By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 nëntor
November 22, 2025
KE nis procedurat kundër Sllovakisë për ndryshimet kushtetuese
November 21, 2025
Mësuesi rus i balalaikes ngulfte fëmijët me një qese plastike
November 21, 2025
Lirohet ish-polici Arbnor Spahiu nga burgu i Serbisë
November 21, 2025
“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kombi mbi të gjitha besimet fetare!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kombi mbi të gjitha besimet fetare!
Opinion

Kombi mbi të gjitha besimet fetare!

Kosova Times
Last updated: 2024/08/15 at 11:40 AM
Kosova Times Published August 15, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Vite më parë, në lokalitetin e shtetit ku jetoj ndodhi një vdekje e një bashkatdhetari. Familjarët kishin vendosur që më të dashurin e tyre ta varrosin në varrezat e qytetit. Ditën e varrimit, herët në mëngjes, më mori në telefon vëllai i të ndjerit: “Florim e kërkoj një nder nga ju, nëse keni mundësi të përgatitni diçka për ceremoninë mortore të vëllait tonë. Nuk kemi angazhuar as prift dhe as hoxhë, andaj prezenca dhe fjala e juaj do t’na ndihmonte jashtëzakonisht shumë”.

Një ceremoni mortore pa klerik fetar

Kërkesën e bashkatdhetarit e pranova me një përgjegjësi të lartë njerëzore dhe kombëtare. Nuk ishte aspak e lehtë për mua që të ndajë momentet e fundit me të ndjerin dhe familjarët e tij, me rrethin shoqërorë dhe të pranishmit e shumë në ceremoninë mortore të bashkatdhetarit tonë.

Fakti se, me të ndjerin dhe me familjen e tij njiheshim shumë vite më parë, ma bëri më të lehtë që të fokusohem në elementet më të ndjeshme dhe më pozitive për ta nxjerrë në fjalim të mirë, por shumë të dhimbshëm mortor!

Portretizim magjeps i personalitetit të të ndjerit, bëri që gjatë tërë fjalës time të dëgjojë dënesje dhe vajtim, të shoh lot dhimbje dhe pikëllimi të pafund të familjarëve dhe të afërmve të mërgimtarët që po varrosej në dhe të huaj.

Nuk do t’i harrojë sa të jem gjallë emocionet e asaj dite pikëlluese! Por, njëkohësisht atë ditë u ndjeva mirë dhe krenarë që arrita ta plotësojë mungesën e klerikëve fetar në ceremoninë e varrimit të bashkatdhetarit tim.

Çfarë ndodhi më pas?

Të mbrëmjen e të njëjtës ditë tek shtëpia ime erdhën dy vëllezërit e të ndjerit për t’më falënderuar edhe një herë, duke më lëshuar në dorë një zarf, në brendinë e të cilit ishte një ofertë nga familja si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në ceremoninë e varrimit të më të dashurit të tyre.

Lutjet e mia për shpirtin e bashkatdhetarin tim i bëra jo në gjuhën fetare por në gjuhën e shpirtit dhe frymën e pastër kombëtare, i bindur se, nuk janë fjalët, por janë veprat ato që e përcaktojnë fatin e secilit prej nesh në botën e përtejme!

Rekapitullim

Çështja e besimit fetar është e drejt universale, është çështje krejtësisht personale e individit. Secili individ ka të drejt të prejudikojë fenë të cilës i beson, por asnjë individ nuk ka të drejt që t’ia cenojë apo imponojë tjetrit besimin e vet fetar.

Sikurse përzgjedhja e besimit fetar, ashtu edhe konvertimi nga njëra fe në tjetrën janë çështje krejtësisht personale të individit, dhe askush nuk e ka të drejtën të dhunojë aspektin shpirtëror të individit duke e ndërlidhur fenë me kombin, e aq më pak të trumbetoj se kjo fe është më afër apo tjetra më larg identitetit tonë kombëtar!

Kombi është një dhe i pa tjetërsueshëm, është mbi të gjitha besimet fetare.

Historia e besimeve fetare është e gjatë sa vetë lashtësia e kombit tonë. Fillon me politeizëm (paganizëm), vazhdon me monoteizëm, ateizëm (komunizëm) e kështu më radhë deri në ditët e sotme. Ata që nuk kanë njohuri të mjaftueshme për origjinën dhe prejardhjen e besimeve tona fetare, para se të gjykojnë bëjnë mire të mësojnë, e assesi t’a glorifikojnë besimin e tyre fetar duke paragjykuar besimet tjera fetare.

You Might Also Like

Asyet e mundura qe Ukraina do të detyrohet t’i “nënshtrohet” Rusisë

Kur masa e pezullimit sfidon parimin e propocionalitetit-rasti Balluku dhe pasojat për shtetin e së drejtës

Çipa: “Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: një skenë politike e pasigurt”

Si të negociohet me Rusinë

Aristidh Kola “Nderi Kombit” historia që u ringrit pas 25 vjetësh heshtje!

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times August 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Halimi: Albin Kurti po shndërrohet në përçarës të shqiptarëve kudo që jetojnë

Kosova Times Kosova Times August 12, 2023
Lufta në Ukrainë: Çka nëse Trump rikthehet?
OKB kërkon 1 miliard dollarë për t’iu ndihmuar të prekurve nga tërmeti në Turqi
Pepe: Portugalia, ndër skuadrat më të mira me statistika
Në malet e Kosovës bien reshjet e para të borës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?