By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani refuzon thirrjet evropiane për përmbajtje nga sulmet ndaj Izraelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani refuzon thirrjet evropiane për përmbajtje nga sulmet ndaj Izraelit
Rajon / Botë

Irani refuzon thirrjet evropiane për përmbajtje nga sulmet ndaj Izraelit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/13 at 12:39 PM
Kosova Times Published August 13, 2024
Share
SHARE

Ministria e Jashtme e Iranit tha se thirrjet për përmbajtje sa i përket një sulmi ndaj Izraelit, të bëra nga Franca, Gjermania dhe Britania “kanë mungesë të logjikës politike dhe janë në kundërshtim me parimet e ligjit ndërkombëtar”.

Tri shtetet evropiane një ditë më parë lëshuan një deklaratë të përbashkët përmes së cilës i bënë thirrje Iranit dhe aleatëve të tij të përmbahen nga sulmet kundër Izraelit, pas vrasjes së Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Teheran më 31 korrik.

Teherani dhe aleatët e tij, Hamasi, dhe grupi libanez Hezbollah – i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – kanë fajësuar Izraelin për këtë vrasje. Qeveria izraelite nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyehut.

“Pa asnjë kundërshtim për krimet e regjimit zionist [Izraelit], deklarata e tri shteteve evropiane i kërkon paturpësisht Iranit të mos përgjigjet për shkeljen e sovranitetit të tij dhe integritetit të tij territorial”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Naser Kanaani.

Ai shtoi se Teherani është i vendosur që t’i kundërpërgjigjet Izraelit dhe u bëri thirrje tri shteteve evropiane “që të ngrihen kundër luftës në Gazë dhe nxitjes së luftës nga Izraeli”.

ShBA-ja një ditë më parë tha se Irani mund të kryejë sulme hakmarrëse ndaj Izraelit gjatë kësaj jave, përderisa presidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar me homologët e tij evropianë lidhur me situatën në Lindjen e Mesme.

Kërcënimet nga Irani se do të kryejë sulm ndaj Izraelit vijnë në kohën kur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit po vazhdon.

Lufta në Gazë u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, kur u vranë më shumë se 1.200 persona dhe u rrëmbyen 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë rreth 40.000 palestinezë.

You Might Also Like

Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare

Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët

Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin

Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë

Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë

TAGGED: #BE-ja, #Irani, #Izraeli
Kosova Times August 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Baza ushtarake sekrete në Bjellorusi

Kosova Times Kosova Times September 13, 2025
Putin tha se Zoti e miratoi luftën me Ukrainën!
Një grup të burgosurish të armatosur u arratisën nga fronti për herë të dytë brenda një jave
Nis Olimpiada XVI Matematike e Kosovës
34,183 njerëz vdiqën në Rripin e Gazës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?