By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Bomba limoni me biskota
May 17, 2025
Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë
May 17, 2025
Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Krasniqi: Kosova po degradohet
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raporti “Prapa Ekraneve”: Temat e sigurisë, sociale dhe ato politike u përdorën më së shumti për keqinformim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Raporti “Prapa Ekraneve”: Temat e sigurisë, sociale dhe ato politike u përdorën më së shumti për keqinformim
Lajme

Raporti “Prapa Ekraneve”: Temat e sigurisë, sociale dhe ato politike u përdorën më së shumti për keqinformim

Kosova Times
Last updated: 2024/08/15 at 4:27 PM
Kosova Times Published August 15, 2024
Share
SHARE

Platforma për verifikim të fakteve, hibrid.info ka publikuar raportin e dytë vjetor për gjendjen e çrregullimit informativ në Kosovë.

Raporti i bazuar në të dhënat e grumbulluara nga platforma ka për qëllim të pasqyrojë gjendjen e çrregullimit informativ në Kosovë në periudhën vjetore korrik 2023 – qershor 2024.

Raporti përbëhet prej tri pjesëve kyçe: Shqyrtimin dhe analizimin e të dhënave të monitorimit të periudhës njëvjeçare përmes matjeve të ndryshme në funksion të luftimit të çrregullimit informativ; Krahasimin e të dhënave të monitorimit të periudhës në fjalë me atë paraprake vjetore; dhe trajtimin e zhvillimeve më të fundit lidhur me rregullimin e mediave në Kosovë, përfshirë ndryshimet e fundit ligjore sa i përket rregullimit të mediave kosovare, përfshirë ato online.

Festim Rizanaj, hulumtues në “hibrid.info”, gjatë prezantimit të raportit në një konferencë të mbajtur të enjten, ka bërë të ditur se të dhënat monitoruese për çrregullimin informativ kanë treguar se më së shumti ka pasur “Clickbait” si kategori vlerësuese. Rreth 22 për qind e artikujve janë vlerësuar si “Clickbait” dhe në vendin e dytë kanë qenë përmbajtjet keqinformuese të vlerësuara si “Dezinformatë” me 21 për qind.

Në raport bëhet e ditur se artikujt “Clickbait” janë publikuar dhe shpërndarë kryesisht më shumë në fushën e kronikës së zezë dhe temave sociale që nxisin kureshtjen e lexuesve për të klikuar në publikime të tilla. Të gjithë artikujt në këtë kategori janë publikuar në gjuhën shqipe.

“Dezinformatat” më së shumti janë publikuar për çështje politike dhe të sigurisë. Pjesa më e madhe e dezinformatave janë publikuar nga publikues në gjuhën shqipe (85%), duke përfshirë publikuesit në rrjete sociale, media reale dhe ato të dyshimta. Publikuesit në mediat sociale, kryesisht Facebook e TikTok kanë krijuar më së shumti përmbajtje keqinformuese për konfliktin Izrael-Hamas, pasuar nga ngjarjet në veri të Kosovës, për sulmin në Banjskë, shpërthimet në veri, luftën në Ukrainë, armatosjen e Forcës së Sigurisë e të tjera.

Rreth 14 për qind e përmbajtjeve keqinformuese të vlerësuara si “Dezinformatë” të monitoruara gjatë kësaj periudhe janë publikuar në gjuhën serbe dhe ato kryesisht lidhen më shumë me veriun e Kosovës, për sulmin në Banjskë dhe pretendimet se Policia e Kosovës po terrorizon serbët në komunat veriore në Kosovë.

“Dezinformatat e publikuara nga mediat reale në gjuhën serbe janë pjesë e narrativit serb për të keqinformuar lidhur me zhvillimet në Kosovë pa u bazuar në saktësim apo verifikim të fakteve dhe burimeve të informacionit me qëllim të dezinformimit për ngjarje për dhe rreth Kosovës”, thuhet në raport.

Fusha tematike mbi të cilën publikuesit e ndryshëm kanë prodhuar më së shumti përmbajtje keqinformuese është fusha e sigurisë me 27%, e cila pasohet nga përmbajtjet keqinformuese në fushën sociale me 23% dhe fusha politike me 22%.

Tema kryesore e keqinformimit gjatë kësaj periudhe (korrik 2023 – qershor 2024) ka qenë konflikti Izrael-Hamas. Kjo temë ka nxitur publikuesit në shqip, kryesisht faqe, llogari dhe media që operojnë në mediat sociale, që të krijojnë dhe shpërndajnë më së shumti artikuj me përmbajtje keqinformuese përgjatë kësaj periudhe. Për këtë konflikt të huaj janë publikuar rreth 10% e temave, kurse, rastet tragjike renditen në vendin e dytë me 6.5%, si dhe ngjarjet në veriun e Kosovës me 6.3% në vendin e tretë. Kjo është hera e parë që veriu i Kosovës nuk është tema më e trajtuar nga publikuesit në përmbajtjet e tyre keqinformuese.

Institucionet më të përfolura nga artikujt keqinformues janë institucionet kosovare të sigurisë, si Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës lidhur me ngjarje që ndërlidhen me këto institucione të sektorit të sigurisë gjatë kësaj periudhe vjetore. Kurse, personaliteti më i përfolur është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të përmbajtjeve keqinformuese të publikuara nga publikues të ndryshëm për zhvillime kryesisht në fushën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Në këtë konferencë u mbajt edhe diskutimi mbi gjendjen e çrregullimit informativ, rolin e mediave dhe rregullimin e ekosistemit informativ. Panelistët Muhamet Hajrullahu nga Telegrafi.com, Alban Zeneli nga Universiteti i Prishtinës, Pajtim Gashi nga NDI Kosovë dhe Xhemajl Rexha nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës diskutuan për ndikimin e narrativeve propaganduese dhe dezinformimit në media; vështirësitë në verifikimin e burimeve të informacionit dhe rreziqet që lidhen me bërjen e mediave pre e dezinformimit; qasjen e mediave dhe avancimin e tyre në raport me trendet teknologjike; dhe përmirësimin e praktikave gazetareske dhe rolin e edukimit mediatik. Ndërkaq Ardita Zejnullahu nga AMPEK, Faruk Rexhaj nga Komisioni i Pavarur i Mediave dhe Rexha i AGK-së diskutuan edhe për gjendjen aktuale të rregullimit të mediave në Kosovës; sfidat dhe zgjidhet e mundshme.

Raporti në fund ka rekomanduar që të shqyrtohet projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave; të ngritën kapacitetet profesionale të mediave; që kontrolluesit e fakteve të intensifikojnë aktivitetet e tyre; që lënda e edukimit medial dhe digjital të përfshihet në shkolla fillore dhe të mesme dhe që të organizohen fushata informative për edukimin medial të popullatës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Krasniqi: Kosova po degradohet

Presidenti Begaj pret presidenten e Moldavisë: Forcojmë marrëdhënien

Balje: Po presim vendimin për votim të fshehtë

TAGGED: #hibrid.info, #Mediat, #Monitorimi, #Raporti
Kosova Times August 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq: Është e qartë se Kurti nuk dëshiron marrëveshje për Asociacionin

Kosova Times Kosova Times September 15, 2023
Konfirmohet rasti i parë me Linë e Majmunëve në Kosovë
Abdixhiku e Kostilník diskutuan për situatën politike në Kosovë
Kosova fiton ndeshjen e tretë kundër Turqisë në Kampionatin Ballkanik
Ministri i Ekonomisë rrahu gruan e tij, e cila vdiq pak më pas (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?