By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Festivali “Newborn Kosova” me një performancë të jashtëzakonshme në Podujevë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Festivali “Newborn Kosova” me një performancë të jashtëzakonshme në Podujevë
Lajme

Festivali “Newborn Kosova” me një performancë të jashtëzakonshme në Podujevë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/10 at 7:17 PM
Kosova Times Published August 10, 2024
Share
SHARE

Edicioni i tretë i Festivalit “Newborn Kosova” është hapur të premten në Podujevë. Ansamble të këngëve dhe valleve të nëntë shteteve të botës kanë ofruar një performancë të jashtëzakonshme nëpër qytetin e Podujevës me valle e këngë tradicionale të vendeve që përfaqësojnë.

Nga mesdita rreth 300 pjesëmarrës nga këto vende, të ndarë në grupe dhe të shoqëruar edhe nga vullnetarë llapjanë, kanë vizituar qytetin e Podujevës, përfshirë Galerinë e Arteve në qytet.

Pasditja ka nisur me defilimin e tyre nga Shkolla “Ibrahim Rugova” nëpër Bulevardin e Qytetit, ku edhe gjatë kësaj kohe, nëpërmjet valleve të tyre kanë shfaqur një kolorit të pasur kulturor e artistik për qytetarët e Podujevës.

Shfaqja kryesore është dhënë në Sheshin “Katër Dëshmorët”, aty ku është bërë edhe hapja e këtij Festivali të sivjetmë, e që në Podujevë mbahet në kuadër të Manifestimit “Ditët e Diasporës”. Aty ansamblet e këngëve dhe valleve të Sllovenisë, Turqisë, Kroacisë, Spanjës, Meksikës, Lituanisë, Ukrainës, Çekisë dhe Rumanisë, para të pranishmëve kanë shfaqur talentin e tyre të këngëve e valleve tradicionale.

Hapjen zyrtare të “Newborn Kosova” e kanë bërë drejtoresha e Festivalit, Zymrije Graiçevci dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Kryetari Bulliqi tha se jemi shumë të lumtur që i kemi valltarët nga nëntë vende të ndryshme të botës sot në Podujevë, me veshjet e tyre tradicionale duke performuar para publikut llapjanë.

Për më shumë se dy orë, deri pas orës 22:00, qytetarët e Podujevës kanë përjetuar shfaqje të jashtëzakonshme.

Kryetari Bulliqi për shtetet pjesëmarrëse ndau nga një dhuratë dhe mirënjohje në shenjë respekti për performancen e tyre në Podujevë, po ashtu edhe ansamblet e shteteve kishin përgatitur nga një dhuratë për kryetarin Bulliqi.

E më pas, deri pas mesnate, përfaqësuesit e këtyre nëntë shteteve janë argëtuar në After Party-n e organizuar për ta.

Ky Festival do të vazhdojë rrugëtimin e tij edhe në tri komuna tjera, por që hapjen zyrtare e ka bërë në Podujevë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

“Shota” me program artistik për 18-vjetorin Shqipe Gashi|RTKlive

Mbahen Çmimet e 68-ta Grammy: Kendrick Lamar fiton më shumë çmime, Kënga e Vitit për “Wildflower”

Filmi shqiptar ‘Shame and Money’ triumfon në Sundance, kthehet me çmim

“Klithma”, zëri që sfidon harresën: promovohet libri i Alketa Gashi Fazliut në Prishtinë

Sot promovohet libri ‘Klithma’ i Alketa Gashi Fazliu

TAGGED: #Podujevë, Festivali “Newborn Kosova”
Kosova Times August 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mediat truke: Rexhepi po monitorohej hap pas hapi

Kosova Times Kosova Times September 4, 2024
Kurti dhe Pisarski diskutojnë sigurinë rajonale në Forumin e Varshavës
Kryeministri i Federatës së BeH: Është gënjeshtër se armët e përdorura në Kosovë janë blerë në Tuzla, Serbia po kërkon alibi këtu
Thyhet zyra e shoqatës Sindikale të MPJ-së, ShSAShJ akuzon menaxhmentin e MPJD-së
Trump kërkon 1 miliard dollarë për anëtarësim në Bordin e Paqes për Gazën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?