By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vuçiq me ambasadorin kinez Li Ming
July 24, 2025
Zjarr në Qipro: Zjarr i madh në Limasol – Dy të vdekur, shtëpi të djegura dhe dyshime për zjarrvënie të qëllimshme
July 24, 2025
Kurti në Festivalin e Domates: Mbështetja për bujqësinë po jep rezultate
July 24, 2025
Bondarenko: Projekti i ri i naftës i Hungarisë, Serbisë dhe Rusisë mund të ringjallë fluksin e biznesit rus në rajon
July 24, 2025
Mercenari amerikan për krimet në Gaza: Kam qenë në katër luftëra, nuk kam parë kurrë dhunë të tillë kundër civilëve askund
July 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ngërthim i frymës moderne nga cikli i veprave valët e jetës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Ngërthim i frymës moderne nga cikli i veprave valët e jetës
Lajme

Ngërthim i frymës moderne nga cikli i veprave valët e jetës

Kosova Times
Last updated: 2024/08/15 at 3:55 PM
Kosova Times Published August 15, 2024
Share
SHARE

ARTET PAMORE

Me rastin e ekspozitës vetjake të piktores Feriha Rada e cila kohë më parë në Galerinë e Artit ”Rada” në Prizren para dashamirëve të artit u prezantua me punime nga cikli i fundit titulluar “Valët e Jetës”

Shkruan: Prof. Dr. Hivzi MUHARrEMI

Kjo ekspozitë në Galerinë “Rada” e cila funksionimin e saj e ka filluar pas mbylljes të të gjitha institucioneve artistike publike duke filluar nga Muzetë, Galeritë, Shtëpitë e kulturës në kuadrin e të cilëve funksiononin ambientet ekspozuese të galerive shtetërore. Pra, në qytetin piktoresk, kulturor e historik të Prizrenit pas mbylljes dhe regjimit totalitar, barbar ndaj popullatës shqiptare kur jeta ishte e padurueshme nga terrori dhe gjenocidi shtazarak i okupatorit serbosllav, ku në një atmosferë të tillë të linçimit të popullatës dhe mbylljes së objekteve të të gjitha fushave jetësore, në Prizren, me iniciativën e piktores Feriha Rada në vitin 1995 u hap Galeria e Arteve “Rada” e cila deri në mbyllje nga barbarizmi serb arriti të bëjë hapjen e mbi 30 ekspozitave nga të gjitha qendrat e Kosovës, përkatësisht etnisë shqiptare si nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe vende të tjera evropiane. Sikurse edhe në galeritë tjera private që u hapen në disa qendra tjera të qyteteve të Kosovës si: galeria e Hanit të dy Robertëve, Galeria “Europa” në Pejë, Galeria “Koha 3”, Prishtinë, si dhe disa të tjerë në situata tejet të vështira deri në një masë i plotësonin Institucionet e galerive të mbyllura shtetërore. Tek galeria Rada si dhe në këto të lartcekura bashkëpunimi im ka qenë evidentë si kritik i arteve ku në shumë ekspozita kam pasur rolin e kuratorit- për fjalën e hapjes të ekspozitave. Pra, roli dhe rëndësia e funksionimit të galerisë Rada ka qenë evidente në mbajtjen e vijimësisë të jetës kulturore përmes hapjes së ekspozitave si me ato përsonale, po ashtu edhe me ato kolektive. Në vigjiljen e 25 vjetorit të mbylljes së Galerisë “Rada” në kohën kur me 1999 forcat destruktive ushtarake e militante serbe depërtuan në “Galerinë e Artit Rada” dhe aty kanë qëndruar deri në fund të luftës, përkatësisht deri tek bombardimi i caqeve fashisoide dhe militante serbe. Gjatë qëndrimit të tyre galeria dukshëm u dëmtua. I tërë koleksioni i pasur i “Fondit të galerisë u plaçkitë, pra, u vodhën me qindra piktura, skulptura, grafika, tapiceri, relieve, qeramika dhe shumë eksponate të tjera artistike. Kjo ishte historiku i shkurtër i këtij institucioni galerik që pandërprerë e kishte vazhduar punën e saj gati pa ndërprerje në atë kohë pa kohë, kur jeta në tërë Kosovën ishte paralizuar në të gjitha vokacionet e fushave të artit dhe të lëmenjve tjera shtetërore. Për atë roli i galerisë është jashtëzakonisht i madh dhe i rëndësishëm për vazhdimin e jetës kulturore në qytetin e Prizrenit dhe për artin e Kosovës në përgjithësi.

Pra, data e 09.08.2024, shënon datën e rifillimit të funksionimit të galerisë “Rada” me ekspozitën personale e autores së Institucionit, piktores Feriha Rada e cila me ciklin e punimeve pikturale të fazës së fundit “Valët e jetës” e bën inaugurimin e nismës së funksionimit të kësaj galerie private e cila ndodhët mu në qendrën funksionale të qytetit afër Shtëpisë së Kulturës të Prizrenit.

Punimet e realizuara kryesisht janë në teknikën akrilik dhe kryesisht dominojnë peizazhet sa imagjinative po aq edhe postimpresive dhe metafizike me primesa surreale, gjithnjë në sfondin koloristik të gamës strukturale blu dhe në të kuqe. Në disa tablo të këtyre kompozimeve kemi edhe imazhe nga nënqielli parisien të inkorporuar gjithnjë në frymën e introduktit të artit modern, ku ngjyra blu dhe e kuqe ishin elementet më parësore të veprave të Feriha Radës. Autorja, gjithnjë i mbetet besnik imazheve dhe motiveve nga nënqielli i Prizrenit, nënqiell i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë i është rrënjos në shpirtin e saj, ajo ka qenë e inkarnuar me një kolorit të një ambienti, të një qendre e cila posedonte një trashëgimi të një kulture shumë të lashtë me objekte dhe monumente të trashëgimisë kulturore–historike të lashtësisë. Pra, i tërë ky spektër i stileve dhe drejtimeve të ndryshme kulturore ndikojë edhe në botën shpirtërore e krijuese të piktores Rada e cila me devotshmëri dhe me emocion iu është qasur këtyre imazheve dhe të tjerave, jo vetëm nga natyra por edhe nga jeta dramatike e popullatës e cila historikisht gjatë periudhave të ndryshme kohore është ballafaquar me sfidat e ndryshme jetësore. Andaj autorja me emërtim mjaftë sugjestiv i ka trajtuar skena të ndryshme jetësore ku figurat i trajton si silueta dhe reflekse që shpërfaqen dhe duken mjaftë transparente, si të veprat e postimpresionistëve, por në esencë strukturën koloristike autorja e përfiton me shkallëzim të ngjyrave primare dhe sekondare në këtë dikitomi figurale shpërfaq elementi i dritës që gjithnjë e më shumë e vë në spikamë format e imazheve të fokusuara në qendër të kompozimit.

Cikli “Valët e jetës” e vë në spikamë tërë jetën e artistes, është burim frymëzimi i saj jetësor, përballje e sfidave jetësore, jo vetëm personale por e përgjithshme të historisë nga entiteti e deri me sot. Pra, autorja Feriha Rada e shpërfaq tërë historikun e botës së saj emocionale përmes ngjyrave dhe formave kompozicionale. Si lajtmotiv i tërë kompozimeve është ngjyra blu, ngjyra e vizioneve të saja, ngjyra qetësuese, ngjyra dominonte në tërë sfondin e opusit të saj dy vjeçare gjatë realizimit të këtyre mbi 100 tablove kompozicionale të realizuara. Për shkak të hapësirës së galerisë numri i veprave ka qenë i reduktuar për ekspozim para artdashësve prizrenas e më gjerë.

Feriha Rada lindi me 1955 në Prizren ku e kreu shkollën fillore dhe të mesmen në vendlindje, ndërsa Akademinë e Arteve, Dega e pikturës e kreu në Prishtinë në klasën e Profesorit Nusret Salihamixhiqi më 1979. Gjatë viteve 1981 dhe 1982, ajo i përfundoj studimet specialistike në Paris në Universitetin e Sorbonës “L’ Ecole du Louvre”, për pikturë dhe Muzeologji, të profesori i mirënjohur M. Arnauld Brejon De Lavergnee. Piktorja Feriha Rada kryesisht i përkushtohet këtyre fushave artistike: pikturës, vizatimit të lirë, grafikës, skulpturës, tapicerisë, kostumografisë dhe vitrazhit. Ka qenë i punësuar si piktore, mbikëqyrëse, kuratore në Muzeun dhe Galerinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Gjithashtu Ferihaja ka punuar edhe në konservimin dhe restaurimin e afreskeve në kishën e “Shën Premtes”, si dhe në xhaminë e “Sinan Pashës” në Prizren.

You Might Also Like

Zbulohen themele të një vile romake me mozaikë në Durrës

Dollia shqiptare, pasuri kombëtare e trashëgimisë kulturore

Sonte ‘Etno Fest’ mbyllet me ndarjen e çmimeve për ‘Identitetin’

Osmani: Rexhepagiqi me zërin e tij sfidon kohën, rrëmben shumë gjenerata

Rama: Armend ky nuk ishte veç koncert, ti ndeze shpirtin e një qyteti

TAGGED: #Hivzi Muharremi
Kosova Times August 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nesër marshohet në Tiranë, “Drejtësi për Liridonën”

Kosova Times Kosova Times December 2, 2023
Janë publikuar rezultatet e autopsisë për Gene Hackman dhe gruan e tij. Ajo vdiq ditë më parë
Kovaçevski: Kurti u keqpërdor nga Ganiu e Kasami për interesat e tyre
Izraeli njofton për vazhdimin e bisedimeve për armëpushimin në Gazë
Nga sot ju duhet një dokument për të hyrë në Britani. Ja sa kushton
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?