By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqit gjithmonë e bëjnë sutlijashin në këtë mënyrë – ja pse i tyre është më i lëngshëm
November 19, 2025
Pse këtë lëng duhet konsumuar të gjithë njerëzit në moshë?
November 19, 2025
A pini ujë mineral? Shumë veta as nuk janë të vetëdijshëm për efektet e tij në trup
November 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 nëntor 2025
November 19, 2025
Axhenda ndërkombëtare
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Talibanët festojnë trevjetorin e marrjes së pushtetit në Afganistan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Talibanët festojnë trevjetorin e marrjes së pushtetit në Afganistan
Rajon / Botë

Talibanët festojnë trevjetorin e marrjes së pushtetit në Afganistan

Kosova Times
Last updated: 2024/08/14 at 4:33 PM
Kosova Times Published August 14, 2024
Share
SHARE

Talibanët e kanë shënuar përvjetorin e tretë të ngjitjes në pushtet në Afganistan përmes një parade ushtarake, pavarësisht se grupet ndërkombëtare të ndihmës vlerësojnë se në këtë shtet ekziston një prej krizave humanitare më komplekse.

Talibanët e kanë marrë kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit, Kabulit, më 15 gusht 2021, pas rënies së Qeverisë së përkrahur prej Shteteve të Bashkuara, dhe ikjes së liderëve prej vendit.

Qeveria e talibanëve vazhdon të mos njihet prej asnjë vendi në botë.

Kufizimet e vendosura ndaj grave janë një prej pikave më problematike, të cilat Kombet e Bashkuara i konsiderojnë “aparteid gjinor”.

Ngjitja e talibanëve në pushtet shënohet në mesin e muajit gusht, periudhë e rënies së Kabulit, por edhe në fund të gushtit, kur janë larguar trupat e fundit ndërkombëtare prej Afganistanit.

Largimi i trupave ndërkombëtare më 2021, sipas një marrëveshjeje të arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve më 29 shkurt 2020, u ka mundësuar talibanëve kthimin në pushtet pas 20 vjetëve.

Talibanët janë rrëzuar prej pushtetit në Afghanistan, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Parada ushtarake e 14 gushtit është mbajtur në bazën ajrore Bagram, rreth 40 kilometra larg Kabulit, ku dikur janë strehuar forcat ushtarake amerikane.

Pjesë e audiencës kanë qenë rreth 10.000 burra dhe asnjë grua.

Ushtarët janë parë me pajisje ushtarake të braktisura prej forcave amerikane dhe atyre të NATO-s: obusë dhe tanke.

Mohammad Hassan Akhund, i cili mban pozitën e kryeministrit, i ka lavdëruar talibanët, për siç ka thënë, fitoren e autoriteteve të talibanëve ndaj “pushtuesve perëndimorë”.

Sipas një deklarate të lëshuar prej zyrës së tij, ai ka thënë se Qeveria e talibanëve “e ka përgjegjësinë për zbatim të ligjit islamik, ruajtjes së pronës, jetës së njerëzve dhe për respektim të kombit tonë”.

Megjithatë, organizatat ndërkombëtare të ndihmës besojnë se miliona afganë përballen me “një prej krizave humanitare më të mëdha dhe më komplekse në botë, tri vjet pas ndryshimit të regjimit”.

Sipas tyre, 23.7 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë në Afganistanin me 40 milionë banorë.

Më shumë se 6.3 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda Afganistanit, ndërsa shifrat e papunësisë janë alarmante.

Gratë vlerësohet se vuajnë më së shumti prej këtij regjimi.

Prej ardhjes së talibanëve në pushtet, grave u është zvogëluar qasja në jetën publike – shumë vende pune, parqet dhe palestrat – si dhe u është ndaluar shkuarja në shkollë pas klasës së gjashtë.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Kos: Serbia mund të ulet në dy karrige – duke parë nga BE-ja paratë dhe nga ana tjetër gazin

Pesë vende evropiane heqin dorë nga ndalimi i minave tokësore në kufijtë me Rusinë

Rusët goditen ndertese banimi në Ukrainë: Ata përdorën 11 dronë në sulm

Axios: Shtëpia e Bardhë negocion fshehurazi një plan për t’i dhënë fund luftës. Konsultime me rusët

TAGGED: #Afganistan, #Taliban, #Tre vjet pushtet
Kosova Times August 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ali Ahmeti shpallet `Qytetar nderi` i Prizrenit:Lidhja na ka mbajtur gjallë

Kosova Times Kosova Times April 2, 2024
Vendimi për qeset plastike, Kurti: Do ta rrisim ndjeshmërinë e përgjegjësinë për ambient
Qendra e Studentëve nesër hap konkursin për pranim në konvikte e mensë
Istinomer: “I dashur Slobo, tani po e rrëzojnë Vuçiqin për shkak të Serbisë”
Lagështi, rrjedhje uji dhe mungesë hapësire në barnatoren qendrore të QKUK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?