, të cilët caktuan rihapjen e dosjes së ’21 Janarit’?

Sali Berisha me këtë veprim tregon se është i trembur. Çështjet penale në situata të tilla hapen, sepse ata duan të fillojnë procesin penal kundër Sali Berishës, në nivel të lartë të politikës. Niveli i lartë i politikës nuk ka patur çështje të hapura deri tani. Ata kanë rënë në mendimin profesional, se dhe Saliu apo politikan të tjerë të nivelit të lartë politik kanë patur dorë në çështjen e ’21 Janarit’. Por Saliu është jashtë profesionit. Ai është njeri i thjeshtë i popullit dhe nuk pyet as avokatët që ka pasi padia penale hapet në çdo moment dhe nëse ti je i pafajshëm, shko në Gjykatë dhe merr pafajësinë.

Këtu tregohet se është i trembur dhe nuk kupton se si mund t’i shpëtojë. Kjo tregon që është i fajshëm. Çdo prokurori, qoftë kjo e Posaçme, qoftë prokuroritë e tjera, të ngrenë akuzë në çdo moment, ndaj çdo njeriu sipas provave që kanë atje. Është gjykata ajo që të shpëton e jo Prokuroria, pasi kjo e fundit është akuzë. Madje, forca e akuzës së prokurorit. Nëse Saliu ka avokat, është nën nivelin e forcës së avokatit, ky është ligji ynë.

Kush shkon në Gjykatë, aty është problem tjetër pasi vendimi i Gjykatës është normë që nuk shkelet, pasi është njësoj si ligji. Kur të shkojë në Gjykatë, të arrijë të marr pafajësinë. Padi penale që ka bërë Berisha se pse më kanë ngritur mua akuzë, këto janë budalliqe. Duhet të mbarojë akuza njëherë, të vihet në lëvizje, të shkojë të marrë pafajësinë ën gjykatë dhe më pas mund t’i lind e drejta për një dëm penal a civil që i është shkaktuar. Duhet të marrë pafajësinë sëpari.

SPAK-u në operacionin e fundit në lidhje me zbardhjen e bisedimeve të SKY EC, ka lëshuar 30 urdhër arreste, ku u pa dhe implikimi nga radhët e drejtësisë, i prokurorëve dhe i gjyqtarëve, por si e shihni në anë ligjore, përfshirjen e eksponentëve të drejtësisë?

Normale, në një vend demokratik, akuza është si gripi. Akuzë mund të bëj çdo prokuror me sado pak prova të ketë për çdo person. Ti duhet të marrësh pafajësinë, shko në gjykatë dhe merr pafajësinë. Nga gjykata shqiptare nëse nuk të pëlqen shko dhe merr pafajësinë në gjykatë ndërkombëtare, i ke të hapura dyert e gjykimeve. Janë të trembur dhe nuk njohin profesionin.

Pas goditjeve që SPAK ka bërë ndaj grupeve kriminale, a do të kemi goditje edhe në sferën politike, duke qenë se krimi lidhet me politikën?

Duhet të shohim pasi në konceptin e përgjithshëm, shqiptarët të gjithë thonë se politika është e lidhur me krimin, por nëse nis një proces penal duhen prova.

Në dijeninë tuaj, a priten nga SPAK që të ketë të tjera hetime apo dosje që priten ‘kërcitje prangash’?

Sipas të dhënave që kanë dhënë në shtyp dhe ça kanë thënë dhe ata, mendohet që në SPAK ka shumë akuza penale të cilat priten të ngrihen. Por gjë konkrete me emra ende nuk dihen.

Si i patë lëvizjet e ministrave të rinj në qeveri, a mendoni se është një taktikë e Ramës që po përgatitet të shkojë me fytyra të reja politike në zgjedhjet e 2025-ës apo shihen si lëvizje të bëra nën drejtimin e Amerikës?

Nuk di konkretisht se nga kush janë urdhëruar lëvizjet e reja por për mua ishin fytyra të reja dhe do t’i shikojmë në profesion kur të drejtojnë ministritë. Si e kanë nivelin e elokuencës, si e kanë mendimin, çfarë përfaqësojnë, a janë intelektual të nivelit të lartë, e njohin politikën si shkencë apo si profesion, këto duhen parë me vëmendje kur të nisin punë në postet drejtuese, pasi për ne janë fytyra të reja.

You Might Also Like

Po vjen një ndryshim i madh i motit, me valë të papritura të ftohta dhe stuhi të ashpra

ZKA kritikon 31 komuna në prezantimin e pasqyrave financiare 2024

Kurti uron 4 Korrikun: Qoftë e përhershme aleanca Kosovë-SHBA

Ushtria turke ndihmon shkollën për personat me nevoja të veçanta në Prizren

Osmani: Populli amerikan ka qëndruar me Kosovën në çdo hap të rrugës

Kosova Times August 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Goditje e rëndë për pushtetin e Vuciqit: Serbisë i bllokohet hapja e kapitujve të rinj në negociatat me BE-në

Kosova Times Kosova Times December 4, 2024
Orban anulon udhëtimet për shkak të përmbytjeve
Blinken sërish në Izrael pas turneut në shtetet arabe
Foshnja dy-muajsh gjendet e gjallë nën rrënoja, 108 orë pas tërmetit
Naim Berisha zgjidhet u.d. i drejtorit të Institutit Albanologjik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?