By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Abdixhiku për Kushtetuesen: LDK e tha nga dita e parë, Kosova humbi kohë
August 8, 2025
Cakolli: Deputetët edhe 30 ditë të tjera për ta konstituar Kuvendin
August 8, 2025
Shoqëria civile e shqetësuar që Specialja pranoi prova nga Serbia
August 8, 2025
Kurti me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së diskutojnë zhvillimet në Kuvend
August 8, 2025
Kushtetuesja: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FKEE gati për thirrjen e dytë, fton qytetarët të përgatiten për aplikim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > FKEE gati për thirrjen e dytë, fton qytetarët të përgatiten për aplikim
Lajme

FKEE gati për thirrjen e dytë, fton qytetarët të përgatiten për aplikim

Kosova Times
Last updated: 2024/08/16 at 5:19 PM
Kosova Times Published August 16, 2024
Share
SHARE

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka bërë të ditur se po hap për të dytin vit radhazi thirrjen publike për subvencionimin e masave të efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial-shtëpi individuale.

Në njoftimin për media thuhet se me një buxhet prej 5 milionë euro, të siguruar nga Bashkimi Evropian përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës, qytetarët do të mund të përfitojnë 45% të shumës së investimit në masa si: izolimi i mureve të jashtme, izolimi i kulmit, dhe ndërrimi i dritareve dhe dyerve të jashtme.

Gjithashtu thuhet se një bonus prej 5% është paraparë për rastet kur shtëpia është në bashkëpronësi të çiftit ose në pronësi të gruas. Në të dyja rastet, shuma e subvencionimit nuk mund të kalojë vlerën e 5500 eurove.

“Thirrja e parë publike, e hapur në gusht të vitit të kaluar, ka treguar se implementimi i masave të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e përfituesve ka ndikuar në kursimin e energjisë dhe lëndëve të tjera të përdorura për ngrohje, si dhe ka rritur komoditetin e qytetarëve në shtëpitë e tyre. Investimi i bërë nga qytetarët në këto masa, përveç subvencionimit nga FKEE, është një investim që kthehet përmes këtyre kursimeve.

Për të lehtësuar aplikimin në ditën kur do të hapet thirrja e dytë, është e rëndësishme që qytetarët të sigurohen se kanë letërnjoftim të vlefshëm të Republikës së Kosovës dhe të kenë një llogari të hapur në platformën e-Kosova, duke bërë edhe verifikimin e nivelit të dytë. Çdo qytetar që do të aplikojë për përfitim nga subvencioni duhet të jetë pagues i energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Sipas FKEE aplikimi përbëhet nga disa hapa që duhet të ndiqen me përpikëri nga aplikuesit për të përfunduar me sukses.

“Hapja e llogarisë në e-Kosova;verifikimi i konsumimit të energjisë përmes kësaj platforme; nëse kalojnë kriterin e konsumit të energjisë, të angazhojnë një auditor të energjisë i cili do të bëjë raportin e thjeshtëzuar të auditimit; pasi të marrin këtë raport të thjeshtëzuar të auditimit, mund të fillojnë aplikimin në e-Kosova, duke plotësuar të gjitha fushoret dhe duke ngarkuar raportin e auditivit”, thuhet në njoftim.

Krahas thirrjes publike si dokument zyrtar, FKEE thotë se do të publikojë edhe udhëzuesit me detaje rreth mënyrës së aplikimit, si ndihmë shtesë për të gjithë të interesuarit që të përfitojnë nga kjo mundësi. Gjithashtu, stafi i FKEE-së në zyrën rajonale në Mitrovicën e Veriut dhe në zyrën qendrore në Prishtinë, është i gatshëm për informim rreth aplikimit për të gjithë qytetarët.

“Pas aplikimit, komisioni verifikues do të bëjë vlerësimin e aplikacioneve. Pas shqyrtimit, FKEE do të dërgojë aplikuesve “Letrën e para-aprovimit”, e cila përmban të gjitha detajet dhe shërben si dëshmi për të filluar punimet. Është e rëndësishme që qytetarët të mos fillojnë punimet para pranimit dhe nënshkrimit të këtij dokumenti, sepse në të kundërtën do të humbasin mundësinë e subvencionimit.

Kompanitë e angazhuara nga qytetarët për kryerjen e punimeve, duhet të jenë të regjistruara dhe për qytetarët duhet të lëshojnë faturat e rregullta me të gjitha pozicionet e punimeve, ndërsa të gjitha pagesat duhet të bëhen përmes bankës, me dëshmi të transaksioneve bankare.

Me përfundimin e punimeve, qytetari duhet të informojë FKEE-në duke dërguar të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga thirrja publike. FKEE do të dërgojë kompani verifikuese për të siguruar që punimet janë kryer sipas kritereve të përcaktuara në thirrjen publike, përpara disbursimit të shumës së subvencionuar”, thuhet tutje në njoftim.

FKEE njofton se afati për përfundimin e punimeve dhe paraqitjen e kërkesës për disbursim është deri më 31 dhjetor 2024, ndërsa për ditën e hapjes së thirrjes, qytetarët do të njoftohen së shpejti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Në Prishtinë vazhdon Panairi i Gruas “Me zemër për diasporën”

Hajdari: Mbështetja ndaj ekonomisë dinamike është prioritet

Dyfishohet çmimi i rrymës, ankohen bizneset, ZRRE hesht

DhTIK e shqetësuar për mosveprimin e ZRRE-së pas vendimit të Gjykatës

Bordi i AKP-së merr disa vendime për procesin e privatizimit

TAGGED: #Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
Kosova Times August 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO Ka përfunduar kriza e pengjeve në burgun rus

Kosova Times Kosova Times June 16, 2024
Sancho dhe Erik ten Hag i harrojnë mosmarrëveshjet
Kosova dikur dhe sot!
Shkupi, 60 vjet pas tërmetit, pa gjelbërim
Shkencëtarët kanë llogaritur se kur do të ndodhë saktësisht fundi i botës: “Ja çfarë do të ndodhë – do të mbeten vetëm mbetjet e yjeve dhe vrimave të zeza”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?