By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin
January 20, 2026
ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje
January 20, 2026
Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore
January 20, 2026
Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike
January 20, 2026
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata komerciale tejkalon mbi 103 për qind zgjidhjen e lëndëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Gjykata komerciale tejkalon mbi 103 për qind zgjidhjen e lëndëve
Lajme

Gjykata komerciale tejkalon mbi 103 për qind zgjidhjen e lëndëve

Kosova Times
Last updated: 2024/08/14 at 4:24 PM
Kosova Times Published August 14, 2024
Share
SHARE

Gjykata Komerciale e Kosovës, ka publikuar raportin e punës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, duke prezantuar të dhëna të rëndësishme mbi performancën e saj në zgjidhjen e lëndëve.

Bazuar në të dhënave statistikore të raportuara, Dhoma e Shkallës së Dytë e Gjykatës Komerciale ka trashëguar 780 lëndë nga viti paraprak, ka pranuar 1.227 lëndë të reja dhe ka zgjidhur 1.268 lëndë gjatë periudhës janar – qershor 2024, duke lënë në punë 739 lëndë. Me një normë të spastrimit prej 103.34%, Dhoma e Shkallës së Dytë ka shfaqur një efikasitet të lartë në zgjidhjen e lëndëve.

Dhoma e Shkallës së Parë e kësaj gjykate për periudhën janar – qershor 2024, ka trashëguar  8.459 lëndë nga viti paraprak, ka pranuar 2.884 lëndë të reja dhe ka zgjidhur gjatë kësaj periudhe 2.928 lëndë, ndërsa kanë mbetur në punë 8.415 lëndë. Norma e spastrimit të lëndëve ka shfaqur një efikasitet të lartë në zgjidhjen e lëndëve për këtë periudhë edhe në Dhomat e Shkallës së Parë në masën e 101.53%.

Në përgjithësi, për periudhën janar – qershor 2024, Gjykata Komerciale ka shënuar një normë të spastrimit të lëndëve prej 102.07%, duke demonstruar një performancë të qëndrueshme në trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve gjyqësore.

Gjatë kësaj periudhe, Gjykata ka nisur së zbatuari Sistemin për Menaxhimin Elektronik të Lëndëve (SMIL), duke regjistruar të gjitha çështjet gjyqësore në këtë sistem modern, që pritet të përmirësojë ndjeshëm efikasitetin dhe transparencën e punës së saj.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe është miratuar Strategjia e Gjykatës Komerciale për vitet 2024 – 2025 nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Kjo strategji shënon hapin e parë drejt planifikimit strategjik të gjykatës, me qëllim të rritjes së cilësisë së vendimeve, qasjes dhe besueshmërisë së publikut, si dhe profesionalizmit dhe bashkëpunimit me institucionet tjera.

Në kuadër të transparencës dhe llogaridhënies, Gjykata ka publikuar në ueb portalin gjyqësor 3.391 vendime gjyqësore, të cilat janë lehtësisht të qasshme për publikun. Gjithashtu, janë lëshuar mbi 5.000 certifikata për biznese, 250 prej të cilave përmes aplikimit online, duke lehtësuar kështu qasjen dhe shërbimet për qytetarët dhe bizneset.

Gjithashtu, Zyra e Ndërmjetësimit e Gjykatës Komerciale ka referuar 63 raste në procedurën alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke ofruar alternativa efektive për zgjidhjen e konflikteve jashtë gjykatës.

Gjykata Komerciale e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të saj dhe në rritjen e besimit të publikut. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit

21,4% e automjeteve të regjistruara në 2025 në Shqipëri vijnë nga Koreja e Jugut

BQE: Pse inflacioni i ushqimeve vazhdon në Evropë

Kosova në pritje të buxhetit, ekspertët paralajmërojnë kolaps

KESCO: Dy ditët e fundit 50% e konsumit u mbulua nga importi

TAGGED: #103 për qind, #Gjykata Komerciale, #Zgjidhja e lëndëve
Kosova Times August 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aktakuzë për mashtrim

Kosova Times Kosova Times March 7, 2023
Joseph: Biden ta bind Ukrainën ta njohë pavarësinë e Kosovës
Shtetet e Bashkuara vendosën të kthehen në UNESCO gjashtë vjet pas largimit nga organizata
Kurti në Forumin e Prespës: Serbia duhet të shpallë pavarësinë nga rajoni
Bjellorusia e fut Current Time në listën e organizatave ekstremiste
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?