By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ligjvënësit amerikanë i bëjnë thirrje Hegseth të tërheqë vendimin për ngrirjen e dërgesave në Kiev
July 4, 2025
Rreth 500 persona mbetën pa strehë në një zjarr në një ndërtesë pranë Varshavës
July 4, 2025
Protesta anti-Trump priten në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, me më shumë se 200 aktivitete të planifikuara
July 4, 2025
Kina pranon para BE-së: Nuk duam që Rusia ta humbasë luftën. Nëse humbet, SHBA-të do të na drejtohen neve
July 4, 2025
Sulm brutal rus në Kiev pas bisedimeve Putin-Trump. Ja si duket qyteti
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja i del në ndihmë Greqisë në luftën me zjarret
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > BE-ja i del në ndihmë Greqisë në luftën me zjarret
Rajon / Botë

BE-ja i del në ndihmë Greqisë në luftën me zjarret

Kosova Times
Last updated: 2024/08/13 at 10:40 AM
Kosova Times Published August 13, 2024
Share
SHARE

Për të tretën ditë me radhë, Greqia po vazhdon betejën kundër zjarreve masive afër Athinës, përderisa qindra zjarrfikës evropianë pritet t’iu bashkohen përpjekjeve për të shuar zjarrin vdekjeprurës që ka prekur pjesë të mëdha në periferi të kryeqytetit grek.

 

Për shkak të erërave të fuqishme, Greqia gjatë këtij viti po përballet me situatën më të rëndë me zjarre, që kanë detyruar mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre dhe kanë shkaktuar shkatërrim të madh përreth Athinës.

Të paktën një person ka vdekur dhe të paktën 66 të tjerë kanë pranuar ndihmë mjekësore, teksa edhe dy zjarrfikës janë lënduar gjatë luftës me zjarret.

“Jemi në nivel më të mirë në mbarë frontin”, tha Costas Tsigkas, kreu i shoqatës së zjarrfikësve grekë më 13 gusht.

“Por, sërish kushtet nuk do të jenë të lehta. Do të ketë erëra” dhe “çdo orë që kalon do të jetë më e vështirë”, tha ai për televizionin shtetëror, ERT.

Meteorologët kanë parashikuar temperatura deri në 38 gradë Celsius të martën në Athinë dhe erëra që do të arrijnë deri në 39 kilometra në orë.

Afër 700 zjarrfikës, të mbështetur nga 200 makina për fikjen e zjarrit dhe nëntë avionë të martën u përfshin në përpjekjet për të shuar zjarret që shpërthyen pasditen e së dielës në qytezën Varnavas, rreth 35 kilometra në verilindje të Athinës, tha shërbimi i zjarrfikësve.

Të forcuara nga erërat e fuqishme, zjarret janë në një gjatësi prej 30 kilometrash dhe në disa vende, flakët arrijnë deri në 25 metra, sipas televizionit shtetëror grek.

Observatori Kombëtar i Greqisë tha të hënën se të paktën 10.000 hektarë janë shkatërruar nga zjarret.

Qeveria greke u bëri thirrje shteteve të tjera që ta ndihmojnë dhe zjarrfikës, helikopterë, makina dhe pajisje të tjera nga Franca, Italia, Republika Çeke, Rumania, Serbia dhe Turqia pritet të shkojnë së shpejti në Greqi, thanë autoritetet.

Ditëve të fundit, Greqia ka evakuuar mijëra njerëz nga komunitete në periferi të Athinës. Sezoni i zjarreve gjatë kësaj vere në Greqi ka shkaktuar dhjetëra zjarre në baza ditore, teksa shteti ka regjistruar dimrin më të nxehtë dhe qershorin dhe korrikun më të nxehtë që kur ka nisur të mbledhë të dhëna më 1960.REL

You Might Also Like

Ligjvënësit amerikanë i bëjnë thirrje Hegseth të tërheqë vendimin për ngrirjen e dërgesave në Kiev

Rreth 500 persona mbetën pa strehë në një zjarr në një ndërtesë pranë Varshavës

Protesta anti-Trump priten në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, me më shumë se 200 aktivitete të planifikuara

Kina pranon para BE-së: Nuk duam që Rusia ta humbasë luftën. Nëse humbet, SHBA-të do të na drejtohen neve

Sulm brutal rus në Kiev pas bisedimeve Putin-Trump. Ja si duket qyteti

Kosova Times August 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Stuhia Ciaran godet Evropën Perëndimore, shkakton viktima dhe lë miliona njerëz pa rrymë

Kosova Times Kosova Times November 2, 2023
Austria në Evropian, mund Azerbajxhanin e De Biasit
Kush është udhëheqësi i fshehtë i Hamasit që gjendet në krye të listës së armiqve të Izraelit?
Analistët serbë skeptik që ShBA do të ndryshojë qëndrimin e tyre për Kosovën, por presin mbeshtetje per Serbine…”
Gjukiq: Moska ka duart e lira në Serbi, askush nuk e pengoi aktivitetin e saj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?