By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Programi për Diplomaci Qytetare, një nga nismat më të suksesshme të MPJD-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Programi për Diplomaci Qytetare, një nga nismat më të suksesshme të MPJD-së
Lajme

Programi për Diplomaci Qytetare, një nga nismat më të suksesshme të MPJD-së

Kosova Times
Last updated: 2024/08/16 at 6:44 PM
Kosova Times Published August 16, 2024
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka organizuar ceremoninë mirëpritëse për gjeneratën e tretë të programit për Diplomaci Qytetare, në të cilën morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të vendit dhe të atyre ndërkombëtare.

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se kryeministri Kurti e vlerësoi këtë program si një nismë të jashtëzakonshme që bashkon profesionistë të rinj nga diaspora, duke u dhënë mundësi dhe duke i frymëzuar ata të kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor të vendit.

“Qeveria jonë prej kohësh ka luajtur një rol jetik në mbështetjen, por paraprakisht mirënjohjen e rolit jetik të mërgatës dhe atë si një segment kyç i strategjisë sonë kombëtare. Diaspora jo vetëm që kontribuon ndjeshëm në rritjen tonë ekonomike, por gjithashtu sjell njohuri të vyera, ekspertizë profesionale dhe perspektiva globale. Për më tepër, diaspora shërben si një urë lidhëse mes Kosovës dhe botës, duke promovuar më të mirat e vendit tonë në arenën ndërkombëtare” tha kryeministri Kurti.

Kurse zëvendësministrja Gashi i falënderoi pjesëmarrësit e këtij programi, të cilët, siç tha ajo, kanë dhënë një kontribut të çmuar për institucionet e Kosovës me angazhimin dhe profesionalizmin e tyre, duke ndikuar  që ky program të vazhdojë tutje. Sipas zëvendësministres Gashi, tashmë numri i bursistëve ka kaluar mbi 50 pjesëmarrës.

Tutje, gjatë prezantimit të rrugëtimit të këtij programi para të pranishmëve, zëvendësministrja Gashi nënvizoi se kontributi për atdheun është një e drejtë universale. Ajo theksoi se ky program ka për qëllim t’i lidhë profesionistët e rinj nga diaspora, duke i inkurajuar të marrin një rol aktiv në promovimin e zhvillimit politik, ekonomik dhe socio-kulturor të Kosovës. Përmes ndarjes së përvojave të tyre, programi synon ta avancojë diplomacinë qytetare dhe ta forcojë rolin e diasporës në zhvillimin e vendit, duke përfshirë promovimin dhe prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në përmbyllje të kësaj ceremonie mirëpritëse për gjeneratën e tretë, sekretari i përgjithshëm i MPJD-së, Ilir Muçaj, së bashku me menaxheren e programit, Flaka Ismaili, ndanë certifikatat për bursistët e gjeneratës së dytë, me rastin e përfundimit të angazhimit të tyre në kuadër të Programit për Diplomaci Qytetare. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

TAGGED: #MPJD, #Programi për Diplomaci Qytetare
Kosova Times August 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Si janë renditur Forcat e Sigurisë së Kosovës në botë?

Kosova Times Kosova Times January 18, 2024
Gjashtë të vdekur nga të shtënat në një pronë në Australi, mes tyre edhe dy policë
Moska thotë se s`ka plane për takim Lavrov-Rubio para samitit mes liderëve
Refugjatët ukrainas, viktima të uraganit Helene në Korolinën e Veriut
Tentim vrasje në Graçanicë, policia arreston të dyshuarin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?