By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy trena dalin nga shinat në Andaluzi, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur
January 18, 2026
Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit me 20 pikë diferencë
January 18, 2026
Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës
January 18, 2026
Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë
January 18, 2026
Startup-i i Silicon Valley hap rezervimet për hotelin e parë në Hënë
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, SPAK-u konfiskoi disa pasuri të të dënuarit për trafikim narkotikësh, Alket Hatija
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shqipëri, SPAK-u konfiskoi disa pasuri të të dënuarit për trafikim narkotikësh, Alket Hatija
Rajon / Botë

Shqipëri, SPAK-u konfiskoi disa pasuri të të dënuarit për trafikim narkotikësh, Alket Hatija

Kosova Times
Last updated: 2024/08/15 at 9:37 PM
Kosova Times Published August 15, 2024
Share
SHARE

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfiskoi sot dhe kaloi në favor të shtetit disa pasuri të shtetasit Alket Hatija, i dënuar për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim disa herë, si dhe të personave të lidhur me të.

SPAK-u njoftoi se këto veprime janë pjesë e punës së tij “për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të cilat dyshohen se rrjedhin nga krimi”.

Tetorin e kaluar Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të konfiskojë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme dy pasuri truall së bashku 815 metra katrorë në lagjen “Plazh” të Durrës në pronësi të shtetasit Alket Hatija, si dhe prona të të afërmve të tij përkatësish një garazh po në atë lagje, dy apartament, dy apartamente në Durrës dhe në Kavajë së bashku 183 metra katrorë, një autoveturë dhe kuota 49 për qind të subjektit “Aquila Marble”.

Hatija dhe personat e lidhur me të janë ankuar më tej për këtë vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, por me një vendim të korrikut të këtij viti Gjykata e Posaçme e Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në njoftimin e SPAK-ut theksohet se Alket Hatija u shpall fajtor në mars të vitit 2010 nga ish Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim, më shumë se një herë, një vendim që u la në fuqi në nëntor të po atij viti nga ish Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi konfiskimin e pasurive të Alket Hatijas në Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar bazuar në Aktin Normativ të janarit 2020 mbi masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike.

Hatija, tashmë 51 vjeçar, është dënuar me 20 vjet burg nga drejtësia italiane për transportim në vitet 2003-2004 të 350 kg heroinë dhe 190 kg kokainë me vlerë 35-45 milionë euro. Ai u arrestua në Shqipëri gushtin e vitit të kaluar dhe u ekstradua në Itali disa ditë pas arrestimit.

Sipas njoftimit të atëherëshëm të policisë shqiptare, gjatë operacionit “International” u kap Alket Hatija, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano e dënoi me dy dekada burgim për trafikim të lëndëve narkotike.

“Alket Hatija ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë për trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike si heroina gjatë periudhës 2003-2004 nga Shqipëria në Itali nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar”, thuhej në njoftimin e policisë.

You Might Also Like

Dy trena dalin nga shinat në Andaluzi, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur

HRANA: Më shumë se 3,300 njerëz kanë vdekur gjatë protestave në Iran.

Bloomberg: Trump kërkon 1 miliard dollarë për një vend të përhershëm në Këshillin e Paqes

Frikë nga Trump apo veprim sipas planit? Ushtarët gjermanë mbërritën në Grenlandë të premten dhe u larguan nga ishulli sot

Kili shpall gjendje katastrofe, zjarret mbysin 16 persona dhe detyrojnë mijëra të largohen

TAGGED: #Alket Hatijas, #Konfiskim, #SPAKU
Kosova Times August 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bh. Inteligjenca: Ish-forcat speciale afgane po kontrabandojnë emigrantë përmes Bosnjës dhe Hercegovinës

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
Aktakuzë për krime të luftës kundër popullatës civile
Lavrov vjen në BE në dhjetor, për herë të parë që nga viti 2022
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves
Kurti në Forumin për Integrimin e Ballkanit 2024: Serbia pasqyron stilin autoritar të rusisë dhe kërkon ndarje në rajon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?