By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ISP Studimi: Kuvendi në Shqipëri nuk lufton konfliktin e interesit të deputetëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ISP Studimi: Kuvendi në Shqipëri nuk lufton konfliktin e interesit të deputetëve
Rajon / Botë

ISP Studimi: Kuvendi në Shqipëri nuk lufton konfliktin e interesit të deputetëve

Kosova Times
Last updated: 2024/08/12 at 9:49 PM
Kosova Times Published August 12, 2024
Share
SHARE

Në Tiranë, Instituti i Studimeve Politike thekson në një raport mbi integritetin e Kuvendit, se parlamenti nuk ka mekanizma funksionale, që të shmangë dhe të parandalojë konfliktin e interesit të deputetëve. Drejtuesi i këtij Instituti, Dr. Afrim Krasniqi, thotë për Zërin e Amerikës se Kuvendi është një nga institucionet më pak transparente dhe më pak llogaridhënës në Shqipëri. Një ndër shqetësimet kryesore të monitoruesve të ISP-së mbeten bisedimet informale, jotransparente mes ligjvënësve dhe kompanive private për ligje dhe vendime të porositura, që kanë të bëjnë me projekte prej miliona eurosh.

Ndryshe nga sa deklaron Kuvendi, se ka pranuar standardet e parlamentit të hapur, ekspertët e Institutit të Studimeve Politike konstatojnë që në zbatimin konkret të tyre sa u takon konfliktit të interesit dhe veprimeve jashtëparlamentare, parlamenti është praktikisht një nga institucionet më pak transparente dhe më pak llogaridhënës në Republikën e Shqipërisë.

Drejtuesi i këtij Instituti, Dr. Afrim Krasniqi, thotë për Zërin e Amerikës, pas publikimit të Raportit “Për një Parlament me integritet, Kodi i Sjelljes dhe Rregullorja e Kuvendit”, se kjo lloj sjellje bie në kundërshtim me nevojat dhe sfidat që ka Shqipëria, dhe theksoi se kjo është pjesë e raporteve kritike ndërkombëtare për Shqipërinë, përfshi edhe raportin e BE-së vitin e kaluar dhe raportin e Freedom House.

Shqetësim kryesor, sipas zotit Krasniqi, mbeten praktikat abuzive, ku deputetë negociojnë me palë informale, të cilët fitojnë miliona dhe përdorin parlamentin për qëllimet e tyre financiare, ndërsa deputetët e shohin këtë praktikë negative si një sjellje normale, por nga ana tjetër nuk gjendet një mekanizëm në parlament, që t’u thotë “Ndal!” këtyre veprimeve.

“Së dyti, kemi parë që ka një përdorim në mënyrë masive të bisedimeve dhe konsultimeve informale me grupe interesi, me firma private dhe kompani, të cilat janë në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit. Drejtues të komisioneve parlamentare, që duhet të gjykojnë dhe miratojnë një ligj ose një marrëveshje takohen me individë, të cilët përfitojnë nga këto marrëveshje dhe të gjithë këto takime nuk janë të dokumentuara. Parlamenti nuk zotëron asnjë dokument të këtyre bisedimeve, ndërkohë që publikisht deklarohet që është rënë në kompromis me to dhe është gjetur zgjidhja, siç ishin lojërat e fatit apo investimet strategjike dhe tema të tjera me ndikim të madh financiar”, thotë zoti Krasniqi.

ISP-ja i cilëson shqetësuese aktet e deputetëve që shihen në shihen në media, si incidente të shumta, sjellje joetike, përjashtime, arroganca dhe gjuha fyese e denigruese e politikanëve ndaj palëve kundërshtare.

Por përtej këtyre, gjatë monitorimit mbi konfliktin e interesit, thotë zoti Krasniqi, ISP-ja konstatoi që mekanizmi parlamentar për parandalimin e konfliktit të interesit është inekzistent, nuk funksionon, ndërkohë që ILDKPKI-ja (Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave) ia beson këtij institucioni, që të bëjë hetimet paraprake para se çështja të kalojë atje.

“Nëse ju shikoni në mënyrë të vazhdueshme takime publike, mbledhjet e komisioneve mbi vlera të mëdha financiare, dhe në deklarimet që bëhen aty, thuhet që ligji është konsultuar, është rënë dakord, etj., dhe po të kërkoni: Ku janë bisedimet? Ku janë negociatat? Kush kanë qenë kërkesat dhe pse është toleruar kjo apo jo kërkesë? Sa është pyetur qeveria dhe institucionet e pavarura? Sa është respektuar ligji? – nuk ka përgjigje për këtë gjëra, por thuhet se këto janë negociata personale. Mungesa e dokumentacionit për këto çështje do të bëjë të pamundur nesër hetimin e rasteve”, thotë zoti Krasniqi.

Për t’u veçuar është edhe fakti që janë të njëjtët deputetë që gjykojnë tek etika mbi rastet e denoncuara të konfliktit të interesit, po ata që drejtojnë komisionet, po ata që marrin vendim për veten e tyre tek konferenca e kryetarëve dhe tek Byroja e Kuvendit, thotë drejtuesi i ISP-së, dhe kjo është në vetvete një tjetër konflikt interesi.

Parlamenti thotë se këto praktika ndalohen, por atëherë duhet të krijojë mekanizma që këto sjellje të hetohen dhe të parandalohen, theksoi zoti Krasniqi, duke kujtuar se as grupet parlamentare nuk kanë një mekanizëm të kontrollit të rregullores së tyre të brendshme, ku individët që shkelin ligjin deri diku të parandalohen brenda grupit.

“Së treti; kemi parë konceptin e legjislacionit të porositur, që ndikohet nga faktorë të tretë dhe imponohet përmes rrugës parlamentare, duke shkelur gjithë procedurat parlamentare. Së katërti; gjithë ajo që quhet deklarimi i konfliktit të interesit nga vet deputetët, deklarimi i sistemit të dhuratave, deklarimi i pjesëmarrjes në aktivitete të treta, që është detyrim ligjor dhe që duhet të jenë në faqen elektronike të parlamentit, nuk funksionon. Gjatë vitit të fundit asnjë nga deputetët nuk ka deklaruar. Ndërkohë ne kemi raportuar raste të shumta kur ka pasur shkelje të tilla”, thotë zoti Krasniqi.

Në këtë legjislaturë janë dy ose tre raste të pretenduara për papajtueshmëri të mandatit të deputetit, shton ai, e ky fakt do të thotë se abuzimi me parimet e kodit të sjelljes ka përparuar në nivele të jashtëzakonshme dhe është i pakrahasueshëm me legjislatura të kaluara.

ISP ka çuar 3 raste në Kuvend, ku deputetë të caktuar kanë qenë në konflikt të hapur interesi, ose komisione kanë qenë në konflikt interesi, (rasti i zgjedhjes së një zyrtari nga parlamenti, kur vet parlamenti pranoi që ai është në konflikt interesi).

“Jo vetëm që nuk morëm asnjëherë përgjigje zyrtare, por mesazhi që individi megjithatë u zgjodh, do të thotë që individët që sponsorizonin konfliktin e interesit ishin më të fuqishëm se parimet që parashikon ligji. Në momentin që parlamenti i ka këto të dhëna dhe nuk arrin dot të hetojë, shpresa që nesër këtë do ta bëjë ILDKPKI-ja është gati utopike për shkak se ky parlament është në përfundim të mandatit dhe procedurat e ILDKPKI-së mund të përmbyllen pasi individi të mbyllë mandatin dhe e pamundëson hetimin. Kjo na ndodhur me disa raste të tjera, kur jemi ankuar për individë në konflikt interesi, ILDKPKI-ja ka marrë masë, çështja ka shkuar në gjykatë, dhe procesi ishte aq i gjatë sa individi nuk është më deputet”, detajoi zoti Krasniqi.

ISP-ja ka propozuar një paketë ndryshimesh teknike standarde në aktet rregullatorë të parlamentit dhe në legjislacionin në fuqi, që të miratohen me transparencë dhe mirëkuptim nga parlament, të cilat të hyjnë në fuqi në legjislaturën e re parlamentare vitin e ardhshëm, duke lënë pas ndryshimet e njëanshme të rregullores.

Ky, sipas ISP-së, është rasti më i mirë që Kuvendi të dëshmojë vullnet të vërtetë politik dhe institucional për të luftuar korrupsionin, duke nisur së pari hetimi i konfliktit të interesit në parlament, i pjesëmarrjes së deputetëve në veprimtari të treta të sponsorizuara në Kuvend, i përdorimit të Kuvendit për qëllime personale dhe për ligje të personalizuara, si dhe i praktikave abuzive që, sipas monitoruesve, ndodhin në Kuvendin e Shqipërisë.

You Might Also Like

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka

Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë

Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës

TAGGED: #Deputetët, #ISP, #Konflikti i interesit, #Kuvendi i Shqipërisë
Kosova Times August 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rizvanolli kërkon nga ZRRE trajtim me prioritet të humbjeve në rrjet

Kosova Times Kosova Times April 8, 2025
Bislimi për provokimin në Bujanoc: Kërcënim e represion kundër shqiptarëve
IKShPK: Vaksina kundër kancerit të mitrës edhe për vajzat 13 deri 21 vjeç
Al Hilal favorit për të transferuar Salah-in
Zbardhen letrat private të princeshës Diana
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?